Gjendet një plastmas me njolla gjaku pranë vendit ku u mbajt Jan Prenga

February 13, 2020 14:18

Gjendet një plastmas me njolla gjaku pranë vendit ku u mbajt Jan Prenga

Gjendet një plastmas me njolla gjaku pranë vendit ku mendohet se u mbajt i rrëmbyer Jan Prenga.

Plastmasi i njollosur u gjet në fshatin Maskuri të Shijakut, rreth 1 kilometër larg resortit “Golden”, sipas Ora News.

Ndërkohë që është dërguar në laborator ku do i nënshtrohet ekspertizës.

Sakaq, Prokuroria i ka vendosur sekuestro preventive resortit “Golden” në Shijak ku u dërgua Jan Prenga pasi u mor peng mesditën e 17 janarit 2020.

Jan Prenga hyri i gjallë në resortin “Golden” në Xhafzotaj të Shijakut ku si pasojë e torturave dhe dhunës së ushtruar, dyshohet se ka gjetur vdekjen.

Nga hetimet e Policisë janë zbuluar edhe urdhëruesit kryesorë të pengmarrjes së 49-vjeçarit. Bëhet fjalë për Altin Hajrin nga Shijaku, Dritan Rexhepin nga Vlora dhe M.Bajrin nga Shkodra.

Këta emra janë zbuluar bazuar në përgjimet telefonike të familjarëve të Jan Prengës me vëllanë e tij Astritin, i cili duket se është bërë sebep për vrasjen e të vëllait.

Rexhepi, rezulton se monitoron trafikun e kokainës nga Ekuadori drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe si bashkëpunëtorë të tij janë Hajri dhe Bajri.

Autorët e rrëmbimit dhe vrasjes së 49-vjeçarit janë evidentuar dhe nga kamerat e sigurisë së restortit “Golden”. Hetuesit kanë dyshime se ata kanë patur rol aktiv në rrëmbimin e Prengës.

j.l./ dita

February 13, 2020 14:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim