Gjeneralmajor Bazo në Galerinë e Nderit të Studentëve Ndërkombëtarë të Kolegjit të Luftës në SHBA

September 30, 2015 09:12

Gjeneralmajor Bazo në Galerinë e Nderit të Studentëve Ndërkombëtarë të Kolegjit të Luftës në SHBA

Më 28 shtator 2015, nëpërmjet një ceremonie të veçantë, Kolegji i Luftës i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vendosur fotografinë e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA të Republikës së Shqipërisë, gjeneralmajor Jeronim Bazo, në Galerinë e Nderit të Studentëve Ndërkombëtar (The USAWC International Fellows Hall of Fame). Kjo është një traditë e njohur e Kolegjit të Luftës së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për studentë të diplomuar në këtë kolegj, ushtarakë që mbajnë pozicionet më të larta në Forcat e Armatosura të vendeve të tyre ose pozicione ekuivalente në organizata shumëkombëshe.

Në fjalën që mbajti në këtë ceremoni shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ndër të tjera, u shpreh: “Është e vështirë të gjejë fjalët e duhura të përshkruaj atë që po përjetoj, por di të them që ndjehem përulësisht i privilegjuar dhe thellësisht i nderuar t’i bashkohem Galerisë së Nderit të Kolegjit të Luftës të SHBA. Përveçse një nder, për mua kjo ceremoni është edhe një vlerësim për Forcat e Armatosura të vendit tim dhe për arritjet e tyre”.
Gjatë qëndrimit në Kolegjin e Luftës të SHBA, gjeneralmajor Bazo dha një leksion për “Klasën 2016” të këtij kolegji, i cili edukon dhe zhvillon liderë për të shërbyer e drejtuar në nivelin strategjik.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të RSH, gjeneralmajor Jeronim Bazo u diplomua në Kolegjin e Luftës të FA të SHBA duke përfunduar me sukses edhe programin Master në Studime Strategjike në vitin 2005.
Gjeneralmajor Jeronim Bazo është jo vetëm ushtaraku i parë shqiptar, por edhe ballkanasi i parë që bëhet pjesë e Galerisë së Nderit të Kolegjit të Luftës të SHBA.
September 30, 2015 09:12
Komento

1 Koment

  1. mustafa kacollja September 30, 11:39

    te lumte ,une si shtetas shqipetar ju falenderoj qe me punen dhe aftesite tuaja profesionale keni nderuar vendin tone dhe te gjithe shqipetaret kudo qe jane .ju uroj perzemersisht pune te mbare ne drejtimin e ushtrise sone kombetare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim