“Gjeni diçka që dashuroni dhe… lëreni t’ju vrasë”

November 2, 2018 00:27

“Gjeni diçka që dashuroni dhe… lëreni t’ju vrasë”

Padyshim Bukowski është një nga shkrimtarët dhe poetët më “autobiografikë” në historinë e letërsisë.

Si romanet apo tregimet, ashtu dhe poezitë e tij nuk janë gjë tjetër, veçse një transformim në formë letrare i jetës së autorit, përshkruar “me një vërtetësi prej një njeriu që s’ka asgjë për të humbur”.

Më poshtë disa prej shprehjeve dhe pasazheve të veprave të tij:

1-“Nuk kërkoj kurrë të përmirësohem ose të mësoj diçka, qëndroj ekzaktësisht siç jam. Nuk jam ai që mëson, jam një që shmang. Nuk kam dëshire të mësoj, ndjehem normal në mënyrën time të çmendur. “

-“Po çfarë shmangni?”

-“Të bëhem si të tjerët.”

*****

2-I dua vetmitarët, ata ndryshe, ata që nuk i takon kurrë.

Ata të humburit, të shkuarit, shpirtshkatërruarit.

Ata me shpirtin në flakë…

*****

3-Jam i lodhur duke parë fytyra femrash të rrethuara nga botox. Gjinj të tejmbushur , të copëtuar nga konkurrenca, prapanica të ekspozuara, taka dhe truke kozmetike, gjeste të vështira për gratë e lirshme, tashmë të padallueshme nga ato të atij “zanatit”… Dëshiroj të shikoj femra me feminitetin e tyre, me sjellje të butë, me buzëqeshje plot hir, lëvizje joshëse, me fjalë të ëmbla dhe të sigurta në të njëjtën kohë. Me mendime origjinale dhe të reja. Dëshiroj të shikoj femra të pavarura, jo skllave të burrave që sakrifikojnë dinjitetin e tyre. Femra me zemra prej akulli të shkrirë, shoqe dhe mike të meshkujve, të lira dhe të sinqerta

*****

4- Gjeni diçka që e dashuroni dhe lëreni t’ju vrasë… Shumë dhe shpesh shqetësohemi nëse vendimet që  marrim do t’i pëlqejnë apo jo familjarëve apo shoqërisë. Harrojeni këtë gjë! Jetoni jetën tuaj. Gjeni diçka që dashuroni të bëni dhe bëjeni atë deri sa të vdisni.

*****

5- Disa njerëz asnjëherë nuk sillen si të çmendur. Çfarë jete të tmerrshme jetojnë… Silluni si të ‘shfrenuar’ së paku një herë. Jeta është shumë e shkurtër për të qëndruar gjithmonë normal.

*****

6- Të gjithë do të vdesim, çfarë cirku! Kjo gjë duhet të na bëjë ta duam njëri-tjetrin por nuk na bën. Jemi të terrorizuar dhe rrafsh me gjëra të parëndësishme. Kjo po që duhet mbajtur mend.

n.s. / dita

November 2, 2018 00:27
Komento

20 Komente

  1. Jetushi November 2, 10:12

    Por cili ishte motivacioni i autorit te ketij artikulli ? Ajo do ishte interesant! 🙂

    Reply to this comment
  2. Okay ... Naltmadhenia Juaj Buki . November 2, 10:12

    Jam me ty ,
    ne
    1
    2
    3
    (4) Eshte pasioni nji Mashkulli te Verete ,atij kaubojsi te vetmuar ,rrebelit te ksaj Bote fallso ,pashpirt ,ai Don Juani ndjenjes por jo (ai tipiku kurvar)
    Madheshti ,Ajo qe ti deklaron e tipa te ngjashem ne ndjenj si ty , enderojn sepse e kane te memorizuar diku thell ne subkoshiencen e vet ,sepse jane te lindur te tille ,qe te duan marrezin e ndjenjes ,jane te pafate !
    Ka te tille ,qe i ka vrar fati , pa e ndjer ate arome buzesh trendafili,pa pir e shijuar ate nektar ,pa i dhen ate qe e ben te lumtur dhe s’me dha asgje tjeter ,vec shigjeten ne zemer !
    Nuk ka sot te tilla ,ne kte Bote – Madheshtia juaj ,
    kemi lindur ne shekullin e mashtrimit , shpirtrave pajete ,e zemrave qe s’rrahin fort gjoksin e bej ate te gufoj ,
    nga ai moment ,i arratisjes ,fshehjes se ndjenjes ,ajo qe eshte me e bukura ne kte jete ,qe asnji sot se njef !
    e pastaj
    jeta vazhdon brenda atij trishtimi ,
    njerzit jane te pompuar me paracetamol ,ndjenjat jane zhdukur ose tjetersuar .
    Ndjenja e bukur e lumturis (amores) e cila nepermjet dhimbjes kalon , duket e pakonceptushme per kte Bote .Disa e refuzojne ate “dhimbje” qe ajo ndjenj shkakton ,s’duan te jetojne e mendojme ,se (e kaluara e hidhur po e kafshon perseri te pasmet ) dhe kerkojne te largopjne ate ndjenj ,sepse keshtu mendojn te jene te Sheruara !!!
    Dhe cfar nenkupton ai “Sherim” ,cfar i thot ky asaj ?
    PARACETAMOLI I JETES !

    Ah , do desha shume te shkruaj Madheshti ,
    por eshte pavler ,per kte Bote ,pa Gravitet ,pa Jete
    paAmore .

    Por le te vazhdojme thjeshte komentin
    mbi thenjet e tua Buki,

    pason numri
    5
    dhe
    mbyllet gjithcka ne Utopin qe karakterizon kte Bote
    6

    Un vazhdoj te jem i dashuruar marrezishte me iluzionet
    ,sepse ato me tregojne ne syte e te tjerve Crazy
    ,por edhe gjithmon te Ri per kte Jete …
    joempatike ,
    ndjenjendrydhur

    na ja , Madheshti ,keshtu tingellon sot Deshperimi veshur me dhimbje .
    Sidoqofte thanx ,qe exziston ,qe s’na le ne erresire ,
    qe na tund fort shpirtin ne agoni e ben ate te kutpoj
    se kjo jete ka akoma sens ,
    grazie qe ndricon aq bukur aty lart Buki ne Qiellin tone

    Reply to this comment
    • Loku November 2, 12:03

      Nje sugjerim kryeredaktoeit te Dites.
      Ket komentusin ketu lart merreni n pune
      Ky shkruan me bukur se Bukowski
      Do m.pelqente t lexoja dicka prej tij

      Reply to this comment
  3. Okay ... Naltmadhenia Juaj November 2, 12:19

    redaktor ,

    oh, flm per vleresimin tend i nderuar .
    per te qen i sinqerte me cdo tip ne xhiro te asaj bote aty ,
    e ruajtur cdo balance rrespekti njerezore ,
    krahasimi qe ju beni eshte jokorrekt .
    Un shkruaj vertete , jokeq ,sipas meje ,
    por qe jame poshte ne toke ,nderkoh qe Yje si Bukowski
    jane te pakrahasushem e te paarritshem lart atij Qielli te letersise Boterore .
    Ne ktej poshte ,i shofim ato Yje me rrespekt e kenaqsi
    dhe i ndjekim ata nga toka me syt tane kurjoze .

    Un tentoj ,te shkruaj , thjeshte per te mposhtur kte Monotoni te jetes , me pelqen te zbavitem then me mire ,pa i kushtuar shume vemendje asgjeje ,

    neper mediet shqiptare ,pra komentoj ,
    tjeter nga mua veshtire se mundet te gjesh asaj Bote
    te kontaminuar ku merr frym vetem injoranca qe ka pushtuar gjithcka .

    Reply to this comment
    • Ylli November 2, 18:48

      Shume mire qe te pelqen te shkruash ,por si fillim ,meso te shkruash.
      Shkruajme shohim e jo shofim.Mos te te them per te tjera se ngjan me prerje ….hovi.

      Reply to this comment
      • Okay ... Naltmadhenia Juaj November 2, 19:18

        un mendoj sde shkruhet edhe shohim edhe shofim .
        pastaj or tej Ylli ,
        ktu jemi duke bere komente e jo bukurshkrim ,per te cilin un s’jam aspak i interesuar ktu te pakten.

        pastaj,
        Fjaline me te cilen ti mbyll “kritiken tende”
        me duket pak konfuze ne ate se cfar do te thot e cfar nenkupton !

