“Gjendja e fatkeqësisë natyrore nuk do të shtyhet”, Rama zbulon idenë që mund të aplikohet në plazhe

June 2, 2020 13:44

“Gjendja e fatkeqësisë natyrore nuk do të shtyhet”, Rama zbulon idenë që mund të aplikohet në plazhe

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se gjendja e fatkeqësisë natyrore nuk do të shtyhet.

Ai thotë se është një ide në ekzaminim e sipër për një zonë kufizimi në plazhe, jo në qendra urbane.

Rama tha se kjo do shtrihet vetëm në zonën bregdetare që do të ndihmojë në ushtrimin e fuqisë legjislative për të ndihmuar në mospërhapjen e COVID-19.

“Po ekzaminojmë idenë e një zone të kufizuar vetëm në vijën bregdetare, për të pasur gjatë verës mundësinë të ushtrojnë fuqinë legjislative të situatës së kësaj përballje për të ndihmuar në mbrojtjen nga përhapja. Nëse do kemi një zonim vetëm në vijën bregdetare pa përfshirë zonat urbane, pra jo në Durrës e Vlorë, në plazh. Do të ishte ndihmëse. Sot ka përfunduar dhe gjithë procesi i ndërtimit të platformës për të aplikuar online për administrimin e plazheve. Do jetë proces i qendërzuar nga një autoritet i përkohshëm. Nuk do lejojmë pushtimin e plazheve dhe mbylljen e hapësirave, pa u përballur me gjoba apo të tjera. Nuk do e fshijmë administrimin privat të plazheve. Do kërkohet për një sipërfaqe të caktuar, por edhe numër të caktuar që kërkuesi do përgjigjet para ligjit nëse i dyfishon. Përndryshe nuk ka pse shtyjmë gjendjen e fatkeqësisë natyrore”, tha Rama.

j.l./ dita

June 2, 2020 13:44
Komento

1 Koment

  1. Hosteni June 2, 17:49

    Ashtu themi dhe ne. Te qenderzojme procesin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim