Gjenerali i NATO-s: Ballkani nën ndikimin rus, drejt destabilizimit

March 8, 2018 21:20

Gjenerali i NATO-s: Ballkani nën ndikimin rus, drejt destabilizimit

Gjenerali amerikan në Evropë, Curtis Scaparrotti, ka paralajmëruar se Ballkani po përballet me presionin në rritje të Rusisë dhe se Uashingtoni dhe NATO-ja duhet të bëjnë më shumë për të mbajtur larg këtë rajon nga destabilizimi.

Scaparrotti i ka thënë Komitetit të Senatit sot se, Shtetet e Bashkuara nuk kanë një përgjigje efektive për kërcënimet kibernetike të Rusisë. Gjenerali, që udhëheq forcat ushtarake amerikane në Evropë dhe është komandant i forcave të NATO-s, është pyetur nga ligjvënësit në Komitetin e Senatit për Shërbime të Armatosura, nëse ka rajone në Evropë, që po përballen me kërcënimin rus.

“Zona për të cilën jam i shqetësuar sot është Ballkani”, ka thënë ai. “Rusia po punon në Ballkan dhe në një farë mënyre i kemi larguar sytë nga ajo zonë. Ky është një rajon, në të cilin mund të kemi problem në të ardhmen”, ka thënë ai.

Scaparrotti po ashtu është pyetur se si po përgjigjet SHBA-ja ndaj aktivitetit kibernetik të Rusisë, për të cilin Inteligjenca amerikane ka thënë se është rritur dukshëm në vitet e fundit. “Nuk besoj se ka pasur ndonjë përgjigje efektive”, u ka thënë ai senatorëve.

Hakerët e mbështetur nga shteti supozohet se kanë qenë të përfshirë në sulmet në Ukrainë dhe zyrtarët amerikanë kanë akuzuar disa agjenci ruse për ndërhyrje në fushatën presidenciale amerikane dhe sistemin zgjedhor në vitet e fundit.

Zyrtarët rusë i kanë hedhur poshtë akuzat.

o.j/dita

March 8, 2018 21:20
Komento

1 Koment

  1. spata March 9, 10:39

    Ballkani ka qen e do tembetet i till deri sa ju te mos beni
    detyren si Aleat .Influenca e nje shteti rritet duke investuar e mbyllur shtigjet e pa sigurise .ne ballkan ka shtete te vetdeklaruar pro SH.B.A por ndikimi ekonomik e ushtarak eshte i pa mjaftueshem per ta .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*