Gjeneralët duhet të flasin!

April 22, 2016 11:07

Gjeneralët duhet të flasin!

 

Ish-funksionari i lartë i SHIK-ut në vitet ’90, Andrea Dimushi reagoi menjëherë dje rreth deklaratës luftënxitëse të Sali Berishës në Kuvend.

Ai thotë ekskluzivisht për DITA-n se në vitin 1997 u hartua një plan ushtarak kundër popullsisë jugore të vendit që kishte rebeluar kundër Berishës.

Në atë plan bënte pjesë edhe përdorimi i lëndëve helmuese luftarake…

Kush e bëri këtë plan dhe kush ishte urdhëruesi i tij. Cilët janë gjeneralët që duhet ta dëshmojnë këtë krim monstruoz…

 

– Zoti Dimushi, besoj se e kini ndjekur deklaratën e djeshme në parlament të Berishës ku u bëri thirrje shqiptarëve të rrëmbejnë armët?

– Po, e dëgjova dhe u rrëqetha. Mund të them vetëm kaq: Djalli u shfaq sërish para shqiptarëve!! Ai quhet Sali Berisha, i cili për të dytën herë i bën thirrje shqiptarëve të rrëmbejnë armët. Të gjithë e kuptojmë se thirrja u drejtohet anëtarëve e simpatizantëve të PD-së që, ashtu si në vitin e zi ‘97 çuan vendin në prag lufte civile, rimarrin urdhër të armatosen për të rrëzuar me armë qeverinë legjitime aktuale dhe të rimarrin pushtetin ata që e kanë humbur me votë plebishitare në dy palë zgjedhje radhazi.

 

– A është vendi dhe koha që ai të përgjigjet penalisht për këtë thirrje?

– Koha për dënimin e këtij njeriu ka ardhur e ka ikur. Përgjegjësia ligjore për Sali Ram Berishën nuk duhet të fillojë këtu! Ajo duhet të bëhet objekt hetimi e dënimi për gjithë bëmat e këtij njeriu në vitet e tij të qeverisjes. Ajo duhet të rifillojë me vitin 1997 e hetimi të përfundojë me këtë thirrje gjakatare të këtij skuthi që Ramiz Alia na e la në derë si njeriun e fatkeqësive të popullit tonë.

 

– Ju këmbëngulni tek viti 1997. Por a ke dijeni, Andrea, për ndonjë urdhër të Berishës në vitin ‘97 për të sulmuar jugun, kur Gazidede u bë gjeneral?

– Po ka ekzistuar një plan luftarak i vërtetë, Xhevdet. Është në nderin dhe përgjegjësinë time të deklaroj

Andrea Dimushi

Andrea Dimushi

botërisht se ka patur një planikim të tillë luftarak. Si mund të lëviznin tanket, avionët, forcat, mjetet… Ky plan parashikonte edhe përdorimin e lëndëve helmuese luftarake. Kopje të këtij plani ka patur, ka qenë hartuar nga Adem Çopani dhe është punuar për të gjithë drejtorët e llojeve të armëve në shtabin e përgjithshëm. E ka pohuar Bujar Rama publikisht se duke qenë ushtarak ka marrë urdhër nga “komandanti i përgjithshëm” e si ushtarak nuk mund ta refuzonte. Duhet të jetë e qartë për të gjithë se as tetari më i thjeshtë nuk lëviz pa urdhër… le më gjithë ushtria drejt jugut. Ja, këtë e bëri Sali Berisha. Si mund të harrohet një akt i tillë i turpshëm luftënxitës dhe antikombëtar?

 

– Kush mund të dëshmojë për këtë?

– Janë shumë dhe janë shumica në Tiranë. Me këtë rast u drejtohem të gjithë miqve e të njohurve të mi që në vitin 1997 kanë marrë detyra luftarake dhe kanë vepruar me njësi të armatosura në zbatim të një plani të mirëfilltë ushtarak, në kundërshtim me çdo ligj të çdo kohe për forcat e armatosura. Por nuk i drejtohem çdo pjesëtari të forcave të armatosura të asaj kohe, ku bënin pjesë dhe ushtarakë të çdo lloj e kategorie njerëzore nga llumi i shoqërisë shqiptare!

 

– Kujt do t’i drejtoheshit me emër dhe mbiemër nga ish-ushtarakët e asaj kohe që të dëshmonin?

