Gjendet pse u përmbyt Tiranë-Durrës, por nuk do ketë ndjekje penale

March 2, 2019 11:50

Gjendet pse u përmbyt Tiranë-Durrës, por nuk do ketë ndjekje penale

Prokuroria e Tiranës ka evidentuar kompaninë ‘City Park’ si shkaktarin e përmbytjes së 30 nëntorit 2017, në superstradën Tiranë-Durrës, por për shkak se ndërhyrjet që kanë sjellë ndryshimin e rrjedhës së përroit të Limuthit – e për pasojë bllokimin e shkarkimit të ujërave në të, janë kryer në vitin 2009, vepra penale është parashkruar dhe për të dëmtuarit, e vetmja mundësi për t’u dëmshpërblyer është nisja e gjyqeve civile.

Gazetari Edmond Hoxhaj shkruan për BIRN se komunikoi nëpërmjet telefonit me një prej punonjësve të informacionit të shoqërisë “City Park” dhe ky i fundit u shpreh se pas konsultimit edhe me administratorët e kësaj shoqërie, nuk preferonin të jepnin një koment lidhur me gjetjet e prokurorisë.

Qytetarë, tregtarë dhe administratorë të disa bizneseve që jetojnë ose ushtrojnë aktivitetet e tyre në ambiente në anë të superstradës Tiranë-Durrës – pranë vendit të quajtur “Ura e Limuthit”, të cilët janë ankuar për dëmet që u janë shkaktuar nga përmbytja, kanë pretenduar para hetuesve se gjithçka ka ndodhur si pasojë e ndërhyrjeve të kryera në përroin e Limuthit.

Në kërkesën e pushimit të procedimit të prokurorisë thuhet se, më datë 8 dhjetor 2018, është kryer një këqyrje e përgjithshme e përroit të Limuthit, nga kufiri i “City Park”, tek tombinat e parkingut të këtij objekti dhe në tombinat e parkimeve të godinave të tjera, si dhe në urat e rrugës dytësore të ndërtuara para viteve ’90.

Në anën lindore hetuesit kanë konstatuar një ndërtim që ka bllokuar gjysmën e përroit të Limuthit në këtë segment.

Bazuar në ekspertimet dhe këqyrjet e kryera Prokuroria ka arritur në konkluzionin se përmbytja është shkaktuar nga dëmtimi i tombinës së vendosur nga shoqëria “City Park” jashtë kritereve teknike, ku ka sjellë si pasojë përveç dëmtimit të rrugës, edhe bllokimin me inerte të gjysmës së tombinos. Sipas prokurorisë, mosmarrja e masave për pastrimin e tombinos para reshjeve masive, ka sjellë përmbytjen e gjithë zonës përreth, për shkak se uji nuk ka pasur rrugë kalimi dhe është kthyer mbrapa duke përmbytur edhe vetë ambientet e jashtme të shoqërisë “City Park”.

Nga akt-ekspertimi ka rezultuar se në kanalin e përroit të Limuthit është kryer ndërhyrje në vitin 2009.

Por, pavarësisht se prokuroria ka identifikuar shkaktarin e përmbytjes së 30 nëntorit 2017 dhe pasojave të saj, ka argumentuar se duke pasur parasysh se nga viti 2009, kur është kryer ndërtimi pa leje deri në momentin e hetimit kanë kaluar më shumë se 5 vjet, bazuar në nenin 66 pika (c) e Kodit të Procedurës Penale “Parashkrimi i veprës penale” nuk mund të bëhet ndjekje penale ndaj personave përgjegjës, pasi dënimi i tyre mund të jetë deri në 5 vjet heqje lire ose me gjobë.

Në vendimin e kërkesës për pushim të hetimit, sugjerohet se pavarësisht parashkrimit të veprës penale, personat e dëmtuar mund të kryejnë padi civile për të kërkuar dëmshpërblimin e dëmit apo të fitimit të munguar, bazuar në Nenin 608 të Kodit Civil.

b.m. / dita

March 2, 2019 11:50
Komento

5 Komente

  1. Hosteni March 2, 12:08

    Ah u tombinofshi ju te gjithe. Bir Selman i nenes, ke te qaj me pare…Te qash me pare Shqiperine qe eshte mbushur me plehra, me rrenoja, me ndertime te shemtuara pa leje dhe akoma me te shemtuara ato me leje, apo te qash nivelin e gazetareve analfabete ?!

    Reply to this comment
  2. info analitike March 2, 13:53

    vettingu, vettingu! Ah ju shpelafte vettingu juve te gjitheve qe talleni me keta gjtyryme militante! E kuptuat more shoke se qy vettingu na doli si puna e komisarit tek “Duel i heshtur”.

    Reply to this comment
  3. Dulla March 2, 14:11

    Pronariet e City Park, Xeni & Co. Ke te perndjekin ? E kane te gjithe gishtin ne supe,

    Reply to this comment
  4. mirel March 2, 15:59

    “Parashkrimi i veprës penale” nuk mund të bëhet ndjekje penale ndaj personave përgjegjës, pasi dënimi i tyre mund të jetë deri në 5 vjet heqje lire ose me gjobë.

    Cdo me thene kjo!?
    Parashikimi i vepres penale behet per te denuar ata qe kane kryejne vepren penale dhe jo per te mos i denuar sepse parashikohet denimi me 5 vjet heqe lirie..
    Ku eshte pare e degjuar kjo llogjike
    Hajt te thuash qe kane kaluar 5 vjet nga afati i procedimit, por Kodi Penal nuk mundet ta liroje pergjegjesin shkaktar te penalitetit sepse parashikohet heqa e lirise, Kodi Penal eshte pikerisht per kete gje, te ofrojedhe te imponoje respektimin e ligjit.
    Nuk mund te jete ky argument normal i gjykates..eshte absurd

    Reply to this comment
  5. Martini March 2, 16:24

    City PARK i hëngert mortja vënë dhe emra amerikanë.Injorantët dhe mbytin shqitarët e shkretët. Hiqni lëkurën dhe meruni edhe fitimin e munguara me gjyq plehrave.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?