GJENIALE / Ambasada e SHÇBA-së shpjegon drejtësinë e re me sekuenca vizatimore nga Çufo

August 29, 2019 18:24

GJENIALE / Ambasada e SHÇBA-së shpjegon drejtësinë e re me sekuenca vizatimore nga Çufo

TIRANË – Një risi të re – që është totalisht e kundërta e risive të vjetra – ka ndërmarrë ambasada e njohur e SHÇBA-së (Shërbimi i Çashtjevet t’Brendçme Albaneze).

E shqetësuar nga vonesa e popullatës indigjene lokale për të kuptuar dhe thëthitur nocionet e sistemit të ri të drejtësisë që është duke u mbjellë në vend, ambasada në fjalë ka thirrur mendjet më të ndritura për të hartuar një manual shpjegues filmik mbi funksionet e secilit institucion që është duke u ngritur në kuadër të reformës në drejtësi.

Materiali dygjuhësh quhet “Iustitia Enim Stultus” në latinisht, ndërsa në anglisht “Justice for Dummies”. Ai shpjegon me fjalë të thjeshta pse drejtësia e vjetër është vjetëruar dhe si shpjegohet mor burrë i dheut, që drejtësia e re është kaq e re.

Nga ana tjetër, ilustrimet e shumta vizatimore qartësojnë sa më s’ka, mënyrën sesi politikanët e inkriminuar do dalin para drejtësisë, sesi gjykatësi i ri do t’i bjerë tavolinës së tij me çekiç dhe i pandehuri do vrenjtet në fytyrë, teksa i mjeruar do t’i zgjasë duart policit që do t’i hedhë prangat dhe do ta çojë në hapsanë.

Për t’i ilustruar sa më bukur konceptet e ndërlikuara të jurisprudencës shqiptare (Iustitia Albanenses), mjeshtrat e ambasadës së SHÇBA-së kanë shfrytëzuar gurrën popullore hollivudiane dhe gamën e gjerë të heronjve vizatimorë të Marvelit.

Në disa sekuenca duket Supermeni teksa kap për zverku një ish ministër të PD-së. Në të tjera, heroina Wonderwoman (lat. Mirum Mulier) që shfaq disa tipare të Etilda Gjonajt, duke fluturuar në ajër mbërthen me njërën dorë katër ish ministra të LSI-së, në tjetrën tre ish drejtorë të PS-së që në një çast dobësie kaluan me partinë e Zef Bushatit, dhe i flak në Shtatë penxheretë (Seven Windows is an infamous prison, shpjegon zëri i ambasadës).

Po kështu, nuk mungojnë bëmat e heronjve të drejtësisë Njeriu Merimangë, Burri Grerëz, Djaloshi Mizë M, Kapiten Amerika, Toger Shazivari, Kapter Qazua, Bimbashi i Gjinokastrës, Mon Kukaleshi etj.

Ata kryesisht shfaqen nën petkun e ministrave të virtytshëm socialistë që hedhin poshtë me neveri në sallën e gjyqit, akuzat e ndyra të reaksionit, ndërsa trupa gjykuese mallëngjehet dhe i shkojnë lotët rrodhan.

Ajo çka e bën edhe më të kuptueshëm materialin reformator për audiencën shqiptare, është shfrytëzimi i personazheve malinj vizatimorë vendas, të cilët përfundojnë në koshin e plehrave të historisë.

Kështu, ai që e pëson më keq është grabitësi i njohur aborigjen, derrkuci i panginjur Çufo, i cili siç ka dalë nga dokumentet e fundit, kur ishte në Greqi quhej Jorgo Yndyra.

Materiali tregon Çufo Kolesterolin teksa kapet gafil duke vjedhur mollët e kooperativës, dhe për këtë gjykata revolucionare e dënon të ndërtojë rrugën panoramike ekzotike semi-erotike Orikum-Dukat me shtatë kalime dhe trotuar të lyer me mjaltë akaciesh.

Në fund, materiali frymëzues mbyllet me një zë bindës dhe entuziast që thotë: “Reforma në drejtësi do sjellë begatinë!”

SHËNIM: Gojët e Liga është një rubrikë satirike e zhgënjyer, që edhe një idhull të vjetër si Çufoja i doli armik

Heronjte e drejtesise se re shqiptare ne materialin filmik te SHCBA-se

August 29, 2019 18:24
Komento

4 Komente

  1. Ilir August 29, 19:32

    Hahahaaaaa
    I madh per zotin

    Reply to this comment
  2. Shpifje August 29, 21:26

    Pse genjeni o dita, une etilden gjithmone me pantallona e kam pare

    Reply to this comment
    • intelektuali August 30, 08:31

      Shpifja e Edvin Droges:

      NUK ESHTE SHPIFJE, POR KREJT E VERTETE,

      sepse:

      Wonderwoman bukuroshe Etilda Gjonaj vetem diten ri me pantallona, naten transformohet ne nje heroine superseksi me paliceta plus recipeta dhe kurgje tjeter dhe fluturon kudo per te shpetuar mekataret dhe gjynahqaret e Rilindjes Enveriste te Edvin Droges (nga Geron Xhafa e deri tek Bashkim Ulaj) nga demaskimi qe i ben papushm “Armiku i Kllases”, nuk e pe cfare dhome hoteli kishte prenotuar ne Paris me 700 euro nata per te bere te mundur perfomancen e saj si Artiste Hollivudi?

      Reply to this comment
  3. Lal Prenga September 4, 05:41

    Te medhenj jeni!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*