Gjeopolitika globale dhe partnerët strategjikë të Shqipërisë

February 23, 2018 10:44

Gjeopolitika globale dhe partnerët strategjikë të Shqipërisë

 

Prof. Fatos Tarifa

 

Asnjë shtet tjetër, asnjë grup shtetesh dhe asnjë organizatë ndërkombëtare nuk ka sot atë peshë, ato mundësi dhe atë vullnet politik që ka Amerika për t’u angazhuar në zgjidhjen e problemeve të mëdha të globit dhe nuk është në gjendje që të ofrojë të mirat globale që ofron Amerika. Askush, madje, nuk i afrohet Amerikës në këtë drejtim.

 

Një rend global i fragmentizuar

Kombet e Bashkuara nuk munden, pasi kjo organizatë ka konflikte në gjirin e saj, pra i mungon aftësia të flasë me një zë të vetëm për çështjet më të rëndësishme dhe të veprojë si një forcë e vetme kur merret vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me fatet e globit.

Bashkimi Europian ka të njëjtin problem. Rusia dhe Kina, për shkak të sistemeve të tyre politikë dhe të sjelljes së tyre në arenën ndërkombëtare, nuk munden – dhe as nuk duan.

Edhe pse Amerika nuk mundet t’i zgjidhë e vetme të gjitha problemet e mëdha të globit, asnjë problem i rëndësishëm në kohën tonë nuk mund të zgjidhet dot pa pjesëmarrjen dhe lidershipin e Amerikës. Por, edhe pse Amerika vërtet nuk ka nevojë t’u marrë leje për të vepruar as Europës, as fuqive të tjera të mëdha, që të ketë sukses, ajo ka nevojë për mbështetjen e tyre.

Këtë realitet objektiv e pranon edhe vetë Shtëpia e Bardhë, e cila, në Strategjinë e Sigurimit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara, thekson se: “Shtetet e Bashkuara nuk mund të bëjnë shumë…në këtë botë pa bashkëpunimin e qëndrueshëm të aleatëve dhe të miqve të saj në…Europë”.

Nuk ka dyshim se disa shtete të tjerë janë gjithashtu mjaft të fuqishëm sa të ushtrojnë influencën e tyre në zhvillimet politike në rajone të caktuara, ose në shkallë globale, edhe pse, në krahasim me Amerikën, ato mbeten fuqi të rangut të dytë.

Japonia dhe Gjermania, për shembull, janë fuqitë më të mëdha ekonomike në botë (pas Shteteve të Bashkuara dhe Kinës), por angazhimi dhe ndikimi i tyre në çështjet e mëdha të globit mbetet i kufizuar, veç të tjerash edhe për shkak se asnjëra prej tyre nuk bën pjesë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Franca dhe Britania e Madhe, nga ana e tyre, mund të projektojnë influencë diplomatike në rajone të veçanta të globit dhe, në njëfarë mase, edhe fuqinë e tyre politike e ushtarake, por angazhimi dhe ndikimi i tyre në shkallë globale, gjithashtu, janë të kufizuar e të kushtëzuar.

Rusia ka ruajtur disa elementë si fuqi e madhe ushtarake dhe, gjatë 15 viteve të fundit ka treguar (si në rastin e Iranit, të Sirisë dhe, së fundmi, me aneksimin e Krimesë), se është në gjendje të projektojë një influencë të madhe ekonomike, politike, diplomatike dhe ushtarake në një hapësirë gjeografike shumë të gjerë rreth kufijve të saj.

Kina dhe India po shndërrohen me ritme të shpejta në fuqi të mëdha dhe rivalizojnë për përparësi gjeopolitike në Azi. Sidoqoftë, përveç ndikimit të tyre (veçanërisht të Kinës) në ekonominë, në sistemin financiar dhe në tregun botëror, as njëra, as tjetra nga këto dy fuqi të mëdha nuk është në gjendje, sot për sot, të projektojë një influencë politike e diplomatike të konsiderueshme përtej rajonit të Azisë Juglindore dhe Pacifikut.

 

Dështimi i profecive mbi finis Americae

Ndër fuqitë e mëdha të kohës sonë, vetëm Amerika ka dhe vazhdon të ruajë të gjitha tiparet e një shteti hegjemon, i cili është në gjendje të projektojë fuqinë e vet ekonomike, ushtarake, politike, diplomatike e teknologjike në të katër anët e globit. Siç vë në dukje Francis Fukuyama, “Pesha de facto e Shteteve të Bashkuara në skenën globale ka krijuar një mungesë balance inherente. Shtetet e Bashkuara mund të ushtrojnë ndikimin e tyre në shumë vende të botës, ndërkohë që asnjë prej tyre nuk është në gjendje të influencojë në të njëjtën masë mbi Shtetet e Bashkuara”.

Mund të duket sikur ngjarjet e 11 shtatorit 2001 i dhanë fund “shekullit amerikan” dhe se me “rënien” e supremacisë amerikane, struktura politike e sistemit ndërkombëtar ka ndryshuar. Në fakt, qysh pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, kur Shtetet e Bashkuara u bënë fuqia dominuese e globit, duke prodhuar gjysmën e GDP-së së tij, kjo nuk është hera e parë që mendohet se hegjemonia amerikane po merr fund. Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, profecitë mbi finis Americae janë përsëritur thuajse çdo dhjetë vjet.

Për herë të parë, kjo ndodhi në fundin e viteve 1950, kur Bashkimi Sovjetik lëshoi Sputnikun e tij në hapësirën kozmike dhe me këtë u besua se ky vend do t’ia kalonte Amerikës në çdo drejtim. Kjo ngjarje u pasua më vonë nga paniku, mjaft i përhapur, në fillim të viteve 1960, se Bashkimi Sovjetik e kishte lënë pas Amerikën në teknologjinë e armëve bërthamore dhe në numrin e tyre. Në fillim të viteve 1960, vetëm një dekadë pasi ekspertë dhe analistë të marrëdhënieve ndërkombëtare kishin zhvilluar konceptin e “dypolaritetit”, studiues të ndryshëm filluan, madje, të argumentonin se, me rimëkëmbjen ekonomike të Europës dhe të Japonisë, bota po bëhej “shumëpolare”.

Për herë të dytë, kjo ndodhi në vitet 1970, pas rënies së Saigonit dhe stagflacionit në Shtetet e Bashkuara. Në atë periudhë, Richard Nixon dhe Henry Kissinger besonin se sistemit dypolar i kishte ardhur fundi dhe predikuan krijimin e një bote “shumëpolare”, të drejtuar nga pesë fuqitë e mëdha të globit. Pas dështimit të Amerikës në Vietnam, ishin të shumtë ata, të cilët shpallën krijimin e një bote shumëpolare. Sidoqoftë, teksti më me influencë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare në atë kohë, Teoria e Politikës Ndërkombëtare (Kenneth Ëaltz), argumentonte se, pavarësisht perceptimeve gjerësisht të përhapura mbi fundin e sistemit dypolar, një analizë e vëmendshme e strukturës materiale të botës tregonte se sistemi global vazhdontetë ishte, në thelb, dipolar.

Për herë të tretë, pikëpamja se Amerika po e humbiste rolin e saj dominues në botë u bë shumë e përhapur në vitet 1980, kryesisht si rezultat i sfidës ekonomike të Japonisë. Në atë kohë, historiani i njohur amerikan, Paul Kennedy, predikoi rënien e Shteteve të Bashkuara si pasojë e “tejshtrirjes imperiale” të saj. Në vitet 1980, shumëkush besonte se Japonia do të bëhej sunduesja ekonomike e globit. Disa blerje spektakolare që bënë kompanitë japoneze në Shtetet e Bashkuara – përfshirë edhe blerjen e qendrës së famshme “Rockefeller Plaza”, në zemër të Manhatanit, si edhe “Pebble Beach” në Kaliforni – krijuan paranojën dhe mitin se “Japonia po e blen Amerikën” dhe u bënë, për një kohë, simbol i të ardhmes së Japonisë. Më 1991, Chalmers Johnson formuloi shprehjen e tij të famshme: “The Cold War is over, and Japan won” (Lufta e Ftohtë ka mbaruar dhe Japonia fitoi), e cila u bë një ndër sloganet më popullore në Europë, në Azi dhe në Amerikën Latine. “Paniku” që u krijua në atë kohë, sidoqoftë, nuk zgjati shumë kur u provua se blerjet prej kompanive japoneze ishin bërë për një vlerë më të madhe sesa vlera reale e industrive të shitura. Që nga ajo kohë dhe për shumë vite me radhë, ekonomia japoneze ka qenë pothuajse në stanjacion, ndërsa ekonomia amerikane, e cila ndërkohë zhvilloi Internetin dhe teknologjinë e informacionit, është rritur më shumë se 50 për qind.

Në të gjitha këto raste, ndryshimet që ndodhën në arenën ndërkombëtare ishin reale dhe, pa dyshim, shumë të rëndësishme. Ato sugjeronin se, në një planet, i cili përveç Amerikës popullohet edhe nga fuqi të tjera të mëdha, fuqia politike, ekonomike dhe ushtarake mund të rishpërndahej. Sidoqoftë, asnjë nga episodet e sipërpërmendura, as në vitet 1950-1960, as në vitet 1970, as në vitet 1980, nuk e transformoi strukturën e sistemit global të marrëdhënieve ndërkombëtare në një sistem shumëpolar, në të cilin tri ose më shumë fuqi, pak a shumë të barabarta, të konkurronin dhe të balanconin mes njëra-tjetrës peshën politike të globit. Deri në dezintegrimin e Bashkimit Sovjetik dhe të Traktatit të Varshavës, bota mbeti dypolare. Pas kësaj kohe, pesha e gravitetit të saj politik, ekonomik dhe ushtarak filloi të bjerë – dhe vazhdon të bjerë – mbi Amerikën, e cila vazhdon të mbetet e vetmja superfuqi.

 

Gjeopolitika dhe pllakat tektonike të globit

Perceptimet mbi ndryshimin e strukturës së sistemit global janë ushqyer nga besimi se, me fuqizimin ekonomik e ushtarak të shteteve të tjera dhe me daljen në skenën botërore të fuqive të reja të mëdha, Amerika do të humbiste supremacinë e saj dhe influenca e saj në skenën globale do të balancohej nga ajo e fuqive të tjera. Mite të tilla, shpeshherë, ushqehen nga iluzioni materialist se fuqia ekonomike krijon domosdo influencë gjeopolitike dhe statusin e një “aktori polar”. Japonia dhe Gjermania – dy fuqitë ekonomike më të mëdha, pas Shteteve të Bashkuara dhe Kinës – të cilat, gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, shfrytëzuan ndihmat financiare dhe ombrellën mbrojtëse të Amerikës për të rindërtuar ekonomitë e tyre moderne të industrializuara, janë shembuj të qartë që tregojnë se zhvillimi dhe fuqia ekonomike e një vendi nuk e transformojnë atë domosdoshmërisht edhe në një fuqi politike dhe ushtarake. Me fjalë të tjera, “gjeoekonomia” nuk përkthehet vetvetiu në “gjeopolitikë”.