4– U drejtohem ish-oficerëve që kanë bërë betimin para flamurit kombëtar për misionin që atdheu u besonte të betuarve për mbrojtjen e lirisë e pavarësisë kombëtare, si e vetmja detyrë e shenjtë për çdo ushtarak nën betim. Unë i thërras këta të marrin guximin e të denoncojnë urdhrat që kanë marrë për luftë! Të pohojnë qëllimin forcat, mjetet, drejtimet e goditjes dhe qëllimin që synohej! Thërras të apelojë Gjeneral Adem Çopanin, Gjeneral Sheme Kosovën, Gjeneral Hysen Arapin, Gjeneral Bujar Ramaj, kolonel Sokol Mulosmani, Aqif Cikalleshin komandant i bazës së armatës, Gjeneral Baki Shehin, Gjeneral Perlat Sula, Gjeneralin dinjitoz të forcave të armatosura Kostaq Karoli (për dijenitë që ka kur mori detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë),i drejtohem sipas përkatësisë komandantit të aviacionit të vitit 97, Komandantit të Flotës Luftarake Detare, si dhe komandantëve të njësive tankiste. I drejtohem gjithashtu Drejtorit të Kimisë e të Xhenios, gjeneral Shpëtim Spahiut për ngjarjen e Gërdecit e për ngjarjet në vitin 97. Vazhdoj më tej me një apel gjithë hierarkisë të ish Shtabit të Përgjithshëm të vitit 1997. I drejtohem me apel ish-oficerëve që drejtuan degët e shërbimeve sekrete në qendër e rrethe, legale e ilegale! Vëllezër, koha ju thërret të dëshmoni, jo sepse dëshironi, por sepse jini betuar para flamurit kombëtar!

Mos ka mllef në këtë thirrje që bëni?

– Aspak. Unë u them këtyre ish kolegëve dhe ushtarakëve të lartë: Është në ndërgjegjen tuaj të ndaloni këtë bishë të rindezë një zjarr të ri kundër popullit tonë ndaj të cilit jemi betuar ta mbrojmë me gjak. Është në nderin e secilit të dëshmojë për atë vit të mbrapshtë, që njeriu që e gatoi të jetë para drejtësisë 5sot, sot, pasi nesër është vonë. Pse e them këtë? Sepse ai na ka tradhtuar në mision e qëllim. Ai dhuroi territor fqinjëve jugorë vetëm për pushtet personal, ai furnizoi makinerinë serbe të luftës me karburant për të shtypur vëllezërit kosovarë, ai bëri Gërdecin për të birin dhe 21 Janarin duke vrarë popullin e tij për pushtet.

 

– Kjo është punë e Prokurorisë dhe natyrisht një provë e rëndësishme për të, apo jo?

– Kini të drejtë. Kjo është prova më e fortë për drejtësinë shqiptare. Por nëse nuk denoncojnë ushtarakët, prokuroria kurrë nuk do e marrë Salën të dëshmojë dhe gjykatat ta dënojnë. Ato i ka emëruar vetë ai për të shpëtuar si në çdo rast edhe me këtë thirrje për përmbysje pushteti me armë e gjak. Nëse vërtet do merren armë (nuk besoj se ndodh kjo), as vrimë miu nuk do ketë për të jo me helikopter për ta lëvizur e shpëtuar. Kam përshtypjen se do përfundojë më keq se Gedafi./ Xhevdet Shehu-DITA

sali

April 22, 2016 11:07
Komento

19 Komente

  1. tomsojeri April 22, 11:34

    Po zgjidhet lemshi kriminel i tradhtarit Sal qeni !Pas Izet Haxhis ja fillove edhe ti Andrea e pas teje,nese ka ngelur burreri shqiptare duhet te flasin dhe emrat qe ti permend !Bravo Andrea ,e shof qe po fillon nga posht xherdhitja sepse atje lart ku duhet ,jan paralizuar duar e mendje ! Sepse atje lart ku duhet, qent e rahur nuk lehi dot, se kan po ate er me ate qe therret per luft ! I erdhi dita me duket atij edhe ktyre qe me pasivitetin ,apo kalimin but but te ksaj thirrje te xhveshin veten para ppullit shqiptar !! Kujdes Andrea se mos te vjen ndonje “tull” kokes e “humb” memorjen pastaj se te ka afer ky qen ndryshe nga Izeti …..

