Gjeniu Messi, 600 gola në karrierë, tani synon Kupën e Botës

March 5, 2018 16:49

Gjeniu Messi, 600 gola në karrierë, tani synon Kupën e Botës

 

Lionel Messi arrin kuotën e 600 golave.

Nuk është nevoja të thuash shumë fjalë për një talent të lindur siç është argjentinasi. Mrekullitë e tij në fushën e blertë kanë për dëshmitarë miliarda njerëz në mbarë botën.

Kryevepra e fundit ishte goli në sfidën ndaj Atleticos së Madridit, përmes një goditje dënimi, në trekëndësh e më pas me topin që u ndal në fundin e rrjetës.

Finalizimi peshon shumë. Praktikisht do të thotë që blaugranat janë me njërën dorë tek titulli, duke rikthyer qetësinë në skuadër përsa i përket kreut, me Atleticon që i ishte afruar ndjeshëm. Ishte  goli i dytë rradhazi me goditje standarde, të njëjtën skenë e pamë edhe në sfidën ndaj Las Palmas.

Pikërisht sfida ndaj Los Colchoneros bëri që sulmuesi i katalanëve të arrijë kuotën e 600 golave në karrierën e tij në 746 ndeshje të luajtura. 539 prej tyre i ka shënuar me fanellën e Barcelonës, ndërsa 61 rrjeta të tjera me kombëtaren e Argjentinës.

Shifrat ndryshe përkthehen në 30 trofe të fituar, pa harruar dhe trofetë individualë, 5 Topa të Artë.

Në moshën 30-vjeçare janë të shumta skuadrat që janë gati të bëjnë çmenduri vetëm për të pasur në radhët e tyre një yll si Messi.

Trofeu i vetëm që mungon në CV-në e tij është Kupa e Botës.

a.s/dita

March 5, 2018 16:49
Komento

1 Koment

  1. keshtu ndodh March 5, 19:36

    E vertete. Kur shikon se Messi do te gjuaj nje faull jashte gjashtembedhjeteshes, pret me padurim prehjen ne rrjete te topit. Ndryshe ndodh me penallitine, ate dhe mund ta humbas.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*