Përveç kësaj, miti tashmë shumë i përhapur se “shekulli amerikan” ka mbaruar dhe se shekulli i 21-të do të jetë “shekulli kinez” mbështetet mbi një argument të rëndësishëm – por të njëanshëm – sipas të cilit, ngritja e Kinës si një fuqi e madhe po e transformon peizazhin ekonomik dhe politik të globit, pa i kushtuar vëmendjen e duhur një argumenti tjetër, po kaq të rëndësishëm. Ky argument ka të bëjë me faktin se vetë ngritja e Kinës është rezultat i ndryshimeve ekonomike, teknologjike dhe politike që po ndodhin në një botë gjithnjë e më të globalizuar, ndryshime këto, të cilat e shtyjnë Kinën jo drejt izolimit dhe autarkisë, si deri tri dekada më parë, por drejt një integrimi dhe bashkëpunimi më të madh me aktorë të tjerë të rëndësishëm ndërkombëtarë, në radhë të parë, me fuqinë më të madhe politike, ekonomike, ushtarake e teknologjike të botës—Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ngritja ekonomike e vendeve në zhvillim, në radhë të parë e Kinës dhe e Indisë, dëshmon pikërisht një ndër arritjet më të mëdha të Amerikës në botën e sotme. Duke garantuar siguri, duke eksportuar kapitalin e saj, duke shitur mallra dhe shërbime dhe duke krijuar teknologji të reja, Amerika ka mundësuar realisht fuqizimin e tyre. Siç shkruan eksperti i njohur i marrëdhënieve ndërkombëtare, Rajan Menon, suksesi i këtyre vendeve, dhe veçanërisht i Kinës, i detyrohet shumë “forcës së shembullit amerikan, depërtimit të kapitalit nga Shtetet e Bashkuara (dhe nga vende të tjera kapitaliste më të zhvilluara), si edhe arsimimit që legjione të tëra kinezësh kanë marrë në universitetet më të mira amerikane”.

Në ditët tona, “pllakat tektonike” të rendit global që sundoi shekullin e 20-të po zhvendosen. Drejtimi i lëvizjes së tyre nuk mund të dihet me siguri absolute. Kjo lëvizje nuk diktohet nga ligjet e gjeofizikës, por nga ligjësitë e gjeopolitikës dhe të gjeo-ekonomisë globale, të cilat sot determinohen gjithnjë e më shumë nga zgjerimi e thellimi i proceseve globalizuese. Analiza e të dhënave të këtyre të fundit nuk ka të bëjë me strukturën e brendshme të planetit tonë, por me strukturën dhe natyrën e marrëdhënieve mes Fuqive të Mëdha, të cilat, nga ana e tyre, përcaktojnë sigurinë dhe ardhmërinë e globit. Prognozat për zhvillimet e ardhshme globale i bëjnë të vështira jo vetëm sjelljet – shumë herë të paparashikueshme – të shteteve që janë aktorë të rëndësishëm në politikën ndërkombëtare, por edhe pamundësia për të parashikuar zhvillime të tilla në shkencë dhe në teknologji, të cilat mund të sillnin një përmbysje të realiteteve ekzistuese dhe një botë krejtësisht ndryshe nga ajo që mund të imagjinojmë sot.

Në një intervistë botuar në fillim të vitit 2008 në The Wall Street Journal, Henry Kissinger vinte në dukje se struktura ndërkombëtare që ne kemi njohur për 300 vjet—sistemi ëestfalian që lindi pas luftërave fetare në Europë dhe që bazohet në shtetin nacional—po shembet. Efektet transformuese të globalizimit dhe të teknologjisë së informacionit, ngritja e Azisë, rënia relative e influencës së Europës në marrëdhëniet ndërkombëtare, zgjerimi i islamizmit radikal dhe rëndësia më e madhe e aktorëve joshtetërorë, të gjithë këta faktorë së bashku, po prodhojnë një rend të ri botëror, ose [ndoshta] mungesën e një rendi të tillë. Sidoqoftë, pavarësisht tërheqjes së pjesshme e të përkohshme të Amerikës nga shumë zhvillime ndërkombëtare gjatë këtyre 10 viteve të fundit të administratës së Presidentit Obama dhe të Presidentit Trump dhe përqendrimit të Uashingtonit në problemet e brendshme të shoqërisë amerikane, Amerika nuk është kthyer në politikën izolacioniste të shekullit të 19-të dhe në atë të periudhës mes dy luftërave botërore, por vazhdon të mbetet e angazhuar në mënyrë aktive në zgjidhjen e problemeve të mëdha të globit. Edhe pse në ditët e sotme konstatojmë një rikthim të konkurrencës ndërkombëtare mes Fuqive të Mëdha, të cilat rivalizojnë për dominim rajonal, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe do të vazhdojnë të mbeten edhe për një kohë të gjatë fuqia e vetme hegjemone e globit në një sistem, i cili do të akomodojë në mënyrë të arsyeshme interesat edhe të Fuqive të tjera të Mëdha—në radhë të parë, interesat e Kinës, të Bashkimit Europian, të Indisë, të Rusisë e të Brazilit—pa lejuar që ato të sfidojnë seriozisht hegjemoninë e saj.

