Gjendrat tiroide, faktorët që e shkaktojnë dhe përkujdesja

Pranvera Kola April 28, 2013 08:29

Gjendrat tiroide, faktorët që e shkaktojnë dhe përkujdesja

Mungesa ose tepria e jodit në organizëm mund të bëhet shkak për shfaqjen e komplikacioneve të shumta shëndetësore. Referuar vizitave të kryera, mjekët bëjnë me dije se sëmundjet që prekin pikërisht gjendrën e tiroides janë të shumta edhe në vendin tonë.

Gjendra e tiroides ndodhet e vendosur në pjesën e përparme të qafës, forma e secilës ngjason me krahët e një fluture. Kjo gjendër është përgjegjëse për prodhimin e hormoneve të tiroides, të cilat kanë ndikim të rëndësishëm në të gjithë indet e trupit duke ndihmuar rritjen e aktivitetit qelizor. Metabolizmi i mirë i trupit i referohet funksionimit normal të tiroides.

Në një intervistë për gazetën “Dita” mjeku endokrinolog pranë Poliklinikës Qendrore të Specialiteteve, Dashamir Gjergji, tregon komplikacionet më të sheshta që prekin gjendrën e tiroides, si dhe këshillat për kujdesin dhe ekzaminimet që duhen ndjekur për t’i trajtuar ato në kohë.

 

Çfarë janë gjendrat tiroide dhe ç’ndikim kanë në organizëm?

Gjendra tiroide është gjendra më e madhe e sistemit endokrin pavarësisht që ajo peshon 15-20 gr tek një individ i rritur, rëndësia e kësaj gjendre është e jashtëzakonshme. Gjendra tiroide është përgjegjëse për zhvillimin mendor dhe fizik si gjatë periudhës embrionale, ashtu dhe në etapa të tjera të jetës. Nëse njeriu lind pa gjendrën e tiroides  është 100 për qind e sigurtë që do të ketë prapambetje të rëndë mendore ose siç quhet ndryshe “kretinizëm”.

Po ashtu ecuria e zhvillimit fizik thuajse nuk vazhdon në kushte normale dhe jo rrallëherë është e papajtueshme me jetën. Gjendra tiroide është si një minifabrikë e cila përpunon jod, ku jodi merret kryesisht nëpërmjet ushqimeve, ujit etj, dhe pasi futet në organizëm thithet nga gjendra tiroide, e cila e përpunon jodin dhe më vonë prodhon hormone me bazë Jodi.

Për analogji mund të jetë si një fabrike vaji ulliri                që përpunon ullinjtë dhe nxjerr vaj ulliri. Dy janë hormonet kryesore me bazë jodi që prodhon tiroidja të cilat njihen si T4 dhe T3. Për të kryer procesin e përpunimit të jodit dhe prodhimin e këtyre hormoneve është e domosdoshme që gjendra tiroide të stimulohet nga një gjendër tjetër që quhet hipofize, e cila prodhon hormonin stimulus të tiroides TSH. Dozat e këtyre hormoneve janë me peshë shumë të vogël molekulare, por siç e thashë  ato kanë peshë shumë të madhe në organizëm.

 

Kush njihen si shkaktarët që ndikojnë në keqfunksionimin e gjendrave tiroide?

Shkaktarët që mund të ndikojnë në shfaqjen e problemeve sa i takon funksionimit të normal të kësaj gjendre janë nga më të ndryshmit. Siç e theksova edhe më lart, keqfunksionimi i këtyre gjendrave mund të vijë si rrjedhojë e mungesës së jodit në ushqim, lodhjes fizike, stresit psikologjik. Ndërkohë që shkaqet të tjera mund të jenë edhe defektet gjenetike, infeksionet, efektet anësore të barnave që mund të përdoren për kurimin e sëmundjeve të tjera.

Zmadhimi i tiroidit mund të jetë simptomë e ndonjë sëmundjeje. Zmadhimi mund të jetë i përgjithshëm ose në formë nyjash. Zakonisht tiroidi i sëmurë prodhon hormone me tepri ose me pakicë. Prodhimi me tepri quhet hipertireozë, ndërsa prodhimi me pakicë, hypotireozë. Në varësi të këtyre formave, si dhe vecorive individuale të pacientit veprohet me trajtimin që duhet të ndjekë pacienti.

 

Pak më lart përmendëm dy format më të shpeshta që prekin gjendrën tiroide. Duke u ndalur konkretisht tek një tiroid i sëmurë që prodhon jod me pakicë, cilat janë simptomat që mund ta orientojnë një pacient që të kërkojë ndihmën mjekësore ?

Të gjitha sëmundjet që prekin gjendrën tiroide herët apo vonë ndikojnë në funksionin e saj dhe kur çrregullohet ky funksion, kemi të bëjmë me ndryshime funksioni të tipit të uljes së funksionit apo të rritjes së funksionit, për lehtësi të lexuesit do ta konsideroja pakicë e jodit dhe tepricë e jodit.

Kur kemi pakicë të jodit, të sëmurët në përgjithësi janë dembelë, të lodhur, të përgjumur, apatikë, qajnë shpejt, gjatë gjithë kohës janë të mërzitur, si të deprimuar, nga ana tjetër kanë shtim të peshës, rrahje të ngadalta të zemrës, lëkurë dhe flokë të thatë, kapsllëk, çrregullime të kockave etj.

 

Po në rastet kur tiroidi prodhon më tepër cndodh ?

Krejt ndryshe ndodh tek të sëmurët që kanë tepricë të jodit, këta paraqiten tepër aktiv, ecin shpejt, mendojnë shpejt, flasin shpejt, janë gjatë gjithë kohës të nxituar, karakteristikë për këta të sëmurë është intoleranca ndaj të nxehtit, do të thotë që këta të sëmurë janë të veshur gjatë gjithë kohës hollë, kanë rrahje të shpejta të zemrës, djersë të shumta, bien në peshë dhe çrregullime të tjera specifike.

 

Sa të përhapura janë këto sëmundje në vendin tonë dhe ku i gjejmë më shpesh?

Si teprica e jodit ashtu dhe pakica e jodit janë shumë të shpeshta si sëmundje në popullatën tonë, kjo e ka shpjegimin të lidhur më shumë me deficitin e jodit në zona të caktuara, si dhe faktorët gjenetikë dhe familjare. Duhet të rikujtoj që Shqipëria mbetet një zonë me deficite të jodit natyral, sidomos në zonat malore, banorët e të cilëve vuajnë shpesh nga këto sëmundje. Ndaj bëni kujdes me tiroidet, kontrollojini në kohë përdorni jod natyral me ushqime dhe suplemente sipas porosisë së mjekut. Për këtë duhet të keni parasysh kushtin që kontrollohuni rregullisht, në mënyrë që nesër të mos keni pasoja nga kjo gjëndër e vogël me mision dhe funksione të mëdha për trupin tonë.

 

Cilat janë moshat dhe kategoritë më të riskuara?

Sëmundjet e tiroides mund të ndodhin në çdo moshë, por më të përhapura janë pas dekadës së 5-të jetës. Mund të themi që ka një preferencë për të prekur më shume seksin femër se atë mashkull. Shifrat e raportuara nga ekzaminimet dhe vizitat e kryera tregojnë se femrat janë 3-4 herë më shpesh të prekura se sa meshkujt. Ndërkohë që nuk mund të themi se nuk ka një faktor të vetëm që ka ndikim në këtë lloj prevalence, por shumë gjëra janë akoma të pa qarta në lidhje me faktin se pse femrat preken më shumë sesa meshkujt nga kjo sëmundje.

 

Ç’ndodh me trajtimin e këtyre sëmundjeve?

Sëmundjet e gjendrës tiroide janë shumë të vështira për t’u trajtuar dhe sidomos kur ato shfaqen në periudhën e fëmijërisë apo dhe gjatë shtatzanisë. Sëmundjet e tiroides nëse nuk diagnostikohen në kohë dhe nëse nuk mjekohen në momentin e duhur, përbëjnë një kërcënim serioz të jetës së këtyre të sëmurëve. Kjo pasi agravimi i sëmundjes kalon në forma të rënduara, duke lënë pasoja serioze në shëndet. Për shkak të rëndësisë që kjo gjendër ka për organizmin, nëse ajo nuk funksionon siç duhet krahas rëndimit të saj, çon në shfaqjen e problemeve të shumta që pengojnë edhe punën e organeve të tjera.

 

Cilat janë ekzaminimet që mund të ndihmojnë pacientin që të zbulojë në kohë sëmundjet që prekin tiroidet?

Për të diagnostikuar sëmundjen e tiroides kërkohen disa ekzaminime të thjeshta si ekografi, analiza hormonale, shintigrafi, elastografi etj. Në varësi të problemit të shfaqur rekomandohet edhe analiza apo ekzaminimi përkatës. Kështu në rastet kur analizat vënë në dukje se tiroidi ka aktivitet të ulët, zakonisht rekomandohen analiza për të gjetur antitrupat që sulmojnë gjendrën. Ndërkohë që në rastet kur rezulton se tiroidi ka aktivitet të lartë, zakonisht bëhet një shintigrafi (ekzaminim ku përdoret jodi radioaktiv) me kusht që pacienti të mos jetë grua shtatzënë apo që ushqen me gji fëmijën. Kur zbulohen nyjëza, në tiroid mund të nevojitet biopsia për t’u siguruar që nuk bëhet fjalë për masa malinje. Siç e përmenda dhe më lart sëmundjet dhe problematikat e tiroides janë shumë të përhapura shumë të vështira në diagnostikim dhe trajtim ndaj menaxhimi i këtyre sëmundjeve është kompetencë vetëm e mjekut specialist.

 

Sa është sasia ditore e jodit që nuk duhet të mungojë në organizmin tonë ?

Si përfundim çdo njeri normal duhet të ketë një dietë të pasur me jod, jo më pak se sa 100-150 ml/gram jod në ditë. Kjo sasi siguron një funksionim të mirë të gjendrës tiroide dhe gjithë efekteve të tjera që jodi ka në organizëm. Për të sëmurët këshillë e vlefshme është të shkojnë në kohë tek mjeku mos të neglizhojnë analizat që i kërkohen, të marrin rregullisht mjekimet dhe mbi të gjitha të jenë të ndërgjegjshëm për rrezikun e lartë që mbartin këto sëmundje.

Trajtimi mjekësor që pacienti duhet të ndjekë rekomandohet të merret vetëm pasi të ketë kryer vizitën tek mjeku specialist, i cili është përgjegjës për ndjekjen e trajtimeve efikase tek pacienti në varësi të komplikacionit të shfaqur.

 

Çfarë këshillash do t’u rekomandonit pacientëve që të mund t’i frenojnë sa më herët të gjitha këto shqetësime që ngacmojnë gjendrën tiroide?

Kujdesi tek pacientët që kanë probleme me funksionimin normal të gjendrave të tiroides duhet të jetë maksimal. Këta pacientë duhet të kujdesen që sasia e jodit që i japin organizmit të jetë nën nivel të mjaftueshëm. Për këtë duhet të jenë të kujdesshëm me ushqimin që marrin, i cili duhet të ketë në nivelet e duhura sasinë e jodit.

