Gjenerali nazist: Zerva masakruesi i çamëve bashkëpunoi me ne

July 5, 2016 11:33

Gjenerali nazist: Zerva masakruesi i çamëve bashkëpunoi me ne

Më poshtë pjesë nga interrogimi i Gjeneralit Gjerman Hubert Lanz komandant i divizionit elitar të XXII malor, drejtues i operacioneve ushtarake në Epir. Këto dëshmi janë marrë nga hetuesit amerikane pas lufte dhe nuk jane botuar kurre. Nje material i plotë i dëshmive të gjeneralit po pregatiten për botim. Gjenerali është deshmitar real i bashkëpunimit të tij me Napoleon Zerven statuja e të cilit është në sheshin kryesor të Igumenicës afër Portit.

Nga Auron Tare

“Në Tetor të ‘43 me kapitullimin e ushtrisë Italiane dhe çarmatimin e njësive ushtarake Italiane në Greqi, Komanda Gjermane në Epir vendosi ndërprerjen e aktivitetit partizan në këtë zonë. Një kërkesë e jona për Komandën e Lartë e Wermahtit për negociata me liderët e njësive nacionaliste u refuzua personalisht nga Hitleri, i cili kërkoi dorëzimin pa kushte të bandave guerile.

Meqënëse kjo përgjigje ishte shumë larg realitetit të betejës në terren që shikohej nga Komanda e Lartë e Ëermahtit, u detyrova që ta merrja situatën vetë në dorë. Duke kuptuar ndarjen e madhe ideologjike midis Trupave të Zervës dhe njësive komuniste të ELAS, i propozova Zervës një armëpushim me njësitë Gjermane duke evituar humbjet në popullsinë lokale dhe njësitë e tij dhe të bashkonim forcat në luftën kundër komunistëve.

Gjenerali Zerva e kuptoi menjëherë avantazhin e këtij propozimi të bërë nga Komanda Gjermane e Divizionit XXII Malor për vendin e tij në përgjithësi, por edhe për EDES në veçanti. Megjithatë ai nuk mundej të vepronte pa instruksione nga Britanikët dhe për këtë gjë ju drejtua Kajros.

Ashtu siç edhe pritej, prej andej mori një përgjigje negative. Megjithatë pozitat reale të tij në terren si dhe logjika e ngjarjeve influenconin më shumë se përgjigjet e Komandës së Lartë Britanike apo propozimi i Komandës Gjermane.

Megjithëse jo zyrtarisht, një hap bashkëpunimi midis trupave Gjermane dhe partizanëve nacionalistë filloi të vendosej në mënyrë të heshtur. Luftimet nga të dyja palët filluan të rralloheshin deri sa u shuan fare. Kontaktet, megjithëse në mënyrë jo formale, u mbajtën midis përfaqësuesve të EDES dhe Komandës Gjermane.

Gjatë periudhës së pranverës të vitit 1944, kur presioni i forcave komuniste nga Veriu drejt Jugut filloi të rritej dhe pjesë të tjera të Epirit filluan të merreshin nga forcat komuniste, përsëri Komanda Gjermane e Divizionit Malor i ofroi ndihmë Liderit të EDES. Këtë radhë me sukses.

Të gjitha luftimet u ndërprenë dhe Zerva mbajti lidhje me Komandantin Gjerman të Janinës, me të cilin ndërmori operacione të përbashkëta kundër komunistëve. Në këtë mënyrë, nacionalistët kishin avantazhin që jo vetëm t’i zmbrapsnin komunistët, por edhe të furnizonin njësitë e tyre luftarake nëpërmjet ardhjes së vullnetarëve apo edhe rekrutimeve sistematike.

Në këtë mënyrë, forca e tij arriti në 15 mijë persona në Gusht të 1944. Ndërkohë, Misioni Ushtarak Amerikan i ishte bashkuar Misionit Ushtarak Britanik për të ndihmuar partizanët në luftën kundër forcave Gjermane. Gjithsesi kjo nuk e pengoi EDES që të bashkëpunonte në mënyrë të heshtur me Trupat Gjermane.

Ndryshimi i situatës luftarake në verën e 1944 në frontin Europian solli sigurisht edhe një fazë të re në luftimet e Epirit dhe në Shqipëri. Si rezultat i kapitullimit të forcave ushtarake Rumune dhe Bullgare dhe dezertimit nga ushtria e Boshtit, por edhe avancimi i trupave të Ushtrisë së Kuqe në Ballkan, sollën ngritjen e moralit për partizanët komunistë. Po kështu, ndihma materiale e aleatëve, e cila tashmë po vinte jo vetëm nga ajri, por edhe nga deti, i ndihmoi shumë komunistët, të cilët tashmë kishin mbi 20 mijë vetë nën komandë.

Në disa sulme të furishme në këtë periudhë, Zerva u mundua që t’i shfaroste “ish-shokët’” e dikurshëm. Beteja të përgjakshme ndodhën në Jug dhe Perëndim të Epirit ku trupat e EDES humbën mjaft vetë si rezultat i superioritetit të forcave Gjermane.

Për këtë arsye Zerva kishte në dispozicion vetëm 8 mijë trupa kur në Tetor të 1944 Gjermanët braktisën Epirin dhe kufirin me Shqipërinë. Me këto trupa ai mori Janinën e cila ishte e braktisur tashmë. Si rezultat i betejës që ai pati me komunistët të cilët e superonin në numër 3 me 1, Zerva pësoi shumë humbje dhe e braktisi Epirin duke u hedhur në ishujt Jonianë.

July 5, 2016 11:33
Komento

12 Komente

  1. Pjetër Leshaj July 5, 17:24

    Z. Tare!
    Kent hyrë në rolin e një mashtruesi profesionist kur thoni se Zerva ka bashkëpunuar me nazistët. Çfarë ironie! E çfarë mendjelehtësie! Asnjë fjalë për bashkëpunimin e çamëve me nazistët, fakt që e njeh bota mbarë.
    Lexoni të paktën Wikipedia-n, ku thuhet qartë se Zerva i kombinonte veprimet me komanden britanike.
    Securing the Ionian coast and expulsion of the Chams[edit]
    During late 1944, EDES under Zervas leadership secured the Ionian coast under British support. The subsequent operation led to the expulsion of the entire Muslim Cham Albanian minority, ca. 20,000 strong, from the Greek region of Epirus. The Chams, little integrated into Christian Greek society, had been a subject of Italian-sponsored Albanian irredentism both before and during the war, while a large part had collaborated with the Axis, taking part in reprisal actions against the Greek population. A small part joined the left-wing EAM-ELAS guerrillas, but the majority of their elites had allied with the Axis. On 18 June 1944, EDES forces under Zervas with Allied support launched an attack on Paramythia, in Thesprotia. After a short-term conflict against the combined Cham-German forces, the town was finally liberated. The successful advance of the EDES forces continued during summer 1944. A number of violent reprisals that took part against the town’s Muslim community during these developments were done without the permission of the EDES leadership.This reprisals caused most of the Cham community to flee across the border to Albania.
    (https://en.wikipedia.org/wiki/Napoleon_Zervas)

    Reply to this comment
  2. Alban Hamzai July 5, 21:14

    Lexova me kujdes artikullin.Pervec titullit,asnje fjale nuk tregon bashkepunimin e Zerves me gjermanet kunder cameve,por bashkepunimin e tij me gjermanet per te luftuar komunistet greke.Kam lexuar nje liber me dokumenta gjermane per baskepunimin e cameve me gjermanet.P.sh.dt.03.01.1944-Komandanti cam M.Dino uron Governatorin gjerman te Epirit per Vitin e Ri dhe I rishpreh besnikerine e cameve te armatosur dhe ti konsideroje si pjese e ushtrise gjermane…Eshte dhe pergjigja e Governatorit gjerman te Epirit,Herbert Lanc ku falenderon M.Dinon per bashkepunimin dhe qellimin e perbashket.Gjithashtu ne nje trakt te shperndare nga camet ne Epir me 20.07.1943 midis te tjerave lexohet:…Ushtria gjermane eshte miku yne,ai do siguroje lirine tone…Rrofte Gjermania…” dhe plot dokumenta te tjera te kesaj natyre ne gjuhen gjermane te cilat mund ti gjeni ,ose I keni gjetur …E verteta do thene ,se vetem ajo sherben.

    Reply to this comment
    • Skender Xheko November 30, 00:16

      e vertete qe per hir te urrejtjes ndaj grekeve kishte cam qe bashkepunuan me gjermanet,kosovare qe per kunder sllaveve bashkepunuan me gjermanin,balliste po ashtu,sic kishte brigada partizane shqiptare,kosovare,came.te pakten per respekt ndaj vehtes shkruaje emrin Petro Leshi apo Greko Hamzai sepse greket qe erdhen nga Turqia vetem emrin kishin grek,babin e te tjerat i kishin turke

      Reply to this comment
  3. wiki July 5, 22:15

    O Pjeter, wikipedia lejohet te editohet nga publiku. Edhe ti mund te shkryash dicka per zerven

    Reply to this comment
    • wb July 6, 02:00

      Ne realitet, te gjithe artikujt ne wiki vs shqiptaret jane te infektuar me rrena greke. Arsya eshte se greket interesohen per te rrejte, kurse shqiptaret nuk jane te intersesuar per te korrektuar rrenat.

      Reply to this comment
  4. Toni July 6, 00:09

    Camet dhe ne qoftese kan bashkepunuar me gjermanin e kan ber per interesin e tyre gjermanet i premtuan bashkimin me shqiperin dhe kushdo qe te ishte ashtu do te vepronte pamvaresisgt si shkuan ngjarjet….

    Reply to this comment
  5. demo July 6, 04:33

    Prapa Pjetrit fshihet nje Jorgo.Jane cpifjet e tyre shekullore,qe dokumentat po ju cjerrin masken .Me keto cpifje per popullsine came autoktone,greket ndertuan mitin e bashkepunimit me nazistet dhe keshtu justifikuan masakrat dhe pastrimin etnik.Greket nuk kane argumenta,por kane cpifjen e perhapur prej tyre,si “te drejte hyjnore” per masakrat e kryera ndaj shqiptareve.

    Reply to this comment
  6. Bajram July 6, 15:28

    E verteta nganjehere behet e hidhur,por faktet jetesore per ngjarjet qe kane ndodhur nuk duhet te “helmojne” ndergjegjen tone kur duam te perceptojme ato. Gjuha dhe menyrat e te shprehurit kane te bejne shume se si njeriu i mendon e i shpreh faktet,por edhe shenimet personale,mediatike, materialet e arshives,wikipedia apo burimeve te tjera.Auron Tare me kete artikull eshte perpjekur te jape nje pershkrim te atyre fakteve qe ai ka gjetur ne shtypin gjerman, sikurse ato fakte qe pershkruhen nga Wikipedia.Populli i Camerise ne teresi,apo populli Greqise nuk mund te cilesohen bashkepunues me nazizmin gjerman,te cilin e munden me luften e tyre te armatosur,pavaresisht ngjarjeve politike te asaj kohe.Veprimet luftarake te kryera nga Zerva apo Dino me bashkepunetoret e tyre dhe njerezit qe i perkrahnin jane ato qe duhen denuar,jo dy popujt qe kane interesa te perbashketa e duan jete te qete e te begate,si ne te kaluaren edhe sot.