        Po me ben vertet kurjoze ,
        pse ke edhe te jera ti akoma ?
        Po thuaji mo !
        Vetem me jep te kuptoj mua se per cfar behet fjale 🙂
        HOVI – hahah vetem ai s’me bie mua asnjiher . Perse de? pfff . Mua me pelqejn bashbisedimet me ata qe din te thone dicka mbi temen ,ose jan si ty Kritik te X -fjale termi , pra …un i mirepres cdo ere qe me fryn kunder .Jame Detareme experience une Marinar i talentuar .
        Ylli ,
        hajt pra nji mbremje te kendeshme per te gjithe ata qe din te komentojne dicka ,mbi tema te tilla kaq delikate hmm

        Bukowski lol .

        Reply to this comment
  4. Okay ... Naltmadhenia Juaj November 2, 19:18

    un mendoj se shkruhet edhe shohim edhe shofim .
    pastaj or tej Ylli ,
    ktu jemi duke bere komente e jo bukurshkrim ,per te cilin un s’jam aspak i interesuar ktu te pakten.

    pastaj,
    Fjaline me te cilen ti mbyll “kritiken tende”
    me duket pak konfuze ne ate se cfar do te thot e cfar nenkupton !

    Po me ben vertet kurjoze ,
    pse ke edhe te jera ti akoma ?
    Po thuaji mo !
    Vetem me jep te kuptoj mua se per cfar behet fjale 🙂
    HOVI – hahah vetem ai s’me bie mua asnjiher . Perse de? pfff . Mua me pelqejn bashbisedimet me ata qe din te thone dicka mbi temen ,ose jan si ty Kritik te X -fjale termi , pra …un i mirepres cdo ere qe me fryn kunder .Jame Detareme experience une Marinar i talentuar .
    Ylli ,
    hajt pra nji mbremje te kendeshme per te gjithe ata qe din te komentojne dicka ,mbi tema te tilla kaq delikate hmm

    Bukowski lol .

    Reply to this comment
  5. Eh mer Bukowsko November 2, 19:40

    i poshter ka qen vertete .
    Shife c’thote .
    Hiqini te gjitha o njerez ,
    zhvishuni nga hezitimet ,
    thyeni tabute
    e shijoheni jeten Nudo °!°
    e pijni qejfin ne gota thot O leee

    Ky te ndez gjakun pasha Perenin

    Reply to this comment
    • nji mik i sinqerte i Letersise qe guxon te flasi hapur Buki November 2, 22:48

      Bukowsko ,

      vdo ti ne kte stan ?

      nuk i shef delet ,vicat ,kuajt gamort ,
      qe sorollaten kotesise te hapsires boshe
      ku edhe jetojne dhe pervec kashtes ,
      s’i afrohet asnji lloj bari turinjeve !
      po c’kerkon nga kta more hahahahaha .
      kta jane ne krize te gjithaneshme te shkretet ,
      imagjino 28-vjet bam e bum ne koke .
      tremben te shkretet .
      s’kane faj .
      vecse instiktet i kane joooooooooo per ate
      i duhet dhene haku .
      fshihen pas stalles e pergjojne ne erresire ,
      cfar do bej nashi ky i Huaji !
      Por jane te urt ,
      pa ze fare .
      Nuk turbullojne uje fare te shkretet .
      as tentojne te levizin vendit .
      S’kan byth the Zotrote ?
      hahah kan o kan .
      por jane pak te trembur si rraze .
      S’jane te trembur por tinzare shoku e lere nashi
      kte bisede ,se ka hik koha e trimave ne kte Stan .
      Hajt gezuar hahahahahah

      Reply to this comment
  6. Return of the Saint November 5, 21:28

    i madh fareeeeeeeee

    Reply to this comment
  7. SHIGJETA E SHIGJETARIT November 6, 12:04

    Bukovski e thotë mirë “Gjeni diçka që dashuroni dhe…lëreni t’ju vrasë”.