Në këto kushte i duhet dhënë shumë përparësi konsumit të produkteve të detit, si dhe të bëhen shëtitjet pranë detit për të thithur jodin.  Ndërkohë që sasia e jodit në zarzavate dhe mishra ndryshon në varësi të përbërjes kimike të tokës. Për të kompensuar mungesën e këtij elementi në ushqim, mund t’i shtohet jod artificialisht kripës së gjellës.

Njëkohësisht e rëndësishme për gjendrën tiroide është edhe Seleni, i cili mund të sigurohet nga konsumi i zarzavateve, mishit, qumështit etj. Sa i takon shtesave në formë suplementi që pacienti duhet të marrë për të siguruar dozat e duhura të jodit në organizëm, duhet të kemi parasysh që në çdo rast të respektojnë rekomandimet e dhëna nga mjeku specialist pasi vetëm në këtë formë do t’u shpëtojmë komplikacioneve, ndërkohë që sëmundja merr trajtimin e duhur dhe më efikas.

 

Simptomat e pakicës së jodit

Pacientët janë vazhdimisht të lodhur

Janë dembelë dhe të përgjumur

Gjatë gjithë kohës janë të mërzitur, qajnë shpesh

Kanë rrahje të ngadalta të zemrës

Lëkurë dhe flokë të thatë

Çrregullime me kockat

Kapsllëk

 

Simptomat e tepricës së jodit

Pacientët janë tepër aktivë

Ecin dhe flasin shumë shpejt

Janë gjatë gjithë kohës të nxituar

Vuajnë ndjesinë e nxehtësisë

Kanë rrahje të shpejta të zemrës

Djersë të shumta

Bien shpejt në peshë etj

 

 Dëmet që shkakton mungesa e jodit

Një dietë e varfër me jod është një ndër shkaqet e zhvillimit të vonuar psikik, si dhe deformimeve të trurit. Një shenjë e rëndësishme e sëmundjes që shkaktohet nga mungesa e jodit është shfaqja në qafë poshtë gushës e një mase nën lëkurë që i korrespondon zmadhimit të një pjese ose të gjithë gjendrës që quhet tiroid. Mungesa e jodit në ushqim është një fenomen i zakonshëm që shfaqet në zonat larg detit. Në fakt kjo sëmundje është shumë e shpeshtë në zonat malore. Ushqimi me peshk dhe kripë deti mbron nga kjo sëmundje. Kohët e fundit u bë e qartë që një mënyrë shumë e dobishme për të parandaluar këtë sëmundje është përdorimi (po qe se është e mundshme) i një lloj kripe së cilës i është shtuar jod, dhe që dhe që quhet kripë e jodizuar. Ndërsa për të mjekuar atë, është e nevojshme që vetë personi të shkojë tek mjeku sapo të shfaqet masa në qafë.

 Diagnostikimi i rasteve malinje në QSUT

Diagnozat e avancuara dhe komplekse të tiroides që deri pak kohë më parë gjenin trajtim vetëm në klinikat  jashtë vendi, tashmë marrin përgjigje dhe shërbime të specializura edhe pranë Qendrës Spitalorë  Universitare “Nënë Tereza”. Pranë kësaj qendre tashmë funksionojnë edhe dy dhoma të plumbuara, ku bëhet e mundur trajtimi me doza të larta të jodit 131 në patologjitë malinje të tiroides. Deri më sot pas ndërhyrjes kirurgjikale të tiroidektomisë totale dhe trajtimit me doza ablative deri në 30 mCi I-131 të sëmurëve i rekomandohej trajtim i mëtejshëm jashtë shtetit, me hapjen e këtyre dy dhomave pacientët tashmë e marrin trajtimin dhe në QSUT. Sipas statistikave pranë këtij shërbimi në QSUT mbi 100 është numri i pacientëve që marrin këtë shërbim të specializuar në rastet e sëmundjeve malinje që prekin tiroiden. Me instalimin e “gama kamera spect”, në Qendrën e Mjekësisë Bërthamore në QSUT është krijuar mundësia e kryerjes së gjithë ekzaminimeve shintigrafike për të gjitha organet përfshi dhe zemrën, ekzaminim që nuk realizohej më parë. Ekzaminimet shintigrafike të skeletit, veshkave tiroide, kryhen në cilësi shumë më të mirë se më parë duke krijuar mundësi të diagnostifikimit të hershëm të shumë patologjive, si dhe ekzaminime për paratiroiden të parealizuara më parë.

Pranvera Kola April 28, 2013 08:29
Komento

81 Komente

  1. tefta April 28, 11:22

    PROFESOR DR MET DYBEKU ENDOKRINOLOGU (DOKTORI I GJENDRES TIROIDE) ME I MIRI NE SPITALIN E TIRANES QE PREJ 45 vitesh !

    Reply to this comment
    • evelina November 20, 11:21

      pershendetje!gjate shtatezanise se dyte me ka dale nje nodus ne tiroide.E kam qysh prej 9 vitesh.Ka pasur zmadhim gradual.Nuk kam dhimbje,por ndonjehere kam ndjesine sikur me ka ngecur dicka ne fyt.jam vizituar ne Itali dhe me kane thene per operacion(te hiqet e gjithe tiroidja).jam 36 vjece,Te lutem nje analize e quajtur EMS+ CFARE DO TE THOTE?PRES PERGJIGJE!JU FALEMINDERIT

      Reply to this comment
      • LOLA June 23, 13:30

        Pershendetje Doktor Met Ju lutem desha te pyes kam vajzen shtatzane 4javshe edhe tsh ne daten 6/6/2016 kaqen 16.45 po pi letroc 75mg po tani nuk e dime si do vazhdoj tani duhet ta pij apo ta ndalojne se disa mjek na thon ta pij e disa nuk duhet ta pij .JU LUTEM NJE PERGJIGJE

        Reply to this comment
    • ardita February 2, 18:42

      nje mjek me preferoi qe te bej analizat sepse dushon ne mua qe me eshte shfaqur semundja e gjendrrave teroide si duhet ti trajtoj ato apo me thjesht qfar te beh me ke te kshillohem

      Reply to this comment
    • mario October 9, 07:40

      pershendetje ,kam bere analizat e tiroides dhe me kan rrezultuar me probleme te tepert jodi,,por simptomat i kam te quditshe qe prej 3 vitesh kam mos perqendrim dhe me shum veshtersi rri ne kembe here pas here me dhemb koka shum dhe ka puls te fort ne gjithe trupin saqe me tundet i thithe trupi sidomos ne bark qe dallohet me kollaj cfare duhet te bej te lutem mosha ime eshte 36 vjeq mashkull

      Reply to this comment
    • mario October 9, 07:42

      ju lutem doktor me jep nje pergjigje per tiroidet

      Reply to this comment
      • Irena November 1, 11:01

        Pershendetje , bera ekzaminimin hormonal dhe rezultati eshte TSH 0.56 mu/ml ( norma 0.25-5). FT4. 21.83 poml/l ( norma 9-21). Ju lutem a mund te me thoni se cfare duhet te perdor per ta normalizuar kete mbiprodhim FT4 , theksoj se jam 25 vjec , eshte hera e pare qe bej kete ekzaminim . Flm pres pergjigje

        Reply to this comment
    • Lumnije July 14, 11:46

      Pershendetje mund te ma jepni numrin e telefonit te doktorrit ?

      Reply to this comment
    • aaabbbdrssh July 27, 16:14

      jam 40 vjec kam bere ekografi per tiroidet dhe kam disa noduse ne te dy anet . doktori thote nuk jane problematike ju lutem me thoni se cfare duhet te bej

      Reply to this comment
  2. luljeta vranovci July 14, 14:47

    un jam nga kosova desha te ju pyes jam e martuar qe 9 vite nuk kam femij me kan thene mjeet i kam gjandrat tiroide aeshte problemi qe skam mbetut shtatezen shkaku gjendrav tiroide flm pershendetje nga kosova

    Reply to this comment
    • L U N D R I M I | K S | September 29, 18:28

      Une jam Lundrim Aliu Jam 12-vjet dhe i kam Gjandrat

      Ju Përshëndes Nga VITIA |KOSOVA|

      Reply to this comment
    • tetova April 13, 13:58

      tetova
      jo moj moter edhe un kam problem me gjendren tiroide dhe me thoshin se nuk muj me mbet shtatezen.un shum u merzita po kur deshti zoti me fuqin eTij te madhe mbeta shtatzezen per 4muj.lutju vetem Allahut xh.sh.dhe ai te ndihmon

      Reply to this comment
    • selma January 21, 19:30

      Përshëndetje. Ti duhesh te përdorur terapinë dhe besoj se me të do të mbetesh më fmi

      Reply to this comment
    • Laura September 1, 20:51

      Pershendetje e nderuar.
      Ndjej keqardhje qe disa koleg te mi paskan dhen ket mendim sepse edhe un jam ne studimet e mjeksis ne master tani dhe gjat 13 vitevet te mia te mjeksis ende nuk kam hasur te shkruaj ne ndonje liber te mjeksis qe gjendrat tiroide shkaktojn sterilitet ( problem me shtatzani) njof shum pacient ,kam disa kolege qe i njof personalisht qe kan diagnoze gjendrat Toroide por kan femij,
      Tek gjendrat mund te jen trashiguses ne pasardhes por jo te shkaktojn sterilitet.
      Keshilla ime esht : vazhdo trajtimin per gjendrat tirodie por kushtoj vemendje anes gjinekologjike sepse problemi esht gjinekologjik .
      Ju deshiroj sherim te shpejt ,

      Reply to this comment
  3. Lubdrimi |KS| September 29, 18:26

    Une jam Lundrim Aliu Jam 12-vjet dhe i kam Gjandrat

    Ju Përshëndes Nga VITIA |KOSOVA|

    Reply to this comment
  4. meri October 9, 11:18

    PRSH kam disa pytje jam nga shkupi qe 1 vjet jam e martuar kurse qe 2 vite e gjys e kam kuptu qe kam semundjen e tiroides dhe mjekohem nga kjo semundje duke konsumura barna eutiroks 75 mlg 5 dit dmth dhe 2 dit nga 100 mlg mjeku me ka than qe mundem me mbet shtatezan kurse gjinekologja ma ka ber 1 test ku 1 hormon me eshte rit prandaj kam pas dia muj menstracione nga 20 dit 3 3 dit kam qen pa to per at e kam pas ket qregullem qka mendoni ju si mjek dhe qka me keshilloni me ba … ne Kosov kam degju disa gra qe mar 1 ineksion per me ngel shtatzan dhe aj ineksion e sulmon qandren e tiroides kur miret per mos pengim te shtazanis sa o e vertet sdi prandaj ju kisha lut 1 keshill me respekt nga meri

    Reply to this comment
  5. meri October 9, 11:19

    3 dit :**

    Reply to this comment
  6. doktorri October 27, 03:13

    ne te gjithe boten dihet qe njerzit kane mungese JODI – doktori nuk e thote ndofta se di qe shqiptaret ne pergjithsi jane me mungese jodi.

