“Gjenerali duhet të jepte përgjigje më burrërore për Enver Hoxhën”

May 6, 2019 11:21

“Gjenerali duhet të jepte përgjigje më burrërore për Enver Hoxhën”

Në moshën një shekullore që gjeneral Rrahman Parllaku arriti një muaj më parë, mbase nuk do të ishte mirë të përfshihej personalisht në vorbullën e “principialistit” Agron Tufa, i cili ka marrë përsipër t’u mbushë mëndjen shqiptarëve dhe më tej, se ata që udhëhoqën dhe realizuan një luftë të drejtë siç qe ajo N.ÇL. kundër nazifashistëve pushtues dhe shërbetorëve të tyre vendas, nuk qënkeshin njerëz që meritojnë nderet e duhura, por të quhen vetëm “kriminelë”.

Nuk do të ishte mirë për të mos e lodhur dhe stresuar gjeneralin, jo vetëm për moshën që ka, por edhe për të mos  “u nakatosur” në këtë çështje për prestigjin e tij, si i vetmi “Hero i Popullit” i asaj lufte në Shqipëri e mbase në të gjithë ish Aleancën e Madhe Antifashiste të asaj kohe, i cili vazhdon të jetë gjallë.

S’do ishte mirë edhe për faktin se gjeneral Parllaku e ka kryer me nder misionin e tij ndaj vendit të vet dhe mes atyre që kanë mbetur gjallë, ai është më i pa krahasueshmi. Si të thuash, “Monument i gjallë lufte’’që e nderon këtë vend.

Çka them, e kam sinqerisht dhe ruaj respektin që ai meriton si një prej të lavdishmëve mes bashkëkohësve të vet. Mirëpo çuditërisht, emri i tij është  i 196-i në listën prej 265 komandantëve antifashistë, që një dikush që quhet Agron Tufa, i cili për moshën që ka i bje si të jetë”nipi” i gjenaral Parllakut, dhe edhe pse është me rrënjë malësori sikurse gjenerali, nuk e ka kursyer aspak atë por  e ka shpallur “kriminel lufte” në prag të 100 vjetorit të tij të lindjes. “Dhuratë” më të “bukur” për një antifashist të orës së parë, nuk do të gjendej askund.

Pra, për Agron Tufën dhe ata që kanë një mëndje me të, nuk mjaftojnë të quhen të tillë vetëm ata që i shpëtuan asaj lufte, por edhe dëshmorë dhe “Heronj të Popullit”, si Mustafa Matohiti, Xheladin Beqiri (Karadaku), Hajdar Dushi,Rexhë Deliu, Hysen Çino, etj,që ranë në atë luftë pa i shkuar kurrë në mënd njeriu se një ditë ata do të delnin “kriminelë”, siç po i nxjerr kategoria e Agronëve.

Me siguri që gjenerali do ta ketë marë vesh këtë fakt. Do t’i ketë mjaftuar qoftë dhe kurioziteti për të mësuar kush janë emrat e bashkëkohësve të tij që po lakoheshin si “kriminelë lufte”, për t’u njohur me atë listë, ku mes të tjerave do të gjente edhe emrin e vet. Por edhe në mos e ka parë vetë atë listë, mund të ketë vënë një të afërm dhe mund t’ia ketë bërë këtë shërbim fare të thjeshtë. Besoj se kështu do ketë ndodhur, sepse Gjeneral Parllaku nuk ka se si të mos ketë patur ndjeshmërinë e duhur për një çështje që ka sakrifikuar rininë e tij.

Mirëpo, gjenerali sa shohim deri tani, po hesht e nuk po ndjehet ! Mbase mendon se me që Agroni drejton një të ashtuquajtur “Institut …”që është pjesë e shtetit dhe ky lloj sheti e ka vlerësuar gjeneralin me tituj nderi (veç atyrë që ka marrë në kohën e Enverit), nuk ka dëshirë të futet “në shërr” sepse edhe Agroni është “i shtetit”!.

Mirëpo, gjeneralit duhet t’i shkojë në mëndje se të paktën ata bashkëluftëtarë  që jetojnë, diçka e presin prej tij rreth kësaj paçavure të stisur nga tufat e çelove. Kujt më shumë se atij sot, mund t’i ndriste fjala dhe mund t’i zinte vend llafi për të marë në mbrojtje shokët e tij të idealit dhe për të demaskuar këtë lloj maskarade që e sërvirin njerëz inatçorë, hakmarrës, shpirtzinj, meskinë, mohues të vlerave pozitive dhe qejfbërës të të mundurve nga ajo luftë (pushtues apo kuislingë vendas, qoshin ata), si puna e këtyre agronëve.

Përsa kohë që gjeneral Parllaku arrin të bëhet pjesë e ceremonialëve në Presidencë, në Bashkinë e Tiranës apo gjetiu që i iu kushtuan atij për nderimet që iu bënë për 100 vjetorin e lindjes, dhe përsa kohë që ai gjen mundësinë të flasi për jetën e tij në studio televizive  (sikurse në atë të gazetarit Qafoku), apo të japi edhe opinione personale për disa figura të asaj lufte, mbase duhej ta ndjente si obligim të thoshte pak fjalë edhe për këtë listën “e kriminelëve”  të Agron Tufës.

Mjafton dëshira e tij për të dhënë një opinin si pjesëmarës  qoftë edhe minimalisht në këtë debat, dhe zor të mos intervistohej  edhe në banesën e tij, nga shumica e televizioneve shqiptare. Një ish personalitet aq i lartë ushtarak e politik në luftë e më pas (Komandant Divizioni gjatë luftës dhe Anëtar i Komitetit Qëndror të P.P.SH. dhe zv/Ministër Mbrojtje, etj,  më vonë),që ka njohur jugun dhe veriun e Shqipërisë si rrallë kush tjetër dhe ka luftuar deri në territoret ish jugosllave, mbase duhej të kish thënë ca fjalë në mos për vete, të paktën për disa emra që kanë qënë simbol krahinash e patriotizmi në atë  luftë si, Spiro Mojsiu, Omer Nishani, Haxhi Lleshi, Myslym Peza, Zylyftar Veleshja, Baba Faje Martaneshi (Mustafa Xhani), Sejfulla Malëshova, Mustafa Gjinishi, Dali Ndreu, Jaho Gjoliku, Maman Saliu, Riza Kodheli, Kadri Hoxha, Zalo Zvarishti, Zyko Kalivaçi, Riza Veipi, Xhako Merko (Kajca), Sali Ormëni, Gjin Marku, etj që tashmë janë shpallur ‘kriminelë lufte” bashkë me të.

Të ishte shprehur, se do t’u vinte mirë edhe pasardhësve të këtyre luftëtarëve. Aq më tepër që gjenerali në fjalë provoi edhe disa vite persekucion nga regjimi komunist për të cilin luftoi dhe për çudinë tjetër “historiani” Agron e radhit në listën famëkeqe atë dhe mjaft të tjerë që pësuan të njëjtin fat si ai, duke i shpallur për të dytën herë “armiq”: një herë nga komunizmi dhe nje herë nga demokracia, alias borgjezia e sotme. Sepse të jesh kriminel, nuk mund të jesh patriot, por një armik i shoqërisë.

Lipsej ta bënte gjenerali këtë pako-gjë, dhe lus që mbase e ka ndërmënd ta bëjë. Fundja, të mos heshtij për veten e vet, sepse do të duket sikur është dakord me atë listë, sikur e pranon të etiketohet si i tillë. Do të duket sikur është pro me Agronët, me fushatën denigruese që ka ndërmarë soji i tyre ndaj figurave kyçe të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare;  sikur është në një mëndjë të quhen “kriminelë” sikurse ai, edhe shokët e tij të asaj lufte. Gjë, që nuk e besoj kurrë.

Madje edhe Agronët, përsa kohë që ëshë ende gjallë ky “Hero Populli” dhe komandant lufte me rëndësi, mund të thonë një ditë, që : “e patë që për këtë çështje nuk foli as  gjeneral Parllaku…? Nuk foli se e ndjehej  fajtor…”. Mirëpo, dëborën e bardhë të malit, sado që ta dhjesin qëntë, ajo nuk pëlytet, nuk  ndotet nga të dhjerat e tyre.

Gjenerali për vitet që ka “mbi kurriz” dhe përvojën e gjatë si ushtarak, komandues dhe deridiku politikan, besoj se e di fort mirë se opinioni ose sqarohet për të vërtetat, të cilat nuk mund të jenë disa por një e vetme, ose mbarset me të pa vërtetat, me shpifjet dhe trillimet, që në rastin konkret baltosin epopene e luftës antifashiste N.ÇL. që mesa e kemi parë e degjuar, general Parllaku e ka mbrojtur atë. Atëherë, pse zoti Parllaku nuk e mer mundimin për pak fjalë që i lipsen kohës? Gabimet e bërë aty-këtu në atë luftë edhe nga përfaqësues të nacional-çlirimtares, çka historia jep shëmbuj se ndodhin në çfardolloh lufte qe quhet e drejtë, nuk mund t’i japin privilegjin askujt, aq më pak atyre që nuk  e kanë përjetuar atë që sot me kollajllëk e quajnë “luftë civile” ose “luftë vëllavrasëse”  dhe gjithë barra e “së keqes” i takoka atyre që iu përveshën me pushkë pushtuesit.

Po ata që Agronët i quajnë “viktima” si puna e ballistëve, të cilët u bashkuan me nazistët dhe bashkë me ta çfar nuk bënë në Borovë të Kolonjës, në Vranisht të Vlorës, në Biovizhdë të Përmetit, etj, ku pushkatuan pa gjyq me dhjetra e qindra të pafajshëm, “patrotë” lipsen të quhen ?! Po krimet e tyre reale, në cilin defter futen dhe në cilën listë do t’i jepen opinionit ? Por opinioni i di me kohë dhe s’ka nevojë për paçavure dalëboje. A ka ndonjë far “kuti”ky lloj historiani që të përcaktojë fjala vjen ndonjë bombardim të NATO-s gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, kur predha të tyre pa dashje qëlluan deri karvanë me kosovarë dhe krijuan viktima?

A mundet që për këtë shkak ajo ndërhyrje e NATO-s në përballjen Kosovë- Sërbi, duhet të quhet prej këtij njeriu si veprim kriminal dhe luftë jo e drejtë? A ka prapanicë ky njeri ta quaj “krim” edhe atë?

Mbase per shëmbuj të tillë gjeneral Parllaku mund të bënte një lloj shërbimi duke e thyer heshtjen, pa e lënë me nënkuptim. Nëse i druhet kundërvënies të këtij soji, nga që vetë Parllaku (siç lexojmë në intervistën e tij të kohëve të fundit  para gazetarit Qafoku), ka deklaruar se,” në luftë kam vrarë dy robër lufte gjermanë  sepse nuk kisha ku t’i çoja…”, dhe Agronët duan t’ia mbajnë si “avaz” se u vjen keq për pushtuesit, kjo është tjëtër çështje, por në luftë siç thotë vëtë gjenerali, “o vret, o të vrasin…”.

Të njëjtën gjë do të kishin bërë edhe dy gjermanët po të kishin kapur rob Parllakun, pavarësisht humanizmit njerëzor. Agron Tufa dhe Tufistët e tjerë, do të gëzoheshin pa masë sikur të kish “pendesë” për kësi rastësh vetëm prej këtyre luftëtarëve, sikur ata minimalisht të në shënjë “pendese” të dorëzonin medaljet nga ajo luftë dhe më pas do t’i jepnin të drejtë vetes deri “në shënjtërim”.

Personalisht, me atë luftë më lidh më e pakta viti i lndjes, por nuk mund të mos kem gjykimin tim për historinë e saj. Nuk e di sa të drejtë ka dhe sa ka mundur të ruaj ekuilibrat në vetvete gjeneral Parllaku, kur në intervistën e lartpërmëndur ndër të tjera pyetjes së gazetarit, se si e vlerëson ai, Enver Hoxhën, merr përgjigjen prej tij: “ Vendi i Enver Hoxhës në histori është në koshin e plehrave…”

Sigurisht është e drejta e cilitdo sikurse edhe e gjeneralit të ketë gjykimin e vet për dikë, por a nuk bje pak në konflikt interesi gjenerali në fjalë kur “Hero Populli”është bërë pikërisht për atë që ka dhënë në atë luftë, e cila është udhëhequr nga Enver Hoxha?  Nëse do të shfaqia edhe une mendimin tim për këtë gjë, them se mund të kishte një përgjigje më burrërore prej tij.

Nëse Enveri  nuk paska patur qoftë edhe pak merita për udhëheqien e asaj lufte, si ka mundësi që ata si puna e gjeneral Parllakut i qënkan bindur një “plehraxhiu”, kur me në krye atë kurorëzuan me sukses një luftë që e njohu të drejtë edhe bota e përparuar? “O vil, o mbaj shportat…”, thotë një fjalë e popullit nga jam unë. Pra, o me luftën me gjithë komandantin e saj, o kundër luftës dhe nuk vlen as komandanti.

Është njëlloj sikur Divizioni që komandoi zoti Parllaku në luftë deri tej kufijve tanë shtetërorë, të jetë i vlerësuar për atë që bëri, ndërsa rroli i tij si komandant në atë Divizion të konsiderohet “xero”, punë “plehrash”. Trimëria pas betejës dhe urtësia mbas kuvendit, nuk kanë vlerë. Le të jemi më njerëzorë në gjykim , më me këmbë në tokë para kujtdo.

Zor të ketë ndodhur në botë që një luftë të fitohet, dhe komandanti nuk vlen, ose  lufta vlen por Komandanti i Pëgjithshëm është për “në plëhra” dhe ata më poshtë tij, janë “Hëronj” të vërtetë! Pa dashur të marr kurrë rolin e diktuesit, aq më tepër ndaj një njeriu me vlera të mëdha lufte sikurse është gjenerali Parllaku, mbase do të ishte mirë  të ndahej prej tij vlera e Enverit si komandant Lufte dhe gabimet që janë vërejtur tek ai dhe tërë udhëhëqia kolektive më pas.

Nuk mund të ketë “insan pa noksan”, njeri të pagabueshëm, por kurrësesi pa asnjë vlerë. Absolutizmi, është fukarallëk në mendim, është stepje para së vërtetës. Kam bindjen se pikërisht prej urrejtjes që kanë një takëm ndaj emrit dhe funksionit të atij njeriu në luftë e më pas, urrehen masivisht edhe shumë komandantë të asaj lufte, tentohet të nëpërkëmbet e injorohet çdo arritje e mëparshme. Është për të ardhur keq që e kemi më lehtë të pjellim sherre se sa ujdi e mirëkuptim mes njëri-tjetrit, që i besojmë më shumë gënjeshtrës se sa të vërtetës, që jemi të prirur të shohim më shumë “qimen” tek syri i tjetrit se sa “trarin” në syrin tonë, që heshtim kur duhet folur dhe çirremi kur nuk është nevoja, që mburremi kur na lëvdojnë dhe strukemi kur lipset kundërshtimi.

****

Gëzim Voda, Tiranë, maj 2019. Botuar në Dita në rubrikën e letrave drejtuar Kryeredaktorit

May 6, 2019 11:21
Komento

56 Komente

  1. Une ... May 6, 11:35

    Te lumte Gjeneral Parllaku !
    Respekte …
    Fjala jote – madheshtore.
    “Enver Hoxha ne Koshin e Plehrave”.
    Ata e ka vendin.
    Lukunia e enveristeve dhe te lehin si qente e rrugeve.

    Reply to this comment
    • Kol Shkurti May 6, 13:46

      Kuqalashët kanë filluar të kalojnë nga e kuqja në të nxirë !!! Sa më shumë dalin të vërtetat rreth luftës dhe krimeve të tyre, aq më shumë kuqalashët kalojnë në nxirje !!! Trishtueshëm është një proçes i pakthyeshëm kimik….. Janë bërë vërtetë për të ardhur keq dhe për tu mëshiruar. Pendesa është ajo që ndan popujt në të civilizuar dhe jo. Edhe pse luftën dhe gjithë sakrificat që bënë dëshmorët ( por jo 28,000 se kjo shifër është tashmë turp të dëgjohet, lëre më të komentohet ) nuk jua ka mohuar dhe nuk do tjua mohojë kurrë askush, individët e tillë si gjenerali Parllaku, sot ndjehen me turp, për arsyen e thjeshtë, sepse ata nuk duan të mbartin mbi shpatullat e tyre peshën e rëndë të atyre krimeve që për gati gjysëm shekulli me radhë na u shitën si guxim, trimëri e heroizëm. Për fatin tonë të mjerueshëm si komb, njerëz të tillë që shfaqin pendesë, kanë pas qënë numëruar me gishtat e dorës, prandaj edhe Ne jemi aq shumë prapa Europës dhe popujve të tjerë civilizuar.

      Reply to this comment
      • pirua May 6, 18:35

        Po çfare pret dhe ti shkrues nga halete, veçse eren e mutit. Duket qe dhe gjenerali e paska pase hak ate qe i beri Enveri, ndersa keta te sotmit as e kuptojne fare se s’kane se ç’bejne me por me keto qe flasin e shkruajne: te hane mutin dhe te lene bythen. Kaq, historia shkruhet me vepra dhe ruhet ne trashgimtarin popull, librat e neofashisteve jane per te pastruar pislleqet.

        Reply to this comment
    • Protesta May 6, 20:43

      O “une”,qe me hengsh mune!
      Rahman Parllaku eshte pjese e pucisteve ne ushtri,qe donin te organizonin grusht shteti per te rrezuar Enver Hoxhen,por deshtuan!
      Le ta sqaroje ky sharlatan se pse u denua,cfare “diagnoze” i vune,kush ishin faktet dhe provat qe ju dhane ne gjyq,kush ishin deshmitare dhe cfare mbrojtje i beri ai vetes ne gjyq!
      Keto te sqaroje Parllaku,pastaj te vleresoje Enver Hoxhen!

      Reply to this comment
    • Raimond vlonkati May 7, 03:21

      Ky Perllaku esht nje rot kari me moral qelbesire , dhe qenka tipiku i malokut primotiv.
      Njelloj si Sala qe mburin vetem njerezit e krahibes se tyre

      Ikni more muter se ju jeni njerez per iventar ne Shqiperi , per te plotesuar 3 milioneshon ,

      Sa per Enverin , ky Perllaku bashke me lolet e tij nuk i harijne as te koqet Enverit

      Se Enverin e mburr Enciklopedia Britanike qe esht nje Sistem referimimper cdo figure ne Bote ,
      dhe nuk ka mgelur ta vleresojne 5 lopcare te dale mga shpellat

      Plus qe gjith populli shqiptar e ka ne zemer Enverin , se Enveri mendonte dite e nate per ne njerezit e thjeshte ,
      Nuk ishte si keta bajraktarwt tuaj qe mendojne betem per bete dhe kelyshet e tyre

      Enverin e donin dje shume dhe akoma me shume dhe me mall e duam sot

      Populli Shqiptar e ka gdhendur kujtimin e Enverit ne zemren e tij ,
      Ka me qindra mijera kenge , njera me e bukur se tjetra ,
      Ndersa per sojin tuaj o Perllak muti nuk ka asnje kenge te vetme asnje fare ,
      per junka vetem parodi humori

      Populli shqiptar ju ka mbuluar me Perbuzje & Neveri te pafund

      Reply to this comment
      • Kol Shkurti May 7, 13:54

        Moj Rajmonda VlonKa*i, vetëm më thuaj se cila enciklopedi është ajo që e “mburrka” Qoftëlargun që dashuron ti dhe sëra jote kuqalashe akoma edhe sot e kësaj dite, sepse më ka kapur e qeshura dhe nuk po pushoj dot….hahahahahaha !!! Jetoni dhe rroni akoma me mjerimin tuaj dhe me kujtimet e Qoftëlargut dhe mundësisht masturbohuni kolektivisht po të doni duke mbajtur fotografinë e Dullës përpara deri sa të kaloni në ekstazë, se ndoshta do të ndjeheni më mirë. Njerëzve si ty që vajtueshëm ju ka ngelur ora akoma në vitin 1990 nuk duhet ti thuash më shumë se fjalët e profetit, Fali o Zot se nuk dijnë se ç’bëjnë. Por ju jeni kthyer në krijesa të tilla që as edhe të falurën nuk e meritoni më. jeni bërë për të ardhur keq.

        Reply to this comment
  2. vladimir bizhga May 6, 11:54

    MbAS PILAFIT TE GJITH BEHEN BURRA.

    Reply to this comment
    • Arben May 6, 13:59

      KY KA QENE BURRE QE NE KOHEN E PILAFIT.

      I VETMI KOMANDANT I USHTRISE CLIRIMTARE

      QE NUK MASAKROI VELLEZERIT E KOSOVES

      NE FUND TE LUFTES.

      U NISEN 4 DIVIZIONE ME NE KRYE KRIMINELA SI

      SHEFQET PECI DHE CO.

      VETEM DIVIZIONI ME KOMANDANT Z. RRAHMAN

      PARLLAKU U SOLL NJEREZISHEM ME VELLEZERIT

      TANE NE KOSOVE.

      SLLAVO-KOMUNISTET, ANTISHQIPETARE TE TIPIT

      SHEFQET PECI, QE KOMANDONIN 3 DIVIZIONET

      E TJERA NUK LANE MASAKER TE PESHTIRE PA

      U BERE VELLEZERVE TANE NE KOSOVE.

      Reply to this comment
      • shqipe May 6, 18:46

        Ok,por si e la Enveri gjall kete gjeneral qe nuk i masakkroi vellezrit kosovar dhe qe u suall aq mire me ta?!…Ky gjenerali nga fshati flamur nokes,ne kohe te Enverit,ka jetuar keq e mos me keq,shume here edhe pa buke i jane gdhire femija.diten qe mbushi nje kuntal u kujtua te thote per triskat apo tollanat!…E mor Arben,o vellai me hajali i agrn tufes, ç’ti besh,duhen zbatuar detyra, qe u ka lene sali gjirizi…

        Reply to this comment
        • Kol Shkurti May 7, 14:21

          Arben,

          Arben, nuk i ka dalë gjumi letargjik ende kuqalashëve, për një fakt shumë të thjeshtë. Ata dhe për fatin e keq një pjesë e konsiderushme si ata, besojnë ende në librin e rëndë me kapakun e kuq që shkruante sipër “Historia e PPSH”. Gjithë popujt anembanë botës kanë mësuar, mësojnë dhe do të mësojnë historinë e popujve që ata i përkasin, kurse Ne Shqiptarëve mjerueshëm, na u servir në të gjithë nivelet shkollore historia e një force politike që bëri çfarë ishte e mundur që ta shkatërronte njeriun në të gjitha aspektet shoqërore dhe ekonomike duke arritur deri atje ku zor se ka të krahasuar me kombet e tjerë. Kështu që nuk kanë faj nëse ëndërrojnë që Qoftëlargu, ose dikush që ti shëmbëllej atij të kthehet sërish. Mëshiroji o Zot !!!

          Reply to this comment
  3. nipi i A.Rustemit May 6, 12:09

    Thuhet se ‘pleqve nuk duhet tu degjojme pordhet po fjalet’.Gjeneraleve qe u jane lopesuar karakteret ne keto 30 vjet perfshi edhe Moisiut jo vetem fjalet ua shkruajne te afermit si bythe qire por edhe pordhet u dalin nga gojet e tufave.Tufa duhet ta marre vesh mire se po perdoret si kamikaz nga kreret e ISIS dhe kamikazet kane te gjithe nje fund :Dergohen ne Boten tjeter ne emer te alla akbar ku atje i presin 7 gra te shendosha e te virgjera qe nuk ngopen se beri seks!

    Reply to this comment
  4. Niku May 6, 12:21

    Perse mereni me kete plak te rrjedhur? Ne fakt ky nuk ka qene asnjehere ndonje personalitet. Merita e vetme e tij eshte se rojti 100 vjet. Asnjehere nuk ka patur mendim personal, por drejtohet andej nga fryn era. Edhe tani keshtu po ndodh. U ben qejfin atyre qe jetojne dhe shan ato qe kane vdekur!

    Reply to this comment
    • Psss... May 6, 16:11

      Rahman Parllaku eshte deshmitar i gjalle i perversitetit
      enverist,me dy fjale e ka spjeguar realitetin ;
      “E morem me triska dhe e lame me tollona”

      Reply to this comment
      • Niku May 6, 19:11

        Futja pordhes o Psss… Shqiperia ishte ne mesjete dhe hyri ne 50 vendet me te zhvilluara te botes, sipas dokumentave te OKB-se te vitit 1990. Ne rast se nuk e besoni, verifikojeni se keto dokumenta nuk zhduken sipas deshiren se vemjeve neofashiste shqiptare. Sa per Rrahman Perllakun, e tregoi veten se eshte raca e Mul Nokes te Kukesit, perderisa vlereson shkatruesin e Shqiperise, Sali Berishen.

        Reply to this comment
  5. labi May 6, 12:27

    Ky jo nje gjeneral po ky as pike karakteri nuk tregoi gjate intervistes,sa ishte gjalle komandanti ketij gjeneralit i rruajti trapin,tani qe u be gati 35 vjet qe ka vdekur thote pse nuk u kujtuam per ta vrare,ky plak matuf nuk e kupton se Enver Hoxha ka hyre ne histori,e kete trimin qe flet sot kur te shkoj ne ate bote as familja vet nuk e do kujtoje.Nje llogjike e thjeshte,deri sa mbas kaq vjetesh flitet akoma per Enverin kjo do te thote qe ka qene dikush,po per keta te sotmit do kujtohet njeri mbas 30 vjetesh,bie fjala Sali kermen kane filluar ta harrojne qe tani,e mban vetem prapesirat qe bene neper rruge qellimisht qe te jete ne mendje te njerezve.

    Reply to this comment
  6. met bathorja May 6, 12:35

    ndoshta vleresimi i gjeneralit per Enverin vjen ngaqe ate edhe mund ta kete lene pak mendje. Se si ka mundesi qe ky gjeneral u fut triumfator ne tiranen e cliruar me 29 nentor pas komandantit qe udhehoqi Luften!? Po gjithe ato vite pas Clirimit qe gezoi perkrahjen e Enverit,e beri jete gjenerali deri ne vitet ’80 si ka mundesi qe ti kete pranuar keta privilegje nga nje “plehraxhi” Atehere ngri ne piedestal Tufat dhe ata qe u thurin himne ballisteve

    Reply to this comment
  7. XXX May 6, 12:36

    Parllaku tani vlen sa oturaku. Fytyre e piste me tru te mykura Injorant i perjetshemTani BYTHELEPIRES DRU ME PRE nga malet e Kukesit

    Reply to this comment
  8. Ai May 6, 12:56

    Un jam i mendimit te pushkatohen ata qe kan luftuar ne ludten e dyt , pra kapeni kte gjeneral te zgjebosur futini nje plumb bythve per krimet qe ka ber kunder ballit , i gjihte Enveri Kta plera prandaj e hodhi ne kosh kre pler.

    Reply to this comment
  9. Ai May 6, 12:58

    Un jam i mendimit te pushkatohen ata qe kan luftuar ne luften e dyt , pra kapeni kte gjeneral te zgjebosur futini nje plumb bythve per krimet qe ka ber kunder ballit komtar, i njihte Enveri Kta plera prandaj e hodhi ne kosh me koh kte pler.

    Reply to this comment
  10. demo May 6, 12:59

    Ja dhe nje cope tajar,sa marifete ka per ta yshtur 100 vjecarin Rrahman Parllaku ne nje beteje,qe s`eshte e tij.
    Rrahman Parllakun e YSHTEN njehere intrigantet sadiste ne vrsasjen prapa kraheve te djemve te Vlores,,shoket e Anastas Lulos dhe Pali Teroves.
    Rrahman Parllakun e YSHTEN perseri te shkoje ne Lume te Kukesit dhe ne Drenice te Kosoves ku u bene krime te perbindshme kunder popullsise shqiptare SERBO-REZISTENTE.
    Sot po e YSHT nje cope tajar,Rrahman Parllakun,qe me 100 vitet e tij i sheh nga maje e Lisit 100 vjecar Krimet per pushtet absolut dhe hakmarrje personale te INTRIGANTIT Enver Hoxha,gjate luftes dhe pas saj..
    Po e YSHT Rrahman Parllakun,po i fut fitilat te kerceje ne kembe Gjenerali 100 vjecar ,nje cope tajar,hapu dhe te futem!
    Po e YSHT te mbroje nje plehraxhi,denoncues prapa kraheve,,frikacak,intrigant,sadist,paranojak,qe per tajarin paska qene komandant i Luftes,..Boterisht,me dokumente,Enver Hoxha u caktua komandant i Luftes ne Kongresin e Permetit,nga Dushan Mugosha,me arsyetimin se major Spiro Moisiu nuk eshte i afte per ate detyre..Dmth.nje Ushtarek karriere si Spiro Moisiu qe kish drejtuar ushtrine e Zogut,kishte drejtuar repartet partizane deri ne Kongresin e Permetit,nuk ishte me i afte ushtarakisht,por i afte ishte nje pupac,delfin,regjent i serbeve,qe dridhej,mbyllte syte kur shkrepte nagantin,qe e mbante si stoli te lidhur me goxha “Qostek”,si Ardit Gjebrea me tuta burgaxhiu kur fjeti nje nate ne Burgun e Vaqarrit.
    Keta lloj aktoresh qe marrin pushtetin ne Shqiperi,qe urdherojne krime,masakra,denime,internime,duhen mbytur me thonj,se eshte shtuar shume rrace e tyre.
    Po te ngrihej nga varri Qemal Stafa,pun e pare do te rivriste enver hoxhen si vrasesin pas shpine te qindra axhamive idealiste qe i perdori si mish per top,per te ngritur mbreterine e tij te terrorit dhe gazepllekut.
    Nje cope tajar,po YSHT gjeneralin 100 vjecar te mbroje maskarain,Urjahipin.Se nuk ishin mjaft 16 vjet burg per Rrahman Parllakun,Nuk ishin te mjafta 40 vjetr me Urjahipin,qe ta njihte me mire se tajari,qePO E PREK RENDE NE SEDER,mor aman,,,o tajaaaaaaarr!Shko or zybe mblidh bagetine ku e ke!

    Reply to this comment
    • Tartufi May 6, 15:19

      Demo,,po c ke harxhuar kaqe kohe te florinjte tenden ,per kete kaqol kapter,qe ne burg ,per te fryer bythen te zgjuarit I flisnin me qesendi [ gjeneral Parllaku ] ne te vertete kur shpreheshin per kete kaqol … a,,, e zevendesonin me,,, o,,, dhe dilte e sakte,,,qe ky idiot nuk e kuptonte [ Porllaku ]

      Reply to this comment
    • shqipe May 6, 18:56

      Më avash o demo
      Jo me kaq ngut,
      Ik tutje o mero
      Dhe kerko nje m…
      se tipa si ty,veçan
      ky i zbut!…

      Reply to this comment
  11. Jariju Degjon May 6, 12:59

    Nëse Enveri nuk paska patur qoftë edhe pak merita për udhëheqien e asaj lufte, si ka mundësi që ata si puna e gjeneral Parllakut i qënkan bindur një “plehraxhiu”, kur me në krye atë kurorëzuan me sukses një luftë që e njohu të drejtë edhe bota e përparuar?
    Enver Hoxha ishte krye-krimineli dhe krye-agjenti i gjith agjenteve e poli-agjenteve,

    Reply to this comment
  12. Pogigu May 6, 13:02

    Artikulli i goditur dhe shkruar ne kohen e duhur.Te falnderoj per shkrimin.

    Reply to this comment
  13. MH May 6, 13:33

    Është për të ardhur keq që e kemi më lehtë të pjellim sherre se sa ujdi e mirëkuptim mes njëri-tjetrit.

    Kjo fjali perfshine palcin ne gjithe karakterin e cdo shqiptare ne cdo ngjarje historike apo histori qe ka kalue populli,shqiperia.
    Keshtu kemi ecur,ecim sot dhe do ecim ne mote.

    Reply to this comment
  14. MH May 6, 13:36

    Vecova nga artikulli i Gëzim Voda, Tiranë, maj 2019. Botuar në Dita në rubrikën e letrave drejtuar Kryeredaktorit

    “”””Është për të ardhur keq që e kemi më lehtë të pjellim sherre se sa ujdi e mirëkuptim mes njëri-tjetrit.””””

    Kjo fjali perfshine palcin ne gjithe karakterin e cdo shqiptare ne cdo ngjarje historike apo histori qe ka kalue populli,shqiperia.
    Keshtu kemi ecur,ecim sot dhe do ecim ne mote.

    Reply to this comment
  15. fshatari pafshat May 6, 13:43

    Me cfare tha Perllaku, ne intervisten e Tij, na tregoi se Enveri, kur punonin bashke ne nje tavoline, e paska njohur mire se cfare “dhoge” paska qene Perllaku.
    Edhe tani ne buze te varrit, pas 100 viteve jete, pasi njojti kaptalizmin feudal, oriental Zogollian; socializmin e puntoreve dhe fshatareve, dhe se fundi kaptalizmin demokratik- le te themi, Perllaku nuk arrin te kuptoje dot thelbin qe ndan te miren e pergjithshme nga e keqja e pergjithshme. Megjithate, cfaredo tethonte/ thote Perllaku asgje nuk ndryshon/do ndryshoje… Prandaj ua hoqi ushtarakeve edhe uniformat luksoze, Enveri, perndryshe nuk do te kishte burre qe te duronte pordhet, krekosjet, prepotencen, kapadaillekun, “heroizmat”, mendjemadhesine, dallkauklleqet e gjeneraleve qe i ndane gradat ushtarake mbi baza klanore dhe … .

    Reply to this comment
  16. Ganiu May 6, 13:46

    Ky PARDHAKU qenka KOQELÉPIRÈS i ZOTI ! Edhe në moshèn 100 Vjeçare i Lëpika KOQET nè mënyrë perfekte ! Ky PARDHAKU e ka vendin tek FUNDÈRRINAT dhe PLEHRAT e Pariciklueshme !

    Reply to this comment
  17. Kol Shkurti May 6, 13:47

    Kuqalashët kanë filluar të kalojnë nga e kuqja në të nxirë !!! Sa më shumë dalin të vërtetat rreth luftës dhe krimeve të tyre, aq më shumë kuqalashët kalojnë në nxirje !!! Trishtueshëm është një proçes i pakthyeshëm kimik….. Janë bërë vërtetë për të ardhur keq dhe për tu mëshiruar. Pendesa është ajo që ndan popujt në të civilizuar dhe jo. Edhe pse luftën dhe gjithë sakrificat që bënë dëshmorët ( por jo 28,000 se kjo shifër është tashmë turp të dëgjohet, lëre më të komentohet ) nuk jua ka mohuar dhe nuk do tjua mohojë kurrë askush, individët e tillë si gjenerali Parllaku, sot ndjehen me turp, për arsyen e thjeshtë, sepse ata nuk duan të mbartin mbi shpatullat e tyre peshën e rëndë të atyre krimeve që për gati gjysëm shekulli me radhë na u shitën si guxim, trimëri e heroizëm. Për fatin tonë të mjerueshëm si komb, njerëz të tillë që shfaqin pendesë, kanë pas qënë numëruar me gishtat e dorës, prandaj edhe Ne jemi aq shumë prapa Europës dhe popujve të tjerë civilizuar.