    Reply to this comment
    • Henrik April 22, 14:20

      Kryeprokurorit te Republikes kete radhe t’i vihen kembet ne nje kepuce:O COJE BERISHEN NE GJYQ,o do shkarkohesh vete dhe do shkosh ne gjyq!
      Edi Rama,Ilir Meta!
      Ne se jeni te PA PERLYER NE KRIME DHE TRADHETI NDAJ ATDHEUT,beni detyren sot:COJENI BERISHEN NE GJYQ!
      Ne se nuk e beni atehere jeni po aq TRADHETARE Si ai!

      Reply to this comment
  2. Kunati i Ilir Lames April 22, 11:59

    Çfare pune ka bere ky njeri deri me 1997 ?
    Shef i SHIK ne PG ?

    Ky mbante ne shenim se kush lexonte gazeten Zeri i Popullit. Kush kapej me gazete ne dore, pushohej nga puna.

    Reply to this comment
  3. ABC April 22, 12:22

    Shyqyr te themi qe kreret e ushtrise asaj kohe (me te shumtit dhe te dores te vjeter ) i dolen kundra. Se po te ishte per disa kolonel dhe nen -kolonel qe ishin futur ne rradhet e ushtrise nga vet Saliu ishin gati per ta realizuar planin e tije.

    Reply to this comment
  4. MH April 22, 12:32

    Berisha ka pune per vetveten per kete dite!
    Cfare e zgjateni!!!
    Futeni ate qelbesire ne burge dhe shqiperia merr oksigjen te paster,pa shpifje ,kercnime ,korrupsion e krime.Nuk kuptoni qe dhe ithtaret e tije te vathes heshtin.Edhe nese hapin gojen diskreditohen deri ne mbyllje te gojes sepse te gjithe jane qelbesira.
    Harruat :Do ju ngrij buzqeshjen ne buze.Rraseni brenda kete handrak te qelbur!

    Reply to this comment
  5. KOZi April 22, 13:04

    Gjeneralet jane ushtarake dhe nuk flasin. Nuk folen kurre as Gjeneralet e grupit pucist te Beqir Ballukut ! ……..

    Reply to this comment
    • Henrik April 22, 14:37

      Kryeprokurorit te Republikes kete radhe t’i vihen kembet ne nje kepuce:O COJE BERISHEN NE GJYQ,o do shkarkohesh vete dhe do shkosh ne gjyq!
      Edi Rama,Ilir Meta!
      Ne se jeni te PA PERLYER NE KRIME DHE TRADHETI NDAJ ATDHEUT,beni detyren sot:COJENI BERISHEN NE GJYQ!
      Ne se nuk e beni atehere jeni po aq TRADHETARE Si ai!

      Reply to this comment
    • roberto April 22, 14:40

      Gjeneralet ne se nuk flasin as sot eta jane po aq TRADHETARE TE ATDHEUT sa edhe krye tradhetari i urryer Sali Berisha!
      Flasin vetem gjeneralet e PAPERLYER!
      I pari qe duhet thirrur te deshmoje duhet te jete Adem Copani nga SHBA-ja!
      Ai eshte nga ish ushtaraket njeriu me i poshter pas Berishes qe i sherbeu shkaterrimit te vendit!

      Reply to this comment
  6. MH April 22, 13:46

    Asht e vertet se koha per denimin e keti ka ardhur dhe ka ikur.Deklaron Z.Dimushi.
    Po ky asht nji improvizues qe e rinovon me shume vullnet e pasion ne cdo moment kohen per tu denuar edhe pse iken.
    Do te shtoj daten 14 shtator 1998 kur ushtria ithtare e percjelljes se Hajdarit ne vorr ndryshoj kurs 90 grade dhe i versul “Kulles”Qeverise Nano duke e pushtuar me djegje e vjedhje cfare mund te vidhnin militantet ushtarake te Berishes ne ate institucion Kryeministriet.Skaljoni tjeter me ne krye vemjen Mediu pushtoi Televizionin te vetmin publik qe kishte ne ate kohe Shqiperia.Si shperblim e vendsoi Min.Mbrojtje per te luajtur me jeten e njerezve ne ortakeri me Zenin.
    A do ti kujtohet Berishes keshilla e ish ambasadorit te pare amerikan ne Shqiperi z.Rajerson,pak a shume si ma poshte:
    “Mos qendro me ne pushtet.Lerja te tjerve ngarkesat e kohes.Mos i merr te gjithe per vete.Je i dobet fizikisht me shpatulla te krrusuna per ti perballuar.Une do te shtoj ngaqe asht nga mendt si rrenje dellije i pabindshem nga qe sia thot truni.Asht i lodhune edhe menderisht identik si nji tru shterp.

