Gjeneralmajor Bazo takohet me ambasadorin britanik Cannon

March 7, 2015 11:05

Gjeneralmajor Bazo takohet me ambasadorin britanik Cannon

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo priti në një takim të veçantë ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë SH.T.Z Nicholas Cannon.

Gjeneralmajor Bazo vlerësoi marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve, sidomos në fushën e arsimimit ushtarak në akademitë e Forcave Tokësore, Detare e Ajrore, në Kolegjin Mbretëror të Mbrojtjes si dhe kurse të ndryshme institucional dhe profesionale që zhvillohen në Britaninë e Madhe.

Nga ana e tij, ambasadori Cannon falënderoi gjeneralmajor Bazon për mbështetjen e deritanishme të FARSH në kuadër të stërvitjeve të përbashkëta, të zhvilluara vitet e fundit në Shqipëri. Stërvitjet e përbashkëta midis dy forcave, sidomos “Albanian Lion”, ka qenë një mundësi e mirë për rritjen e nivelit të profesionalizmit dhe ndërveprueshmërisë për t’u përballuar me të gjitha sfidat që NATO ka në këto vitet e fundit.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan kontributet në kuadër të aleancës, si kontribuese aktive në luftën kundër terrorizmit.
Gjeneralmajor Bazo dhe ambasadori Cannon shprehën gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen në fushat e lartpërmendura.

March 7, 2015 11:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*