    Reply to this comment
  7. fieraku July 6, 19:19

    Pse nuk hapet goja sot qe Mbreteria e Anglise e ka poshteruar ,tradhetuar popullsine shqiptare per interesa te Saj e ato gjepolitike?!C’fare mut demokracie eshte ajo qe le dore te masakrohet nje minoritet?Hisoria eshte histori e nuk ka nevoje per zbukurime.Ne fund te fundit kriminele e viktima kane rene ne dore te.nje Politike te ndyre antidemokratike.Aleatet tane te sotem anglezet,nuk kane qene te gabuar me 1912 vetem por edhe me pas.Mos ndoshta duhet te tallemi nga ata edhe me Brexit -e tyre?!Nje popull,kushdo edhe camet ne fjale NUK MUND TE QUHEN POPULLSI ARMIKE:-KY ESHTE NJE TERM NAZIST!poshte fashizmi-rrofte demokra ia;me kete kam po arasysh edhe nderhyrjen e NATO e Amerikane ne Kosove.Nderhyrja Amerikane jo thjesht cliroi,por shpetoi shqiptaret nga kasapana alla ZERVAS.Po tani ato foshnja qe kane shpetuar nga gjenicidi i Zervas,akane te drejte te gezojne pronat e tyre?Cqendrim mbahet nga palet per rehabilitimin e kthimin e.njerezve ne token e tyre?Edhe serbet lokale (jo te gjithe sigurisht,)kane bashkepunuar me MilloshevicZerven!A po perzihen si popullsi e mundur fashiste?!J oooo me duket e njejta gje duhet te ndodhe me popullsine CAME.Pse nuk thuhet se Jabanxhinjte-“greket”e ardhur nga Turqia i kane besdisur camrt vendas,apo nuk ka faktePse per te njejten problem ka dy.qendrime?!Sepse per Demokracine Amerikane e BE ka parime te qarte . Brexit, keshtu kane qene me greket kunder shqiptareve c’fare Mut vlere eshte kjo!Po tani qe jemi te gjithe bashke ne nje Aleance e Sistem:-Me gjuhen e Zerves-Miloshevicit duhet te flasim per camet.ose per.greket ose per te gjithe.bashke?!!!STOP?!!!

    Reply to this comment
  8. vasili July 7, 14:14

    Dita,nuk ju a them per tju bere qejfin,por jeni e vetmja gazete cilesore,qe si busull keni te verteten dhe paasnjeanesine.Dhe kete e realizoni me gazetare shumica me integritet dhe shtylle kurrizore,,qe nuk i gjen ne asnje formacion tjeter gazetaresk.
    Mirpo jo per here te pare ve re,qe pozicioni redaksional e ka shoshen me vrima teper te medha,qe lejon te percillen ketej nga ne lexuesit,te pa verteta,qe shkaktojne keqardheje dhe alergji.Duket qe nuk keni respektin dhe informacionin e duhur,per kulturen e lexuesit shqiptar.
    Ja dhe sot ky pseudo-historiani(gjate ketij cerek shekulli jane cfaqur nje numer i pafundem mbytes pseudo,vecanrisht “prof dokt“me shume surreter dhe pa profesionalitet)
    Dhe tare,shkaravit vec sipas hesapit te dyqanit te vet.
    Kam pare vite para,nje program tek Diskoweri,ku tregonin, dy oficere te sigurimit britanik qe,ishin atashuar,gjate luftes dyte boterore ne Greqi dhe mbanin kontakt te afert me njerzit e rezistences greke.
    Dhe pikerisht ata thoshin qe Zerva,nje udheheqes i rezistences(as gjeneral as tetar dhe as kapter sic duan ta etiketojne per hesapet e tyre,ketej ne anet tona),qe kish shume simpati ne popull,fillimisht,bashkepunonte me udheheqesin qe drejtonte komunistet.
    Por ne vijim udheheqesi komunist me dore te hekurt,,filloi te bente krime ne popull dhe ketu u ndane perfundimisht rruget e tyre,ku komunistet drejtuan pushket,kunder partizaneve greke te Zerves,
    Zerva ka meriten e madhe,qe kontriuboi jashtezakonisht qe Greqia,vendi i tij,mbeti ne boten perendimore,kur ne dhe shtete te tjere aferndenjes u vidhisem,nen diktaturen e kuqe njeri-ngrenese .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*