    Reply to this comment
  7. Ajas Demirxhiu April 22, 14:08

    FLM Zoti Demushi,
    Po pse dhe ky Bujar Rama ,psikopati eshte gjeneral.
    Ne dreq vafte kjo pune.Bujari,nje njeri i ulet me karakter te dobet njeri medioker,karieriste,servil dhe bashekpuntor i sigurimit te ushtrise.
    Bujar nuk duhet te pyetet por ai duhet te japi llogari perpara ligjit per urdherat qe ka perpiluar dhe zbatuar me B.Gazideden,ky eshte njeriu me i rrezikeshem nga i pa dituri dhe servili prit gjithcka.turp..pune krimineli

    Reply to this comment
    • Samiu April 22, 18:56

      Po gjeneralet i ben politika Ajaz…. nuk i ben karriera e tyre e ndershme… harrove qe Saliu i beri gjenerale 30 vjecaret si Luan Hoxha etj dhe pastaj i akuzoi po vete per Gerdecin?… ata behen nga politika per ti sherbyer politikaneve….

      Reply to this comment
  8. Zhozituta April 22, 14:50

    Amin per fjaline e fundit.

    Reply to this comment
  9. Burg KRIMINELIT dhe HAJDUTI te SHQUPIT April 22, 18:59

    Ku cuni me floke te verdha ne krah te dhjathe e ka emrin Kudret Morina eshte Kuksian. Ka ardhur ne Tirane gjate periudhes se bathores. Po nuk u u drejtesia atje, pa u future ne burg KRIMINELI ndyre dhe SHQUPI hajdut I rruges se kombit me serben e tij, nuk do kete rehat ai vend.

    Reply to this comment
  10. Antikonformisti April 22, 19:22

    Ashtu eshte Dimushi! Populli thote “Me mire vone se kurre” dhe pohimi dhe thirrja jote, nese eshte e sinqerte eshte ne sinkron me kete thenie proverbiale. Sali Berishes i duhet bere nje gjyq qe te jete shembull jo vetem per bashkepunetoret e tij ne krime, siç jane nje pjese e mire e ketyre gjeneraleve te graduar nga Berisha, por duhet t’i kaloje caqet e kufijve shgqiptar, per t’i treguar dhe botes se diktatoret nuk do te gjejne kurre ndonjehere vrime miu te qelbur per t’u mbrojtur. Per Sali Berishen dhe per ndonje tjeter duhet te rikthehet qofte dhe perkohesisht denimi me vdekje. qofte dhe si nje mesim per te tjeret. Por per kete zgjidhje duhet ne rradhe te pare te nisin procedurat e shkarkimit te Bujar Nishanit si ushtar kukull dhe mbrojtes i Berishes dhe kryeprokurorit aktual Adriatik Llalles, si nje nder njerzit qe ja ka futur qellimish gjumit mbi dosjet e krimit te Berishes.

    Reply to this comment
  11. demo April 22, 20:02

    Populli ja bori n`to SHIK-un e tmerrshem Sali Berishes,por nuk e lane Nanot,Majkot,Finot te vazhdonte marshimi i popullit se nuk do ta kishim kete plere perjetesisht neper kembe.

    Reply to this comment
  12. Thanasi qe ta plasi April 23, 00:17

    Akoma del e fle ky kellira. Ky eshte nje vemje e rralle ne llojin e tij. Del e flet se ka shkuar ne Austri e ka kerkuar azil se gjoja i rrezikohet jeta. Deri para ca muajsh dilte e shetiste ne rruget e Tiranes e bente biznes se kishte dy agjenci imobilare. Po ta njhnit se cfare qelbesire eshte jam i sigurte qe nuk do merreshit fare me Berishen megjithese ky e meriton burgun prej kohesh

    Reply to this comment
    • brave April 25, 14:12

      Po more Thanas, Nje qelbesire qe nen pushtetin e Berishes beri para, dergoi gocat ne shkolle jashte shtetit, ju ka krijuar fobi per te qene te parat ne mode, i mesoi si te gjejne burra (duke ja marre te tjerave) qe te vazhdojne t’i mbajne me para, tani qe babai i la te tera ne bixhoz.
      Ka mbet pa leke dhe merr ndonje honorar nga gazeta… eshte njesoj i rrezikshem me thirrjet qe ben, pasi s’ka asnje vlere si njeri.

