Gjendet një skelet njeriu në sheshin e qytetit të Lezhës

May 12, 2018 16:00

Gjendet një skelet njeriu në sheshin e qytetit të Lezhës

Një skelet njeriu është zbuluar në sheshin e qytetit të Lezhës, teksa punonjësit e bashkisë gërmonin për të nxjerrë ujë për vaditjen e lulishtes.

Skeleti është gjetur në thellësinë 1.5 metër dhe ka dyshime të forta se ato mund t’i përkasin viktimave të komunizmit, pasi fare pranë vendit ku u gjetën eshtrat ka qenë edhe dega e punëve të Brendshme.

Menjëherë është kërkuar ndalimi i punimeve, ndërsa është lajmëruar Agjensia e Shërbimit Arkeologjik. Menjëherë pas lajmërimit ekspertët e Agjensisë së Shërbimit Arkelogjik kanë mbërritur në vendin ku u gjet skeleti.

Ata kanë nisur verifikimet për rastin, por nuk e kanë komentuar atë, duke pritur kryerjen e të gjitha veprimeve për të arritur në konkluzione përfundimtare.

o.j/dita

May 12, 2018 16:00
Komento

3 Komente

  1. vrojtuesi May 12, 16:29

    Jan skelete të luftës parë botërore ,jo të bashibozukve kundërshtar të qytetrimit komunistë të Lezhës .

    Reply to this comment
  2. Arben May 12, 16:55

    Duhet te hapi hetim prokuroria

    Reply to this comment
  3. demo May 12, 18:20

    ai shoku thote:ka qene Dega e Puneve te Perbrendeshme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim