Gjeografia e Botërorit brazilian

July 11, 2014 09:54

Gjeografia e Botërorit brazilian

Gjysma e botës është europiane, gjysma tjetër amerikano-jugore tani askush nuk ka pse të ankohet. Do të jetë Lionel Messi me Argjentinën ai që do të sfidojë gjermanët në gjysmëfinale, por  për të shkuar deri aty ju desh të priste 11-metërshat kundër holandezëve pasi kishte qëndruar në fushë për 120 minuta. Në start të këtij Botërori e  sidomos pas fazës së grupeve makthi i kontinentit  të vjetër ishte se do të ishte Botërori i amerikano-jugorëve, por tani gjithçka është e barabartë, pasi Europa dhe Amerika e Jugut do të përballen në “Maracana” si në dy edicione të mëparshme të Kupës së Botës. Në 1986 fitoi Argjentina, në 1990 Gjermania. Asnjë skuadër europiane nuk ja ka dalë kurrë që të rrëmbejë trofeun në tokën amerikano-jugore dhe gjermanët me sa duket janë të vetmit që mund ta bëjnë.

Argjentina është pothuajse vetëm Messi, ndërsa panzerat një fuqi kolektive e mrekullueshme me shumë talent te individët. Sigurisht,  futbolli jo gjithmonë ndjek logjikën, por po ashtu kurrë nuk e braktis atë krejtësisht. Në fillim dukej sikur Europa do të fshihej fare nga harta finale e këtij Botërori sidomos kur kampionët në fuqi të Spanjës u dërguan në shtëpi nga Kili. Për Italinë është më mirë të heshtim e po ashtu për Rusinë gjysmë italiane të Capellos, apo për Anglinë që zvarritet nga një Botëror te tjetri pa bërë kurrë asgjë. Nuk mund të jetë rastësi që në historinë e saj ja ka dalë të fitojë vetëm një Botëror atë të organizuar në shtëpinë e saj në 1966 dhe veç të tjerash me një ndihmë të bujshme arbitrale. Veç gjermanëve specialist të gjysmëfinaleve e finaleve dhe holandezëve të modifikuar gjenetikisht nga Van Gaal, Europa u përfaqësua në Brazil nga një risi e madhe, Belgjika dhe nga  një rikthim që pritej ai i Francës. Befasoi rezistenca e Greqisë që doli vetëm falë 11-metërshave  me Kosta Rikën.

Mes 8 përfaqësueseve që arritën në çerekfinale, shpërndarja gjeografike e dy kontinenteve ishte e barabartë, 4 europiane, Gjermania, Franca, Holanda, e Belgjika përkrah Brazilit, Argjentinës, Kolumbisë e Kosta Rikës,  që ishte me siguri surpriza më e madhe e këtij Botërori dhe nëse Brazili ja doli të  shkatërronte një prognozë të gjithën amerikano-jugore për finalen, Argjentina diti  të bënte përpara siç nuk i ndodhte që nga  kohët e Maradonës. Gjeografia e Botërorit pa një mungesë totale efikasiteti nga ana  e Azisë konfirmimin e projektit amerikan të drejtuar nga Klinnsmani i nja race  fituese asaj gjermane dhe thuajse si gjithmonë mungesën e progresit të Afrikës që u zhduk në 1/8. Nigeria humbi keq kundër  Francës, ndërsa Algjeria bëri të dridhet vetë Gjermaninë e duke marrë në konsideratë se  çfarë ishin të aftë të bënin më pas gjermanët ajo ndeshje e algjerianëve merr akoma  më tepër domethënie. Gjithsesi tani shanset janë të barabarta, në finale janë Europa kundër Amerikës së Jugut dhe si thuhet në këto raste, fitoftë më i miri!

July 11, 2014 09:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*