      Reply to this comment
  13. Anesti April 23, 11:44

    Cfare duhet te denoncojne ushtaraket? Po a nuk jane keto pjesa me e indoktrinuar dhe me e privilegjuar e shoqerise shqiptare? Po cfare ushtrie kishim ne? Ushtri e diktatures se proletariatit, qe nenkupton diktaturen e diktatorit Enver Hoxha. Keto i perzgjodhi Enveri nga vendet me te varfera dhe nga te pabreke u gdhine te brekun, nga te uritur, u gdhine me menxe guzhine dhe kamarier, nga te palare, me dushe me uje te ngrohte, nga te pa ditur, me libra, bibloteka dhe petagoge, deri ne ushtrime stervitore ushtarake dhe sportive. Pervec ketyre kishin nje rroge te mire, shtepi te bollshme, privilegjin per te punesuar gruan ne nje detyre te privilegjuar, privilegje per femijet familjen fisin fshatin krahinen.Por kishin dhe ne mundesi per te dale dhe jashte, pra ne Moske, Prage, etj. Cfare do ti pyesesh ketyre ti kur tere politika ne demikraci eshte per ti rikthyer pushtetin trashegimtareve te diktatures. Pyeti keto se si u menaxhua korrupsioni dhe keto dhe bijte e tyre e benin ate. Pyetini se si dhe ku u liruan nga detyra moren pernsione qe ne moshe 35 vjec, kur tere masa e punetoreve doli me 6 muaj – 1 vit asistence dhe me pas doli ne rruge. Pyeti keto si u integruan ne procesin e paisjes me pasaporte dhe me viza, por dhe si duhet te paguaje per tu arratisur me gomone dhe keto kontrollonin trafikun. Pyetini keto se si i derguan femijet ne shkolla prestigioze, ndersa ne te djathtet qe na mbante nen tutele Berisha sorrollateshim gjyqeve per prona qe si morem kurre. Per cfare do ta denosh Berishen, se te sherbeu me besnikeri, ty si ushtarak dhe tere trashegimtareve te diktatures? Nese sot shohim se Katovica u realizua me sukses, atehere eshte Berisha qe e realizoi ate. Britmat e tije, thirrje per arme jane detyra, qe nje klan i perbashket qe drejton kete vend kerkon te zbatoje, sigurishte per ti shpetuar Byrose se Hetimit qe do te kaloje ne site ate 6% te popullsise qe zoteron tere pasurite e vendit.Ligji per arme per kete kategori ka qene dhe eshte ne fuqi. Po 94% e popullit vfare do te mbroje me arme, morrat qe ju ushtaraket dhe tere soji juaj miljoner keni lene pa vjedhur?

    Reply to this comment
  14. Bato Mokra April 23, 18:27

    Ne te vertete, gjyqi kunder Saliut ka nise qe ne nentor te 1994-es, mos me thene qe ne korrik te 1992-es, kur populli ia rrembeu pushtetin e vjedhur me 22 mars te atij viti. Dhe, gjyqet-maratone nuk kane patur te sosur deri ne 2013 e 2015, por ajo qe kerkon URGJENTISHT populli i revoltuar nga ky kryekriminel e Perbindesh, qe na ra per hise, ne periudhen me te mire, e cila s’do te merrte emrin e ketij banditi (s’e merr kurre ne kuptimin pozitiv, konstruktiv, ndretues, perkundrazi), por do te quhej periudha e prosperitetit, eshte qe t’i jepet pretenca, te denohen. Po atij nuk i dalin as 1000 jete, qe te shlyeje ate qe i ka bere si misionar i reaksionit me te zi antishqiptar pergjate 25 vjeteve. Mbase me te, duhet te rikthehet edhe ligji per denimin me vdekje. Po atehere do te plase “sherri popullor”. Se cdo individ, familje, lagje, fshat a qytet do kerkoje ta kete ai/ata kete ekskluzivitet. Pra te varet para shtepise se tij, para lagjes, ne sheshet e rikontruktuara, ose te behet nje tur me kufomen e tij neper Shqiperi, (cfare asosacioni “Udhetim ne vjeshte”?!) per te deshmuar fundin e haleve antikombetare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*