    Pse nuk e di doktorri qe ne Europe dhe US kripa eshte e jodizuar – ne Shqiperi kripa nuk eshte e tille megjithse ne etiketa shkruhet – e kush e mati – idiotet qe jane aty?

    Eshte mire te konsuohen ushqime qe kane jod – ato te detit por edhe ananasi, luleshtrydhet, patatet – kuptohet qe varet shume nga toka ku mbillen.

    Jodi eshte element jetesor, teper i rendesishem prandaj nuk dueht te neglizhohet.

    Reply to this comment
  7. arlinda November 5, 22:06

    kemi nevoj per nje pergjigje-kam dhimbje koke shume gjakun e kam dobet shtypjen gjithmone e kam ulet dhe vuaj nga gjendrat tiroide desha te dii nga vjen kjo dhimbja e kokes ju pershendes nga kumanova

    Reply to this comment
  8. Shqipe November 19, 22:19

    Mirmbrema doktor me dijagnoz qe kam gjandrat e ritura TSH vetem ekam. 6.67 tash keto quhen nivel i ritur apo i ult ju faliminderit

    Reply to this comment
    • alexi November 28, 11:26

      ne 21/11/2013 operova tiroidet,cfar problemesh mund te kem ne te ardhmen nga mungesa e tiroideve nga trupi?do mundem te bej femije me vone?vec medikamenteve qe do i mare tere jeten cfar ushqimi duhet te konsumoj ne jeten e perditshme?ju flm.

      Reply to this comment
  9. tiina December 6, 10:31

    Miredita doktor kam nje pyetje jam nga kosova para 7viteve jam operuar e kam te hequr gjendren tirodin ne te dy anet tash perdori tableta letrox 100mg analizat eatash t3 dhe t4 i percjell qdo 6 muaj munda me pas problem per me pas femij ne te ardhmen se jam e pa martuar

    Reply to this comment
  10. edmir December 14, 17:07

    po pjeset e gjymtyreve si duart apo kembet qe jane gjate gjithe kohes te ftohta ne dimer ,a mendoni se shkaktohet nga tepricae jodit ne tiroide??

    Reply to this comment
  11. ilda December 14, 17:09

    cfar pasojash jep tepricae jodit ne trup?mund te defor,ohen kockat nga tepricae jodit :(?

    Reply to this comment
  12. besa December 28, 22:49

    persh.dr.jam 34 vjeqare.nga viti 1994 jam diagnostifikuar me tiroide,,strum difuze,,jam mjekuar deri me 1999me tab.TIVORAL.Tani kurr me ,kam 2 femij kam lindur me seksio.Mirpo tash po e shoh se jam shum keq shenjat e hipotireozes i kam,jam shendoshur shum 15kg.ikam fituar per 1 vit e gjysem.te lutem me keshillo diqka flm shum .persh.nga Ferizaji Kosova

    Reply to this comment
  13. era February 1, 01:17

    Jam 29 vjeqare Tani jam diagnostifikuar qe kam zvoglim te prodhimitu te gjendrres tiroide,a ndikon kjo semundje negativisht tek personat qe kan operu tumor beninj ne gju,a mund te komplikohet.Ju lutem me jepni pergjigjje Dr.indeuar.

    Reply to this comment
  14. borici lindita March 23, 09:42

    i nderuar doktor ,doja te dija ne menyre pak me te hollesishme se sa duhet te jete saktesisht perqindja eT3 dhe T4 tek nje njeri NORMAL . Ju lutem dhe pak informacion me te detajuar per TSH . RESPEKTE BORICI LINDITA

    Reply to this comment
  15. erjon March 24, 23:36

    doktorr un jam vizituar para 3 vjetesh ne greqi nga tiroidet dhe me than se kam tepric jodi..dhe me kan dhen unimazole…me then te drejten kur erdha ne shqiperi 2 her kam shkuar ke doktorri edhe e kam len mbas dore..por ilacet akoma i perdor..mirpo kam nje ndjesi sikur rrezohem sjam mir..jam si jasht kontrollit..sikur ndjej frike..mos ka te bej kjo nga perdoromi i ilaceve??

    Reply to this comment
  16. enea kasa May 5, 20:48

    cfare ushqimesh duhet te perdorim per gjendrrat tiroide

    Reply to this comment
  17. Alesa May 27, 12:04

    Pershendetje!

    A mund te ken pasoja per te ngelur shtatzen keto gjendrrat tiroide ?

    Me respekt
    Alesa

    Reply to this comment
    • seida September 16, 16:49

      pershendetj un kam pasur gjendrat teroide gjat shtatzanis duet te keshilloesh me nje mjek icili te jep nje mjekim dhe cdo gje pastaj skon ne rregull

      Reply to this comment
  18. A.H June 12, 13:08

    A mund te jeket kjo gjender me operacion jam femij 14 vjeqare dhe nuk dua ta kem kete dua ta jekuu ju lutem me tregoni nese dini dicka kam 3 vite me kete gjender :'(

    Reply to this comment
  19. katarina July 2, 09:30

    jam e interesuar jam nje grua 50 vjeqare ne shtatzanin e pest mu kan paraqit do gjandra neper kembe dhe pom kuqen dhe po kam dhimbje me heken dhe rap me paraqiten dua a di se prej shkafit pom paraqiten trombocitet i kam 61 kurse ne analiza me ka dal se kam imunitet negativ shum dopt dhe neper duar pom dalin do flea te zeza sikur te isha vrar diku ju lutna me ndihmoni ket problem e kam qe 18 vjet

    Reply to this comment
  20. kejsi sulaj July 8, 20:49

    jam nje nene 37 vjece. pas lindjes se femijes te katert kam hequr edhe mitren. vuaj nga teroidet. kam mungese jodi. para disa vitesh kam bere nje eko dhe gjate shtatzanive dhe ushqyerjes se femijeve me gji nuk jam mjekuar. tani dua ta vazhdoj mjekimin. mjekja perkatese me ka thene: vetem nje koker “LETROX ” esull ne mengjes. kur me pare merrja nje mjekim qe permbate edhe “LETROX ” edhe “JODOX”. nuk kam bere analiza vecse nje shirit zemre dhe eko tjeter.mjekja me tha ” qe kete mjekim do ta kesh te perjetshme “. pyetja ime eshte se a mund te bej ndonje nderhyrje per ti hequr apo mund te bej ndonje analize per ta kuptuar me mire se cfare kam. gjithashtu nje mjek i teroides ne tirane me ka thene qe nuk ik e per operacin. a mund ta pi vetem “LETROX ” apo dy llojet e korrkave

    Reply to this comment
    • Edlira April 3, 08:27

      Po letrox ose thyroxine qe ne fakt eshte as me shume dhe as me pak por T4 qe i mungon trupit per shkak te mosfunksionimit te tiroides mund te merret gjithe jeten dhe le te themi qe eshte i vetmi mjekim. Por duhet mbajtur nen kontroll me analiza te rregullta edhe sasia e letrox qe merr. Per kete sipas keshilles se mjekut duhet mbajtur nen kontroll TSH qe as te mos jete me larte dhe as me posht se çduhet. Nje gje shume e rendesishme eshre ushqimi por mjeket tane haŕojne dicka tiroidja ndikon shume ne gjendjen emocionale te njeriut. Mjeket franceze thone: Humori i keq edhe mjekimin e tiroides e nxjerr jashte perdorimit. Nje person qe vuan nga ipotirodizmi duhet te mendoje vazhdimisht ne menyre pozitive. Te ngarkoje pozitivisht vehten e tij me gjendje emocionale te mira. Te refuzoje situatat e veshtira mendore. Ne Shqiperi e kemi shume te veshtire por kur mendon demin e madh ne tru qe sjell atehere eshte shume e rendesishme te perpiqet te stimuloje vehten qe te mos mendoje vetem negativ. Duket absurde por mjeket endokrinolog jashte shtetit per kete te bejne terapi te vecanta. Kurse ne në Shqiperi duhet vet me force te gjejme brenda vehtes arsyet per te qene me te qete qe te mos e leme mungesen e jodit te na shkaktoje depresion, harrese, renie flokesh, çrregullime te zemres.

      Reply to this comment
  21. Lulja August 13, 14:27

    Pershendetje jam 31 vjeqare jam nje paciente qe kam pak te gritura vlerat e sheqerit ne gjak bera edhe analizat dhe nga rezultati qe mora pash gjendren Titoide te rritur ne 6.7 dhe desha vetem te di a paraqet ndonje rrezik dhe si duhet te veproj ne kete rast.

    Reply to this comment
  22. BARTHA September 16, 21:59

    UN QE 4 VITE KAM OPERU TERODIT PERDOR VELITIROKS 200 mlg jam e lothur pak e shtuar ne pesh;ju lutem me tregoni qka te perdore nga ushqimi qe te jem mire me shndet; se un nuk oreks fare;flm

    Reply to this comment
  23. njomza October 11, 20:29

    nje numer kontaktues

    Reply to this comment
  24. arkivistja October 14, 04:06

    Meriton,mbaj shenim numurin e pacienteve me mungese jodi !

    Reply to this comment
  25. xheki December 8, 17:13

    pershendetje kohet e fundit jam shum i merzitur dhe nuk mund te koncentrohem ne mesime
    jam 22 vjeqar dhe mjeku psikolog me tha se eshte nje form ankthi kam pagjumesi dhe me hup disponimi
    pasi bera analizat e gjendres tiroide rezultatet jane me sa vijon
    TSH 0.7 (0.25-5.0)
    FT4 19.73 (9-20)
    FT3 6.81 (4-8.3)
    Ca 2.126 (2.140-2.560)
    ju lutem te me informoni se a behet fjale per gjendren tiroide apo per ndoje ankth
    me keshilloni ku te rejtohem dhe a duhet edhe ndonje analize shtese
    . pres pergjigje sa me shpejte

    Reply to this comment
  26. muzafer December 11, 18:00

    jam i lindur 1972 qe prej viti kaluar kam pas nje ngritje tensioni me ket kom ber disa analiza
    nu me eshte gjetur asgje sheqer yndyr asgje ne rregul te gjitha
    por kam rrahje te shpejtuara te zemres jam pak nervoz i pershpejtuar ne bised kom bo disa kontrolla te stresit me ka dhen per terapij nje corvitol ,xanax dhe aspirin u bo nje vit problemi njejt flm.

    Reply to this comment
  27. izet February 28, 01:36

    Persh … nje pyetje gjendra tiroide aeshte trashuguese ….

    Reply to this comment
  28. RAIMONDA PONARI March 3, 17:12

    PERSHENDETJE. KAM BERE ANALIZAT E TIROIDES DHE ME KENE DALE NE NORME POR KAM ZMADHIM TE TIROIDES KA HUMBUR STRUKTUREN DHE KAM NODUJ. DY DOKTORE ME KANE THEN MOS U OPERO DY ME THONE MUND TI OPERSH. NUK DI ÇTE BEJ,NJE DOKTORESHE ME DHA LOTREKS ,DOKTORI TJETER ME THA TI, SKE NEVOJE .SE TI I KE NE NORME.,SHQETESIME KAM SE KAM TENSION ,ARITMI ,LODHEM SHPEJ QAJ SHPEJT.