    …Por, e mendon, e sugjeron dhe e këshillon KEQ këtë thënie të tij, sepse kur të gjejsh dçka që dashuron, nuk duhesh ta lësh atë që QË E DASHURON, të të vrasë; por duhesh ta bësh ATË që të ta zgjatë jetën sa më shumë ! …Prandaj, më mirë po e them dhe konkretizoj UNË, thënien në fjalë të Bukovskit, sesa vetë Bukovski që e thotë vet; apo, si do t’thoni ju lexues të këtij komenti ?!

    Reply to this comment
    • Ciro... November 6, 17:57

      Me ate shprehe “lereni t’ju vrase ” Bukowski nuk mendon vertet ashtu ! Ajo shprehje eshte nji metafore per jeten . ( gjej dashurine e jetes e jeto gjicka ne te , ose te ndodhi cte ndodhi ti ke gjetur kuptomin e jetes ose le te vdes prej saj ose e gjeta ate qe in enderoja le te vdes , ne kte Form Pra eshte nji metafore qe karakterizon tipa si ai , qe per ate qe atij do te ishte ajo qe atij i ben ❤️ Klik ai jep edhe jeten . Pra jjane forma shprehjeje mbi dashurine e vertete ( te Pakten keshtu e shof in )

      Reply to this comment
  8. vasili November 6, 15:29

    Lutemi te mos e hiqni kurre,nga faqja juaj, kete fytyre te shprehjes monumentale e shume dimensionale te shpirtit te thelle njerzor,ku ai del i gjithe ne siperfaqe.

    Reply to this comment
  9. demo November 7, 20:35

    Nga e keni nxjerre kete fytyre,nga kazani plehrave?

    Reply to this comment
  10. vasili November 8, 11:19

    Bukovski ka nje shprehje madhore e dale nga realiteti i tij filosofik:
    njerzit jane krijuar per te care BYTHEN!

    Reply to this comment
    • mbytu ne ate vryme November 9, 10:10

      Bukowski ka shume per t’ju referuar
      nga vepra e tij,
      larg ktij arti banaliteti ordiner rrugesh .
      komentuesi (lsi) paska nji karakter “pederi” pd.

      kur s’di me than dicka mbi vepren e shkrimtarit te shquar ,
      me mir ha m.t e hesht .

      Reply to this comment
  11. RRUFE-BUBULLIMA ! November 8, 13:57

    Fytyra e Bukovskit këtu lartë -e shprehë në mënyrën më enigmatike por edhe më të qartë; në mënyrën më ironike dhe më cinike; në mënyrën më përbuzëse, dhe më të vrazhdë por edhe më të pafuqishme për t’iu kundërvënë, kësaj BOTE të pa pikë arsye dhe të egër …edhe sa s’thuhet me fjalë; dhe më shumë sesa shumicës së njerëzve të kësaj BOTE që dukën si njerëz, por që janë -edhe MË SHTAZË sesa shtazë !?!!!

    Reply to this comment
  12. vasili November 9, 11:03

    Tek theniet e mesiperme te Bukovskit.njeriu qe lufton dhimbshem,per te qene vetja,ndjen thelle qe ato thenie,jane bibla e demokracise se vertete njerzore,ku ajo realja eshte larg saj.
    Dhe brenda kesaj dhimbje,ky njeri, per menyren si eshte formuar,ndjen dhe shijon vleren e personalitetit,qe e kompeson dhe e tejkalon te paren.

    Reply to this comment
    • N.J nji nder Vlerat e Historise Letersise Shqiptare ! November 9, 19:02

      Bukowski ishte Vetvetja dhe nuk luftonte me asnji lloj dhimbje imagjinare ,por perdorte banalitetin ne shprehje
      duke ju kunderven hipokrizise klases se luksit ,shpirtit kapitalit qe injoronte e shtypte me kembe jeten e qytetarit te thjeshte ,duke treguar Realitetit e asaj shoqerie ku jetonte ,anat banale te saj nepermjet shkrimeve te tij ironi sarkazem etj etj .Vepra e Bukowskit s’ka te beje me bibla demokratike (perdor terma qe s’kan vend ) nderkohe qe Bukowsky eshte ne realitet nji Rrebel i Pasionit te shpirtit te qytetarit te rruges ,atij te zakoneshmit ,ate perfaqson ai shpirtin njerezore mbuluar nga plehrat e sistemit ,kapitalit te pashpirt e degjenrimit te tij etj etj .(Or Tej )

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*