Gjëndrat në gjoks, kur duhet të shqetësohemi

Redaksia Online January 14, 2013 14:09

Gjëndrat në gjoks, kur duhet të shqetësohemi

Shifrat alarmante të të prekurave nga kanceri i gjirit vitet e fundit e kanë rritur vëmendjen e femrave për kontrolle periodike të trupit të tyre. Gjëndrat  në gjoks shfaqen te shumë femra, çka bën që atyre t’u shkojë mendja menjëherë tek më e keqja.

Por nuk është gjithmonë kështu. Shpeshherë mund të kemi të bëjmë me formacione beninje, të cilat mund të jenë kiste apo fibroadenoma. Në disa raste arsyeja e shfaqjes së tyre mund të jenë edhe ndryshimet që pëson trupi, p.sh. gjatë menopauzës.

Madje, mund të ndodhë që edhe në moshën 8 vjeç, vajzave t’u shfaqen gjëndra, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse shenjat e para të fillimit të pubertetit dhe ndryshimeve hormonale.

Diagnoza e bazuar në biopsi, ekografi apo mamografi është mënyra më e mirë për të kuptuar se me cilën nga këto raste kemi të bëjmë.

 

Fibroadenoma

Është një tumor beninj, i cili haset shpesh te femrat nën moshën 35 vjeç. Është një formacion në gjoks që nuk sjell dhimbje dhe formohet e rritet për shkak të çekuilibrimit të hormoneve, si p.sh. sasia e madhe e progresteronit.

Me kalimin e muajve, dimensionet e kësaj gjëndre mund të rriten, duke krijuar edhe shqetësim. Për këtë arsye, mjekët këshillojnë një ndërhyrje kirurgjikale për të hequr masën e zmadhuar.

 

Kistet

Kistet janë të dhimbshme. Ato janë si qeska të mbushura me lëng, i cili duhet ekzaminuar. Një sasi e vogël e këtij lëngu i nënshtrohet analizës histologjike, e cila jep përgjigjen e saktë për materialin që e përbën dhe sa i rrezikshëm mund të jetë. Në disa raste, mjekët procedojnë me aspirimin e këtij lëngu dhe kontrollet e herëpashershme, pasi kistet mund të mbushen sërish.

 

Tumori në gjoks

Në shumicën e rasteve, tumori i gjirit nuk ka asnjë simptomë. Për këtë arsye, kontrollet vetjake duhet të jenë të shpeshta, pa harruar mamografinë të paktën një herë në vit. Tumori i gjirit apo karcinoma mamare nuk haset shpesh te femrat nën 45 vjeç. Kjo lloj gjëndre ka formë të çrregullt, është e fortë dhe ndryshe nga kistet është i fiksuar në një vend.

Rastet kur duhet të shqetësohemi kanë të bëjnë me shfaqjen e një gjëndre nën sqetull apo në gjoks, e cila shoqërohet me enjtje, irritim, skuqje të lëkurës, ndryshim të formës dhe përmasave dhe dhembje.

Gjëja e parë që duhet bërë në këto raste është të drejtohemi tek mjeku. Vetëm ai mund të japë një përgjigje për të gjitha dyshimet tuaja.

Tumori i gjirit është sëmundje e rëndë që u ka marrë jetën miliona femrave në të gjithë botën. “Bisha” mundet vetëm duke bërë kontrolle të herëpashershme. Diagnostikimi i hershëm është thelbësor për të fituar betejën me të.

/ Përgatiti: Gazmira Sokoli

Redaksia Online January 14, 2013 14:09
Komento

16 Komente

  1. MAJLINDA June 3, 20:24

    si kurohen kistet ne kushte shtepijake ne gjoks?

    Reply to this comment
  2. majlinda July 31, 18:24

    Jam Duke mar antibiotici per gjender dhjamore ne gjoksin e djathte a perthahen ATO me antibiotik dhe sa kohe do ishte mire te mar antibiotik

    Reply to this comment
  3. selim August 26, 10:42

    kam nje gjenderr ne gjoks si kokerr me dhemb kur e prek

    Reply to this comment
  4. enkeleda October 25, 14:00

    jam 30 vjeçe, dhe me ka dale nje gjenderr ne sqeul, kam dhimbje shume, kur e prek dhe kur nuk e prek , mezi ngre krahun, ju lutem çfare mund te bej.

    Reply to this comment
  5. Behie February 25, 07:10

    Kam verejtur nje kokerr ne pjesen e eperme te gjirit te djatht edhe pse gjithmon kam bere vetekontroll asnjeher skam verejtur nje gje te till eshte kokerr jo eshe shum e vogel nuk dhemb a mund te jet gjander dhjamore apo kancer ju luem me tregoni jam 38 vjeqe

    Reply to this comment
  6. laura March 9, 19:59

    Jam 32 vjec jam diasnikuar me 12 kiste ne njerin gji e 11 te tjetri plus rrjedhje e nje lengu jeshil..she nje kist 6 cm ne miter ..bera analizen e lengut e doli virus I stafilokok Mora ilacet 5 site I nderpreva se kisha keputje e dhimbje te stomakut ,jam shum ne merak cfare duhet te bej

    Reply to this comment
  7. nadire saliu March 18, 10:18

    mami im para tre vjetesh esht bere operim ne gjoks oqi gjendren tomorale tani asaj i ka dalur nje gjender tjeter po gjendra esht e levizshme kur e prek me dor asaj i leviz dhe ka llimje ju lutem dua te di esht ndonje gjender me qeder apo jo dua pergjigjen tuaj me respekt nadi

    Reply to this comment
  8. Lockaevogel March 30, 12:45

    Kam nje gjander ne gjoks i Cili endet here nga Njera ane e here ne anen tjeter

    Reply to this comment
  9. klaodia May 2, 16:30

    Mamit tim i eshte shfaqur nje gjender ne gjoksin e majte e vizitoi dhe i thane se eshte fiberadenoma beninje. Kam nevoj te di nese exhte e nevojshme te hiqet kjo gjender dhe a del perseri pasi e ka hequr?

    Reply to this comment
  10. Merita June 18, 11:32

    E dashur laura ,merr Aloevera Xhel,colostrium dhe Reishi dhe perdori per 3 muaj rresht dhe do shohesh efektin e shkelqyer .nqs je vertet e interesuar dhe e shqetesuar mund te lidhemi bashke

    Reply to this comment
  11. ami February 4, 14:57

    ju lutem mund te me jepni nje mendim se nuk di cte bej. jam 24 vjece nene e tre femijeve. I kam ushqyr femijet me gji dhe tani te voglen e kam ne gji. problemi im eshte se gjiri im I djath eshte me I madh se I majti cfar mund te jet jam shum ne ankth kam frik te bej kontroll theksoj qe bie ne sy qe eshte me madhe se I majti…me jepni nje mendim.

    Reply to this comment
  12. antigona February 25, 00:44

    Per shndetje jom 24 vjet jam emartume eh mka dal ne gji te djath ni si gjander ah sdi o jam ba shum ma rak ah shkakton per blem jam kan te spitali kurgjo so akim naj per gjegje memea dhan qe 1vjet e gjys a mashum ek am qit gjander

    Reply to this comment
  13. Florentine selimi March 1, 23:33

    Qka ndodhe nese kemi gjanderr me gjirin edjatht

    Reply to this comment
  14. linda April 25, 18:37

    jam 35 vjeqare kam dy femi kam disa te therura ne gjoksin e djatht

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*