Gjendet në Durrës një predhë e Luftës së Dytë Botërore, policia rrethon me urgjencë zonën

May 19, 2017 13:10

Gjendet në Durrës një predhë e Luftës së Dytë Botërore, policia rrethon me urgjencë zonën

Një predhë e kalibrit të rëndë që i përket artilerisë së Luftës së Dytë Botërore, është gjetur sot në Durrës.

Predha u zbulua nga Ndërmarrja Komunale dhe e Pastrim-Gjelbërimit të qytetit, gjatë disa punimeve.

Me të marrë informacion nga punëtoret menjëherë në vendngjarje kanë shkuar punonjësit e policisë bashkiake, që kanë vënë në ruajtje objektin e rrezikshëm.

Në pritje të specialistëve xhenierë të cilët do të bëjnë edhe asgjësimin e saj në poligonet speciale të Porto Romanos.

May 19, 2017 13:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*