Gjendja e jashtëzakonshme në Turqi, reagon ambasada turke në Tiranë

July 22, 2016 18:37

Gjendja e jashtëzakonshme në Turqi, reagon ambasada turke në Tiranë

Ambasada turke në Tiranë ka reaguar sot përmes një deklarate për shtyp pas vendimit të Ankarasë për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend. Në deklaratë thuhet se pavarësisht kësaj mase nuk ka asnjë pengesë për shtetasit shqiptarë që po mendojnë të shkojnë në Turqi për pushime.

“Gjendja e jashtëzakonshme e shpallur në të gjithë vendin dhe paketa e masave që do të ndërmerren brenda kuadrit ligjor kushtetues, me qëllim zhvillimin e një lufte sa më efektive kundër kërcënimeve që i kanosen lirive dhe të drejtave të qytetarëve tanë, do të zgjasin tre muaj duke filluar nga data 21.07.2016.
Paketa e masave në fjalë nuk përmban elementë kufizues të lirive dhe të drejtave të qytetaërve.
Masat e sigurisë që do të ndërmerren kurrsesi nuk do të ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve apo në udhëtimet dhe pushimet e vizitorëve të vendit tonë, duke mos përbërë asnjë pengesë për lëvizjet turistike ndërkombëtare dhe qarkullimin e linjave ajrore”, thuhet në reagim.

Më tej thuhet se në të gjitha destinacionet në shkallë vendi nuk ka asnjë situatë negative e cila të mund të cënojë zhillimin normal dhe të sigurtë të pushimeve.

July 22, 2016 18:37
Komento

1 Koment

  1. sula July 22, 23:27

    Ne sulltanatin e kriminelit Erdogan,cdo gje e keqe, mund te ndodhe…….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*