    Reply to this comment
  18. Arben May 6, 13:48

    I vetmi qe nuk kreu masakra te shqipetareve ne kosove.

    shefqet krimineli dhe co, nen udhezimet e enver serbit

    masakruan shqipetaret e kosoves.

    edhe njehere.

    litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari

    per sigurimin e shtetit, sllavo-komunist-antishqipetar

    Reply to this comment
  19. Orteku i Fekenit May 6, 14:00

    Parllaku po te vlersonte Hoxhen do te mohonte vehten! Kush e la ate 17 vjet ne Burg? Sa per luften ai vlersoi ata qe e bene dhe e komanduan! Si i tha goja Hoxhes te vriste Ballukun?? C’i pat bere Balluku atij pervec se i mbrojti jeten?! Cfare doni more zotrinj nga RRAHMAN PARLLAKU!?
    LEGJENDA e fundit e heronjve te luftes!
    Politikanet e sotem i vlersoi vetem ne raportin personal qe paten me te dhe jo me historine!
    100 vjecar dhe kaq i kthjellet?!
    Nje bravo te madhe i takon edhe Landit (Qafokut) qe gjithmon di ke fton e interviston!

    Reply to this comment
  20. Gege Kosova May 6, 14:24

    Asnje faktimk e asnje tendence cfardo qof et,nuk ka mundesi te injoroje relitatein se<LNC eshte cliritare e shqiptareve dhe Shqiperise nga fashizmi dhe shrebetoret e tyre.Ky faktim eshte verteta e madherishme, LNC rikthye identitetin e humbur shteterorqe me 7 Prill 1939, te shqiptareve dhe Shqiperise me 29 Nentor 1944.Keta as Gjeneralet clirimtar e as kudnershtaret e tyre, nuk mund ta shlyejne nga e verteta hsitorike e shtetit shqiptare qe u zhvillua dhe u dnertua deri me 1990.

    Reply to this comment
  21. HOMORA May 6, 15:04

    mendoni qe askurkush nuk ka te drejte te njollosi guximin e bijeve te Shqiperise qe moren malet per Lirine e saj.Ketu nuk behet fjale vetem per 28 mije te rene ne lufte por edhe per ata partizane qe mbas lufte u manipuluan,u mashtruan,u denigruan nga sistemi komunist.
    Aq sa sot prehen nje heshtjie me nderin e detyres se kryer karshi MEMES SHQIPERI.
    Partizane qe vdiqen nen heshtjie pa asnje lloj vleresimi apo piedestali nderi,perveçse se 100 lekeshit te luftes (1000 me te vjetra).
    Kur malave ju prmtohej se me çlirimin e KOMBIT Lria dhe begatia i priste krah hapur,ne familien time ju premtua luga arit por as ajo e argjendit nuk ju dha,por ne heshtie me ate 100 leksh lufte hanim paçamur me luge druri.
    Prandaj çdo shqipetar sot eshte perballe nje detyrimi respekti dhe mirenjohie te thelle kundrejte PARTIZANEVE te luftes se dyte boterore.
    Pa ATA sot shqiperia do ishte nje principate,ose me sakte nje lokalitet nga shkumbini deri ne mat.
    Mesoni Historine e Kombit te juaj,qe ta dini se kush jane armiqte e juaj te vertete.
    Nja nga te parat eshte boshti berlinit faqezi,se dyti eshte rusi i bardhe serb,e se treti eshte greqia-babilonase.
    E ju me keto blasfeme jeni duke ngazellyer ambiciet e ketyre armiqeve qe askurre nuk do rreshtin luften per çfarosien e Shqiperise.
    E lashe menjane armikun me kryesor,i cili eshte Injoranca dhe instiktet animaleske qe ka shqiptari i brymosur me partizanllikun klanor si e si te dominoje partizanllikun e klanit kundershtar.
    salberbytha-ramnudisti,lulkatulipani-matarrufjiani etj… 😉
    te mjeret shqipetare,kur 1912 ose qe nga Kongresi i Manastirit shqipetareve ju mekohej qe:
    Ideologjia dhe demagogjia e shqipetarit eshte SHQIPERIA,dhe besimi i shqipetarit eshte SHQIPERIA.
    Por shqipot e kane per zakon qe,ne vend qe te çojne uje ne shtepine e tyre e çojne tek mullixhiu.
    Kur dihet qe mulliri prehet buze perroit.
    PRELUD:
    Prehuni ne paqe bijte e shtrenjte te KOMBIT qe morret armet per te mbrojtur ILLYRIE pallazgjiane.
    Sepse helmi i gjarperinjeve shprebehet ne pluhur aq here kur villet mbi dashurine dhe heroizmin tuaj,qe ne ja u kemi borxh me den e baba den,sja u shpaguajme dot kete privilegj qe na bete,qe brezat tane te sotshem por edhe te ardhshem te kene nje vater origjine dhe kulture KOMBETARE e te quhen SHQIPETARE.

    Reply to this comment
  22. epo kjo pune May 6, 15:07

    lufta pa komandant nuk ka… Enveri jo vetem per lufte por dhe per periudhen pas, ishte patriot dhe jo si legenat qe u bene mashe e okupatorit apo serbo-grekut. Ishte diktator po pak diktatore ka perendimi por qe u mban monumentet ne sheshe pavaresisht se prene koka rivalesh brenda por ama ishin patriote sepse mbronin vendin nga okupatori. Prandaj mos tororisni me per Enverin se pa rolin tij si shtet koleboracionist do ishin ndare ne pjese te tjera dhe sot tabelat e rrugeve do ishin ne gjuhe te huaj me shqip poshte.

    Reply to this comment
  23. MH May 6, 16:55

    Ne lidhje,ne mbeshtetje te komentit time te ma siper po tregoj nji te vertet te shkruar nga Fan Noli ne historine e Skenderbeut ne vitin 1921 ne Boston.
    Skenderbeu i hyni nji pune te veshtire mbasi e dinte qe natyra e shqiptarit asht ma i zoti per te mos u merre vesht me njeritjetrin se sa te bijne ne nji mendje.
    Megjithekete Ai(Skenderbeu) i hyri kesaj pune dhe e zgjidhi mjaft lehtesisht.
    Pra po e perseris :Keshtu kemi qene,jemi dhe do te jemi deri ne shuarje.

    Reply to this comment
  24. Podgora May 6, 16:58

    Një analizë e saktë e konçize..në kohën e duhur…turp për spekullatorët e historisë…Gjenerali ..hesht..kur e sheh veten se e kanë vulosur kriminel… e ka marë vesh..por ndoshta dhe nuk është në gjëndje ti përgjigjet…po Xhako Kajca kriminel..hahaha,,po dhe Hysni Manushi…që ishin bashëkë kuadro të lartë në Br e 3-të… nuk e di gjenerali se kur u bë kriminel..vaj me det..,, ee si erdhi koha sot…Kriminelin dhe hajdutin sot në demokraci e bëjnë hero….dhe dëshmorët dhe luftëtarët e lirisë i bëjnë kriminelë…shteti duhet të rreagojë ndaj Tufave që kujtojnë se po bëjnë histori ..mir i thotë Gëzimi…o me luftën dhe komandantin ..o kundra saj..një shkrim real ,aktual…përshëndetje Gëzim..

    Reply to this comment
  25. fteri May 6, 17:12

    Ore fashistë ,zogistë ,pinjoll çifligarësh ,bajrektarësh dhe gomerësh Enver Hoxha është legjendë ,burri më i madhë i kombit,nuk ka ngalë vlersimi i tijë në lajthitjet ,apo mëshirë të kundërshtarve të sotëm e armiqve të kombit.Mos merrni copëza nga “pëçeja” e thyer e vjetruar 100vjeçare e Rraman Përllakut ,ajo nuk ngjitet më nga restaruesit e imstitutit famë-ZI të Agron Tufës . Ka 40 vjet që ka dalë në pension ,dhe ka marrë biletën për te të shumtit.

    Reply to this comment
  26. Mallakastra May 6, 17:12

    @met bathorja
    Pershendetje per ju dhe komentin tuaj!
    Met Sait Bathorja?

    Reply to this comment
  27. fteri May 6, 17:15

    Ore fashistë ,zogistë ,pinjoll çifligarësh ,bajrektarësh dhe gomerësh Enver Hoxha është legjendë ,burri më i madhë i kombit,nuk ka ngalë vlersimi i tijë në lajthitjet ,apo mëshirë të kundërshtarve të sotëm e armiqve të kombit.Mos merrni copëza nga “pëçeja” e thyer e vjetruar 100vjeçare e Rraman Përllakut ,ajo nuk ngjitet më nga restaruesit e institutit famë-ZI të Agron Tufës . Ka 40 vjet që ka dalë në pension ,dhe ka marrë biletën për te të shumtit.

    Reply to this comment
  28. Fatmiri May 6, 18:12

    Gjenerali eshte Heroi i gjalle i LANC,Ai nuk ka pjerdhur nga bk e gjermani e jo nga tufa e zagareve qe lehin,pa prishur pun ndokujt!

    Reply to this comment
    • shqipe May 6, 19:04

      O Fatmir,po tufa e ka futur ne listen e kriminelve,apo s’e lexove te gjithe shkrimin?,Qysh qenka hero i gjalle? Ti e di,apo drejtor Agron ufa? gjithesei, nderime…

      Reply to this comment
  29. SIMFONIA May 6, 19:01

    Deri pak kohe me pare mendoja se ky fare Perllaku, plak matuf dhe i rrjedhur, qe krekoset sa andej ketej si ish- komandant, ndoshta e kishte pesuar pa te drjte burgun. Mirepo me keto brrockulla qe thote, duket se xhaxhi paska pasur te drejte me kete fake komandant. Ky fare komandanti kopuk, qe mendonte se ishte refereca e vetme e mbrojtjes strategjike te Shqiperise, ka kerkuar privilegje te pa merituara ne cdo kohe. Tani, do te na hiqet edhe si partizan, komandant legjendar, edhe demokrat i kulluar. Sinqerisht me vjen keq per burgun qe ka bere, por me vjen ndot kur do te hiqet eshe salist, edhe lulist edhe lalist..
    Plak 100 vjecar me te papergjegjshem per ato qe thote e sterthote, manjak per per tu veshur me pak lavdi per te shkuaren dhe te tashmen, qe veteofrohet gjithandej per pak vemendje personale, nuk kam pare askund. E vetmja gje qe i shkon ketij plaku fuks dhe langaraq eshte te hedhe ndonje shenim se si mund te rroje njeriu pa dinjitet e te kacavirret sa ketej dhe andej per 100 vjet.

    Reply to this comment
  30. Goni May 6, 19:32

    Gjenerali e ka shpallur vetveten kriminel publikisht. Nuk ka patur nevoje per “ndihmen” e Zotit Tufa, perderisa pranon se ka vrare me doren e tij dy rober te armatosur, pa ndjere asnje pendese edhe sot e kesaj dite. Kriminel e shkuar kriminelit!
    Goni

    Reply to this comment
  31. hë për hë... May 6, 19:45

    Rahmani, nuk ka se si flet per luften nac-cl dhe shoket e tij te betejave ne formacionet luftarake. ben sikur i harron ne intervisten e tij per luften. Ajko tashme nuk i intereson dhe ai “ka lidhe bese” me antiluften. Me pseudonimin e luftes “Hallavaxhiu” per shkak se ishte bisnesi i familjes se tij qe kishte zbritur ne vloren e viteve 30 te nga kukesi ka qene komandanti i njesiteve guerile te qytetit. Killer dhe atentatori me i rrezikshem i asaj lufte ku me doren e tij ka vrare disa nga bashkpuntoret me te ngushte te okupatorit ne ate lufte, midis tyre edhe te pafajshem. nje terrorist si ky u terhoq pastaj ne male dhe per shkak te ketyre reprezaljeve e bene dhe e dekoruan me medalje Hero i Popullit. Ne fund te fundit mos e paragjykoni. Aq eshte formimi dhe vepra e tij. Ishte pjese e mekanizmit te agallareve qe sundonin mbi popullin nepermjet nje diktature te pashembullt. kasta e shokeve te tij e krijuan dhe e mbeshteten enverin ne rrugen e gjate per pushtet e nuk mund qe te besh sot dallime. pas kaq vitesh ne konflikt interesi flet veresie e krijon kriminele ku per te perjashtuar veten sepse beri disa vite burg. E molen dhe e shkaterruan kete popull dhe ka te drejte kur thote se nuk mund qe ta vrisnin enverin, Edhe pse eshte krejt ndryshe. Por nuk mund qe ta vrisnin se ishte ai dhe sera e shokeve te tij te pashkolle qe ideuan diktaturen. pa ate askush prej tyre nuk mund qe te mbijetonte dot. Do te ishte mire qe Rahmani te dorezonte edhe medaljen qe i a dha enveri per te cilen mburret sot honorifikisht/ Le te bej ditet dhe ndonje vit qe i ka mbetur dhe te mos bej politikanin e interesave duke i a shtuar vetes me shume zullumet qe i ka nisur nga rinia e tij e larget. Nê Vlore e njohin mire kete njeri, dhe kane kohe qe i a kane bere biografine… Te fala Mul Nokes o Rahman i kukesit. Se per ty vret dynjane ai….

    Reply to this comment
  32. Mendimi jo profesionist May 6, 20:17

    Mos u merrni me”Hallvaxhiun”.Atij i ka mbetur ora ne momentin kur ju hoqen gradat e krekosja,qe i kish fituar nga ajo lufte e ata persona qe e ingranuan ne te.Mund te jetosh pak,si shoket e luftes se tij por pa u peshtirosur,ose shume per tu bere “bythlepires” i padronit te radhes.