    Reply to this comment
  29. alma March 31, 18:11

    ju lutem a mund te me thoni cndodh me hormonin TRH kur tiroideja hiqet ????

    Reply to this comment
  30. dafina shala April 16, 19:16

    une jam ni vajz 20 veqare e kam gjanderin tiriode ne a ka mundis me tregue a sherohet

    Reply to this comment
  31. Ida July 2, 12:59

    CRP me ka dal 3,51kurse TKE me ka dal 35 ..TSH me ka dal 0,17 kurse FT4 ka dal 16,94 ..mund te me thoni cfar shqetesime japin

    Reply to this comment
  32. eri July 15, 10:03

    cfar ushqimesh nuk duhet te konsumoj ? Nje doktor me ka keshilluar te mos konsumoj kafe ,cokollat ,laker te bardh.

    Reply to this comment
  33. zana July 31, 15:31

    Cfare ndodh nese hormoni TSH eshte afer vleres 8, kur dihet vlera maksimale duhet te jete 4? pacinetja eshte e moshes 36 vjece sipas mjekut tash perdor Letroks.

    Reply to this comment
  34. buqja October 16, 22:04

    si mundemi te ju kontaktojm apo ndonje add ju lutem?

    Reply to this comment
  35. Emine Gashi October 28, 22:14

    Pershendetje
    Jam vajz 19vjecare, kam dyshu per gjendrrat tiroide, i kom bo analizat rezultatet jan kto: TSH:5.27 ; FT4: 19.85 ; TF3: 7.10
    Simptomat iexova me lart por nuk munda me kuptu a kom munges apo tepric te jodit.
    Une flej shum, lodhna shpejt, naten djersitna, e dopt jom ne pesh por kohet e fundit kom humb npesh,eci shpejtdhe kam barkqitje.
    Pytja ime eshte a kom tepric apo munges te jodit? Cfar ushqime me ngren?

    Reply to this comment
    • Ilda * March 16, 16:16

      Emine m fal me t pyt lexova komentin edhw un kam kto simptoma si ti. A kemi tepric a munges jodi?
      Flm x mirkuptimin

      Reply to this comment
  36. Nita November 7, 20:57

    Pershendetje desha tja boj nje pytje doktorr I nderum une jom 26vjeqare dhe vuaj nga nje semundje e fytit mue mu ajet fyti shum kam qen te mjeku po me ka than se duhet me ardh rregullisht 4vite per mu mjeku po nuk kom mundesi as te bon analiza sepse kushtojn shum shtrejt pres ni pergjigjje nga ju mjek I nderuar

    Reply to this comment
  37. Amin November 10, 18:55

    Mirmarama doktorr.
    Deshta me te pyte qfar ushqimi
    Duhet te konsumojm nese i kemi
    Gjendrat në-FYT.
    Ju lutem pergjegjjen????????

    Reply to this comment
  38. idajete berisha December 12, 08:55

    Idajete Te lutem dr me trego qa me perdor per gjendrat trioide se shum po me pengoj ne ter trupinn. analizat kam. Iopoj ba . po mole dalin shum te rritura. T3 9. .50 pmol/l 0.69-2.15. T4 186.09 pmol/ 52-127 TSH <0.10 mU/l 0.3-45 keto jan analizat ju lutem me tregoni qfar barnave mi perdor

    Reply to this comment
  39. eta January 15, 06:29

    Une jom nga kosova deshta qe ta pyes mjekun ,une jetoj ne franc mjeket me kan thene qe kom tepris te kalciumit i kam bere disa analiza me ka shfaqur nje parathrom a mund ta di si sherohen k pres pergjigjjen te lutem

    Reply to this comment
  40. VIOLETA January 27, 15:01

    Pershendetje.Pas analizave te bera T3 dhe T4 jane me vlera normale ndersaTSH me vlerë 4.61.Ju lutem te me tregoni sse kjo vlere tregon mungese të jodit apo tepricë.
    Me respekt

    Reply to this comment
  41. Vesa February 5, 17:40

    Mjeket kane dyshu per gjenderr ne fyt, i kam be analizat T3 ,T4,TSH me kane dal vlera normale, por une i kam te gjitha simptomet per mungese te jodit, edhe mjeku specialist (endokrinologu) me ka thene se vrehem ne fyte qe kam gjenderr ,por tash analizat mire me kane thene qe skam nevoj per ultraze se skam gjenderr. C’fare te bej a ka shanca qe sipas analizave te t3,t4 dhe tsh me vlere normale te egzistoj mundesia te kem gjenderr?

    Reply to this comment
  42. armend gjoni February 6, 18:21

    jam luan nga maqellara kam gjendje tereoide ne fyt ne madhesi te madhe te jashtme jam i moshes 54 vjec cfare me rekomandoni si doktor specialist qe jeni ju lutem me ktheni pergjigje

    Reply to this comment
  43. armend gjoni February 6, 18:24

    pershendetje jam nje zoteri luan prej maqellare dua tju pyes per dicka une kam teroide te jashtme ne fyt te zmadhuara jam i moshes 54 vjec si doktor qe jeni cfare me rekomadoni

    Reply to this comment
  44. selajdink February 6, 20:44

    Medikamente. Jam mase i shqetsum, kam lexu dhe vazhdoi te lexoi edhe ne Gjermanisht per Hashimoto. Nuk i di shenimet si qendron Jodi. Nese e shifni te rruges doti marr shenimet dhe dote komunikoim o permes E-Mailit APO permes Tel. Me proekupon dembja e Fytit si dhe situata qe tani ndeshem te perdore Medikamente gjat ter jetes, APO ndoshta edhe dote ndikoin keto Hashimoto te me nderprein ecurin normale te jetes. Jam 56 vjeqar, kam jetu pa Alkohil, Cigare Kafe APO ndonje lloi narkotizme. Tani shof se kam marr nikdaun dhe ndjehem mjaft i besdiseshem. Nese me shkruani ne Email ju mbetem Shum mirenjohes. Gjith te mirat dhe Shum suksese ne Jet ju dhe ter stafit tuaj.

