Gjenerali kanadez në ’22: Shqiptarët, racë e fortë, sekreti i tyre…

August 14, 2017 12:26

Gjenerali kanadez në ’22: Shqiptarët, racë e fortë, sekreti i tyre…

 

Studiuesi Auron Tare sjell në vëmendje një letër të rrallë të gjeneralit kanadez të Brigadës Dr. Frederik William Burnham i Ushtrisë Britanike që ishte pjesë e forcës ndërkombëtare në Shkodër.

Letra mban datën e 22 majit 1922.

Zotërinj gjatë një viti kam vizituar, operuar apo trajtuar 20, 133 paciente që kanë ardhur në Ambulancën e Kryqit të Bardhë këtu në Shkodër. Zbulimet negative nuk janë më pak interesante se ato pozitive. Vetëm një rast me kancer dhe megjithëse numrin e madh të pacientëve asnjë rast me apandesit.

Shqiptarët vendas hanë shumë rrallë mish dhe ushqehen me perime të freskëta, grurë të zier, bukë dhe prodhime bulmeti. Këta janë nga njerëzit me vitalë dhe më të fortë në botë.

Dr. Frederik William Burnham

Këta njerëz i japin shumë rëndësi zbrasjes së stomakut duke dalë jashtë tre herë në ditë dhe duke zbrazur edhe zorrën e trashë. Ky është ritmi natyral i zorrëve për njerëzit që jetojnë jo më mish. Me mishngrënësit ndodh fenomeni i kalbjes së mishit në kolonën e zorrës dhe si rrjedhim sjell helme që paralizojnë stomakun dhe sjellin kapsllëk, kolit dhe apandesit nëpërmjet zgjatimit të kolonës në apandesit“.

Duke lexuar këtë letër, Auron Tare bën edhe një krahasim me situatën aktuale.

“Pra, Shqipëria e 1922 kishte një rast kanceri në 20 mijë pacientë. Sipas gjeneralit kanadez shqiptarët janë një prej racave më të forta dhe energjike në botë.

Po sot? A janë shqiptarët një racë e fortë dhe energjike si stërgjyshërit e tyre?

Ndryshimi i jetesës dhe në veçanti ushqimi jashtëzakonisht i dëmshëm që po konsumojnë shqiptare ka bërë që rritje e sëmundjeve të jenë alarmante me shifrat e tyre.

Ndërkohë edhe një detaj tjetër. Nuk e di nëse shqiptarët e njohin apo i janë mirënjohës veprës së këtij gjenerali kanadez i cili për një vit ka trajtuar 20 mijë pacientë.

Ndoshta nuk është vonë që emri i tij të jetë në ndonjë rrugë të Shkodrës për punën e tij humane në dobi të popullatës së veriut.”

August 14, 2017 12:26
Komento

9 Komente

  1. Jimi August 14, 12:57

    Rrace sojsezezh!

    Reply to this comment
  2. MH August 14, 13:35

    Gjenerali kanadez Frederik William Burnham duhet falenderuar mbas kaq vitesh qe na behet prezent ne fisnikerin e punes ne lavderimin e races shqiptare.
    Megjithesa vlerson.Vete mbaka veshje ja serbe ja malazeze.

    Reply to this comment
  3. Drejtesia do te behet duan apo nuke duan mijte e kenetave dhe avoketerit e djallit. August 14, 15:12

    Ky doktorr i nderuar qe dha sa mundi per te thene te vertetat per shqiptaret ne kohen e Tij,jo vetem duhet nderuar me duke i vendosur emrin e Tij nje rruge,por nje permendore per te ne vendin ku ky doktorr kryente vizitat per shqiptaret do te ishte me e pakta si nje mirnjohje e nderim per doktorrin dhe Ne.Fatkeqesia eshte se si dje dhe sot per shqiptaret dhe miqte tane Shqiperia ne kry te pushteteve dhe partive ka njerezit me te pa mgopur me leke te piset dhe pushtet pa kufi me c’do forme e cmon,pra jashteqitjen shqipefolese qe derdhin lot krokodilesh per te mashtruar e shqyer prene e rradhes,pra popullin e popujt dhe jo per ti sherbyer apo nderuar ato.Plaku i Vlores Babai i Pavaresise se Shqiperise ka theme;nje femije kur qane rritet,kurse nje popull qe hesht VDES.

