Gjeni sa herë e ka përuruar Berisha nisjen e punimeve për kaskadën e Devollit

Redaksia Online May 13, 2013 17:35

Gjeni sa herë e ka përuruar Berisha nisjen e punimeve për kaskadën e Devollit

Kryeministri Sali Berisha ishte sot i pranishëm në ceremoninë e fillimit të punimeve për kaskadën e Devollit.

Katër vjet më parë Berisha pati inauguruar pikërisht në këtë kohë këtë projekt.

Para pak javësh u bë e ditur se një nga investitorët strategjikë, EVN e Austrisë, ishte tërhequr nga projekti.

Sot Berisha doli prapë për të prerë një shirit inaugurimi.

Partia Socialiste ka ironizuar me këtë inaugurim.

“Kryeministri në ikje inauguroi sot “fillimin e punimeve parapërgatitore për fillimin e punimeve të HEC-it të Banjës!” Fillimin e fillimit të fillimit të fillimit… Quiz-i i sotëm është: Sa herë e ka inauguruar inaugurimin e fillimit të punimeve për HEC e Banjës Kryeministri?”, shkruhet në faqen FB të PS.

Redaksia Online May 13, 2013 17:35
Komento

4 Komente

  1. iliriTirane May 13, 18:41

    Mbaj mend para disa vitesh SRB ne Banje kishte hipur ne fadrome dhe ulerinte per suksesin, qe doli bllof asokohe. Ky njeri ska turp i ka plasur cipa dhe vete ku e cojne zarbot e tij. Truri i ka lene shendene, kujtesa i eshte fshire. Mafja ben punen e vet. Mjere shqiptaret nga kjo klase polite.

    Reply to this comment
  2. al May 13, 19:28

    hahahaaaa sala komiku me i madh shqipetar nder kohera

    Reply to this comment
  3. petro May 13, 22:29

    Sala ben estrade dhe ja kalon cdo trupe profesioniste sepse ato e bejne ne skene me shpenzime minimale,ndersa Sali berisha i ben ne natyre orgjinale masivi dhe shpenzime maramendese.
    kam nje pyetje ky sale ose e njeh mire kete popull qe eshte budalla dhe tall bythen ose ky popull e njeh mire Salen qe eshte budalla dhe i hap ruge deri sa te qorolliset vete . Ne se eshte e dyta .kjo batute shqiptare duhet zhdukur dhe te zevendesohet me batuten europiane qe thote
    Ne France budallane e cojne ne spital dhe jo si ne shqiperi qe budallait i hapin ruge.

    Reply to this comment
  4. studenti May 14, 08:02

    Ka arsye te shumta e te thella pse kemi mbetur prapa.Njera nder me kryesoret eshte vendosja e relacioneve te shtremberuarra me veten, dmth me te verteten.Te gjitha veset e dobta themi se na i kane diktuar te tjeret, ndersa ne u kemi dhene atyre virtytet.Prandaj ende nuk e dime pse ne nje mjedis te huaj jemi dalluar si delja e zeze prej veseve tona dhe pasi jemi kultivuar gjetke kemi bere emer per mire si çdokush tjeter.Mos valle ne jemi si gjithe te tjeret vetem kur dalim jashte vetes?Ka genjeshtra nga me monstruozet ne bote, te cilat jane vesi i vjedhjes te se vertetes.Genjeshtaret jane hajdutet me te medhenj sepse nuk ka vjedhje pa genjeshter.Duke i ndare njeren nga tjetra ua kemi njohur si virtyt prijesve tane zotesine per te bere shtate hilè e nje trimeri.Te prapambetur ne perceptimin tone se politika eshte kurve shkojme pas prijesve mashtrues qe jane nje perzierje e shpellarizmit te tyre dhe modernizmit, vishen shik,flasin gjuhe te huaj, u referohen arritjeve te botes, por te gjitha i bejne per te perkedhelur subkoshiencen primitiviste te lakmise, urrejtjes, dominimit me ane te shpifjes, vjedhjes, vrasjes.Ndryshimi i prijesve te tiranise nga te sotmit eshte se ata çdo gje e kishin fshehur ne sundukun e betonte dhe njerezit besonin te vertetat e genjeshterta, ndersa te sotmit prapa xhamit te zi te transparences bejne te njeten gje, genjejne dite e nate dhe njerezit besojne genjeshtrat e tyre te verteta.Me keqardhje do thene se Berisha ua kalon te gjitheve, eshte nje iluzionist epik, magjistar i genjeshtres, shpifjes, fyerjes, vjedhjes me te cilat sundon turmat injorante te ekzaltuara.Keto turma jane ena jone e prapambetjes dhe e primitivitetit, prijesi yne eshte kapaku qe i vidhiset kesaj ene per te konsevuar kete katraure funderinash qe dekompozohen brenda vetes duke leshuar eren e qelbur, se ciles i jemi pershtatur dhe e ndjejme me fort kur jemi larg se ne prani te saj.Kjo pandjeshmeri na bene te mos vendosim relacionet e nevojshme me veten dhe me nevojat qe na gerryejne.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*