    Reply to this comment
  45. anxhi February 8, 22:50

    Pershendetje,jam nje grua 50 vjecare dhe kohet e fundit kam vene re se ne momentin kur marr fryme verej nje fryrje apo zmadhim te pjeses se fytit …Nese me jepni nje shpjegim apo cfaredolloj keshille ju lutem ,do ju isha mirenjohese .

    Reply to this comment
    • Kenan shala March 10, 20:40

      Persh nga kosova jam 30 vjeqare kam ba analiza po kan dal Ft3 4,38 Ft4 12,27 Tsh 6,91 data 15 12 2015 tash ikam ba apet tsh ka dal 3,57 per dori hapa Letrox 50 Siofor 500 abn me tregua a bn mir kto amundet me largua

      Reply to this comment
  46. Ilda * March 16, 16:12

    Prsh m dhemb fyti ka disa koh po s km mendu se mund t kisha gjendra tiroide po bej nje analiz nsr marr pergj jm 22 vjec
    Km pas renie flokesh e renie n peshe keputje, gjume, ec shum nuk km prob t ec flas sh nganjeher nervozohem teper shpejt madje aq shum sa mund edhe te bej ndonj gj qe m ben t pendohem shum e m kap stresi
    M thoni a km tepri jodi a mungese?

    Reply to this comment
  47. S L A B S H D April 3, 20:20

    PERSHENDETJE. jU FALEMINDERIT QE KENI PUBLIKU PYETJEN TIME, ME KEQEARDHJE DUA TE JU THEM SE NUK ARRI ME LEXU PERGJIGJEN, JU LUTEM TE ME SHKRUNI NE E- MAIL APO TE ME SQARONI SE SI LEXOHEN PERGJIGJET OSE ME MIRE ME THAN SQARIMET NGA DR. jU MBETEM MIRENJOHES

    Reply to this comment
  48. edona April 13, 12:48

    Pershendetje jam nje vajz 21vjeqare . Edhe qe dy muaj rresht kam.pas probleme . Lodhje plogeshti as nkam sun po rri hiq. Tensioni her ult her nalt zemra her shpejt her ngadal po e ndjej veten ton kohen veq te lodhun e te plogesht skam fuqi per kurgjo . E tash ma kan zbulu mjeket permes analIave qe e kam gjandrren tiroide ama shum pak jo diqka tragjike se mkan than shum tr vogel e ki . E dmth me sa e kuptova qe hormonet me prodhojn ma pak . Qe 1jav jam tu pi barna qe me ka caktu mjeku Liteks mduket e paten emrin . Po spe vrej veten kurgja ma mir hiq prap njejt. Ju lutem me jepni ndonne keshill

    Reply to this comment
  49. albana April 17, 14:06

    Pershendetje jam 17 vjeqare me heret kam pasur gjendrrat tiroide po kam marrur terapi tash me duket se ka filluar prap si nje koker shum vogel nuk dallohet

    Reply to this comment
  50. dea April 20, 09:21

    jam 16 vjec dhe kam nje nodus ne anen e djathte te tiroides..kam bere shintigrafine e tiroides citoponksionin..Me kane dhene nje ilac letrox 50 per disa muaj..A mund te zhduket me kete ilac nodusi?Apo duhet te operohem patjeter?flm

    Reply to this comment
  51. rita July 1, 14:26

    Mfalni Barna LETROX a duhet me i pi para apo mbas buke?

    Reply to this comment
  52. Filloreta July 13, 22:55

    Pershendetje mami im eshte e semur flen shume qane shume dhe lodhet shume po ashtu nganjeher na thot qe i nxihet fryma amunde te me tregoni se qfar duhet bere jan te rrezikshme per jeten keto gjendra tirioide

    Reply to this comment
  53. agronii July 21, 14:07

    pershendetje. kam prodhim me tepri nga gjendrrat teroide. ju lutem mund te me thoni cfare analizsh duhet te bej?
    pune te mbare

    Reply to this comment
  54. Vjollca September 21, 08:54

    Pershendetje
    Ne shtatzanine dyte pasi Kam lindur me Jane shfaqur gjendrrat tiroide. Mirepo,doktoret nuk e kane zbuluare ende se ai kam pasur Edhe gjate shtatzanise. Keshtu Qe vajza ime Tash 20 muajshe Ka nje peshe Qe nje kohe te gjate Prej 10 kilogram e 800 gram. Ajo shpesh ka probleme me jashteqitje aka mundur te ndikoje kjo gjenderr dhe cili eshte tretmani ?

    Reply to this comment
  55. Mela October 6, 14:14

    Prsh! jam 20 vjece. I kam te dy anet e gushes te fryra. jam ne merak mund te jene tiroidet? njehem e lodhur, kam rrafje te shpeshta te zemres, kam ethe, temperatur, dhimbje koke. pres prgj. Flm

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*