    Reply to this comment
  4. Antifashisti August 14, 17:14

    Kjo leter eshte shume interesante sepse na tregon qe shqiptaret e hanin shume pak mishin ne 1922. Mirepo nje tjeter studjues, zotni Sh.Nazarko, na ka treguar se sipas statistikave dhe studimeve te fashistave italiane (te Duces) Shqiperia ja kalonte cdo vendi te Evropes ne vitet ‘1930 per rritjen e bagetive/per banor/. Nuk di se ke te besojme, per me teper qe Nazarko e ka thirje per RILINDJEN.

    Reply to this comment
  5. Antifashisti August 14, 17:31

    Kjo leter eshte shume interesante sepse na tregon qe shqiptaret e hanin shume pak mishin ne 1922.
    1) Mirepo nje tjeter studjues, zotni Sh.Nazarko, na ka treguar se sipas statistikave dhe studimeve te fashistave italiane (te Duces) Shqiperia ja kalonte cdo vendi te Evropes ne vitet ‘1930 per rritjen e bagetive/per banor/. Nuk dime se ke te besojme, per me teper qe Nazarko e ka thirje per RILINDJEN.
    2) Ndoshta e kishte me drejt Komandanti E.Hoxha sepse ai rriti prodhimin ne vend te Bagetive dhe te Drithrave, ndersa uli semundshmerine dhe rriti jeten mesatare te popullit nga 40 ne mbi 70 vjec, kurse popullsine nga 1 ne mbi 3 milione banore

    Reply to this comment
  6. Antifashisti August 14, 17:33

    Kjo leter eshte shume interesante sepse na tregon qe shqiptaret e hanin shume pak mishin ne 1922.
    1) Mirepo nje tjeter studjues, zotni Sh.Nazarko, na ka treguar se sipas statistikave dhe studimeve te fashistave italiane (te Duces) Shqiperia ja kalonte cdo vendi te Evropes ne vitet ‘1930 per rritjen e bagetive/per banor/. Nuk dime se ke te besojme, per me teper qe Nazarko e ka thirje per RILINDJEN.
    2) Ndoshta e kishte me drejt Komandanti E.Hoxha sepse ai rriti prodhimin ne vend te Bagetive dhe te Drithrave, ndersa uli semundshmerine dhe rriti jeten mesatare te popullit nga 40 ne mbi 70 vjec, kurse popullsine nga 1 ne mbi 3 milione banore.

    Reply to this comment
  7. bureto August 14, 18:59

    Blegtoria ishte njre nga burimet kryesore te jetese se shqiptareve. Mu per kete ata rritnin sidomos bageti te imta (dhen e dhi). Keto nuk i therrnin, pervec se ne raste festash e gezimesh, si psh mishi ne hedh, tradite qe vazhdon edhe sot dhe qe e pelqejne shume turistet. Shqiptaret bagetine e perdornin per qumesht dhe nenprodukte te tij, lesh dhe lekure, te cilat i kerkonte edhe tregu i jashtem per industrite e tyre. Pra them se Nazarko keto ka patur parasysh dhe kjo tendence duhet nxiturr nga qeverite nepermjet incetivave te ndryshme, sepse si vend malor dhe me shume kullota, mbareshtimi i tyre eshte me i lehte dhe me pak shpenzime.Kjo do te sjelle edhe zhvillimin e industrise se lehte, si mundesi punesimi, por edhe per eksport, duke rritur te ardhurat e blegtoreve dhe nxitjen kesisoj te tyre per shtimin e krereve.

    Reply to this comment
  8. Arben August 14, 22:02

    ME VESHJE MALAZEZE ESHTE KY QE FLET.

    E NJOHIM MIRE VETEN, NUK KEMI NEVOJE PER

    FURCA.

    Reply to this comment
  9. Shqiptari August 15, 09:33

    Jo vetem per kete doktor qe duhet nderuar por ne nuk i kemi dhene vendin qe duhet ministrit te jashte austriak Bertold i cili shpetoi Shqiperine nga coptimi dhe i rekomandoi I.Qemalit qe te shpalle Pavaresine e Shqiperise dhe jo Autonomi per te cilen ishte nisur nga Stambolli.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*