    Reply to this comment
  33. Resho May 6, 21:24

    I nderuar gazetar.C’merresh me nje plak te ” surrafjepsur”.Rrahmanl i till ka qene.Kur u goditen ” pucistat”nga Enveri,ai u tregua bashkepunues dhe shpetoi paq.E di si i tha j ndjeri Petrit Dume kur po i behej gjyqi?:” Tu lumt ty Rrahmen, ja hodhe bithes”Keshtu qe “Gega”

    Reply to this comment
  34. PARDHAK Kokèkari May 6, 22:10

    PARDHAKU èshtè MotèrQIR dhe BukëShkalë e Fëlliqur !!!!! Mos u merrni me kété ZHAPIK PLAK që NJË KËMBË e ka në VARR dhe tjetrën e ka të THYER !!!! Éshté PLAK MATUF dhe BythLÈPIRËS i NDYRË !!! PLAK GAGASH dhe PLAK NDYRËSIRÊ GUNGAÇ !!!

    Reply to this comment
  35. MH May 6, 22:17

    Vetem burrat japin pergjigje burrnore.Ne kete drejtim,vlersim jo te gjithe mashkujt jane burra.Ka dhe ato gra qe jane burrnesha vetem e vetem pse i karakterizon karkteri i burrnise.Mos humbni kohe,t’ia kerkoni nji te paburrit te japin pergjigje burrnore nuk e jep dot.
    Keti po i kendohen letrat per te ikur tek te shumet.

    Reply to this comment
  36. intelektuali May 6, 22:21

    RAHMAN PARLLAKU ESHTE NJE KRIMINEL GJAKATAR I ENVERIT, NJE KASAP, VEGEL VRASTARE E REGJIMIT FASHISTO-KOMUNIST

    prandaj:

    Nuk mund te trajohet ndryshe nga kriminelet e tjere Enverit,

    ndryshe:

    Do te duhemi te rehabilitojme kasapin Mehmet Shehu me te gjithe poliagjentet pas tij qe Enveri i vrau nje nga nje nga frika e humbjes se pushtetit.

    Reply to this comment
  37. GEGA NGA TOPANAJA May 6, 22:21

    Ky zotri Perllaku ndryshe nga BBALLUKU,DUME DHE CAKO shpetoi nuk u pushkatua.e dini PSE? Ai ishte kunati i cafur cucit djali i tezes se E HOXHE.Ai spiunoi per te ashtuquajturin putsh ushtark ………….etj etj
    NUK ESHTE AS HERO AS I LAVDISHEM. NJe nene labe fali djalin e saj per ti shpetuar jeten por ai u tregua MOSMIRENJOHES

    Reply to this comment
  38. Altin Hasa May 6, 23:16

    Keta PARDHAKÉT jané RRACÉ KURVASH !!! I Njof shumë shumë mirë keta Robqira !!! Disa të Fisit të kétij Féllqésirés Rrahman SHURRQ Parllaku jetojnë në USA në SHTETIN e Pennsylvania s dhe janë SPIUNA dhe Krijojnë Historira të Fallsifikura kundrejt SHQIPTARËVE pa DOKUMENTA !!!!! Janë ROBQIRA dhe Cmiraxhinjë !!!! XHELOZË dhe ZEMÉR ZINJÉ , por gjithashtu jané edhe LEPUJ FRIKACAKË !!! ENVER HOXHA paska patur ZEMÉR té miré , që NUK ja KPUTUR KOKËN kétij ZVARRANIKU të Degjeneruar !! PLAK SURRAT ZI që do shkoj në VARR shumë shpejt

    Reply to this comment
  39. Hys Hasa USA May 7, 08:44

    Rahman UTURAKU me Bebelina eshte nje RRACE KRIMINELESH dhe Krye BANDIT

    Reply to this comment
  40. ETHEM LALAJ May 7, 10:15

    TE LUMT V O D A.PO I DERGON GJENERALIT NJE SINJAL TE FORTE.UNE E NJOHE GJENERALIN.E KAM PASUR KOMISAR TE FUD-TIRANE.ESHTE ZOTRI BURRE.POR AI E KA NJE HALLE:
    1-AI NUK E NDAN DOT ENVERIN NGA KOMANDANT I PRRGJITHSHEM I LNÇL DHE SEK.I PARE I KQPP,KU E DENOI EDHE ATE PADREHTESISHT SI SHUME TE TJERE.E QE TE BEHET KJO DUHET TE NGRIHET NGA VARRI MEHMET SHEHU E TI VERI KOQET NE BIGE AGRON TUF SPIUNIT RUS.POR DHE EDI KRISTAQ RAMES QE REABOLITOI M.FRASHERIN.
    -EDHE MBREME TE SOKOL BALLA (06.05.19)BALLISTET VININ VERDALL SI MACJA QULLIT TE NXEHTE PER TE MOHUARE LNÇL.DHE OPONENTI BALL TYRE NUK QE I PRERE QE LIBRI ME “KRIMINELET PARTIZAN” TE HIQET NGA QARKULLIMI ORGJENT.KJO ESHTE NJE FATJESI KOMBETARE.PIKE.

    Reply to this comment
  41. Teuta May 7, 10:50

    Kjo eshte demokracia shqiptare!!!??? U ka hapur portat te lerit e te blerit per te njollosur e baltosur dhe mohuar vlerat e kombit shqiptar, si dhe per t’u thurrur ditirambe antivlerave, tradhetareve e spiuneve dhe sahanlepiresve te te huajve. Na doli nje far Agron Tufe qe te perbalte luften nacionalclirimtare te popullit shqiptare e deshmoret dhe heronjte e saj. Ajo lufte fitimtare u realizua nga populli shqiptar nen udheheqjen e PK dhe Enver Hoxha vetem me forcat e veta, sepse nuk shkeli ne Shqiperi asnje kembe ushtari i huaj antifashist, sic ndodhi ne Jugosllavi e vende te tjera te Lindjes deri ne Berlin. Ajo lufte ka qene e do te mbetet nje medalion i arte dhe embleme e fitores se shqiptareve, qe e radhiten shqiperine me fitimtaret dhe e lidhen me aleate te medhenj, BS-SHBA dhe Britanine e Madhe, Kush i baltos, baltos veten e tij dhe s’ia vlen te merren personalitete si gjeneral Perllaku me te. Por ketyre baltoses nuk u duhet dhene pushtet, sic i eshte dhene Tufes e Tufave te tjere, qe padrejtesisht u jep kredibilitet para opinionin shqiptar te rendomte e meskine. Teuta Cani

    Reply to this comment
  42. Teuta May 7, 11:10

    O popull: “Mos lejoni Tufat te na i rivrase e rivrase ne pafundesi edhe ne kete 75 vjetor te clirimit te Atdheut nga forcat nazifshiste baballaret tane deshmore! Jam bije deshmori, qe s’arrita ta njoh t’im ate dhe gjate gjithe jetes me ka edukuar e frymezuar jeta e akti i tij heroik. Sa e dhimshme e kriminale dhe e pafaleshme eshte perbaltja e deheroizimi i luftes e aktit te tyre sublim, duke dhene jeten per Atdhe. Jo vetem i mallkoj per jete e mote, Tufat qe po i perbaltin, por kjo s’duhet te lihet vetem ne dhenie opinionesh pro e kundra. Mendoj se organi i Prokurorise duhet te mbledhe faktet dhe t’i hetoje e ndjeke penalisht, aq me teper qe Tufa ka dale edhe me nje botim te institucionit qe drejton, qe duhet perdorur si material per hetim e ndjekje penale. Teuta Cani

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*