 

Pax Americana

Amerika vazhdon të ruajë ndaj shtetit më të fuqishëm që vjen pas saj, ose ndaj të gjitha fuqive të mëdha të kohës, të marra së bashku, një “akumulim disproporcional të fuqisë” në tokë, në ajër dhe në dete dhe një superioritet më të madh se ç’ka pasur ndonjëherë, gjatë tre shekujve të fundit, ndonjë fuqi e madhe e vetme ndaj fuqive të tjera të mëdha. Përveç kësaj, teknologjia amerikane është, sot për sot, e paarritshme. Asnjë fuqi tjetër në kohën tonë nuk mund të krahasohet me Shtetet e Bashkuara në aplikimin e teknologjive më të avancuara të informacionit dhe të komunikimit për nevoja civile e ushtarake. Madje, Amerika po e bën gjithnjë e më të vështirë për fuqitë e tjera që të konkurrojnë me të në këtë aspekt, për shkak se shpenzimet e saj për kërkim dhe zhvillim (R&D) janë tri herë më të mëdha sesa ato të gjashtë fuqive të tjera të mëdha që vijnë pas saj, të marra së bashku. Në “koncertet” e mëparshme, Fuqitë e Mëdha kanë qenë aktorë thuajse të barabartë me njëri-tjetrin, ndërsa statusi i sotëm i Shteteve të Bashkuara ndryshon shumë nga ai i një fuqie të madhe “të barabartë” me fuqitë e tjera. Amerika nuk mund të konsiderohet një primus inter pares, sepse ajo qëndron, nga çdo pikëpamje, mbi të gjitha fuqitë e tjera të mëdha, pra është e pabarabartë me to.

Edhe pse Bashkimi Europian, Rusia, Kina dhe India mund të luajnë në të ardhmen një rol të rëndësishëm në sferat e tyre rajonale të influencës, ato nuk do të mund të bëhen dot, për një kohë relativisht të gjatë, më shumë se hegjemonë rajonalë, ndërkohë që Amerika do të vazhdojë të mbetet i vetmi vend hegjemon në shkallë globale, apo “hegjemoni global i të gjithë hegjemonëve të tjerë” rajonalë. Analisti i njohur amerikan, Robert Kagan, vë në dukje se “hegjemonia amerikane nuk ka të ngjarë të marrë fund edhe për një kohë të gjatë [veç të tjerash edhe] për shkak se një pjesë e madhe e botës, në të vërtetë, nuk e dëshiron këtë”. Pavarësisht kritikave që i bëhen politikës së jashtme amerikane në Moskë, në Pekin apo në Bruksel, Amerika mbetet “garantuesi kryesor i sigurisë globale” dhe, prandaj, “ajo që i shqetëson shumë vende, nuk është dominimi amerikan, por tërheqja dhe mosangazhimi i Amerikës” (Rajan Menon) në çështjet e mëdha të globit. Këtë përfundim e mbështeste në mënyrë mjaft të argumentuar një ndër mjeshtrit më të mëdhenj të gjeopolitikës, i ndjeri Zbigniew Brzezisnki, i cili shkruante: “Asnjë fuqi tjetër nuk është e aftë të luajë rolin që potencialisht mund dhe duhet ta luajë Amerika. Europës ende i mungon uniteti dhe vullneti politik, që janë esencialë për të qenë një fuqi globale. Rusia nuk mund të vendosë nëse ajo dëshiron të jetë një shtet euroaziatik autoritarist, imperialist dhe i prapambetur nga pikëpamja sociale, apo një demokraci e vërtetë moderne europiane. Kina po zhvillohet shpejt si fuqia kontinentale dominuese në Lindjen e Largët, por ajo ka Japoninë si rivale të saj dhe ende nuk është e qartë se si ajo do ta zgjidhë kontradiktën kryesore midis momentumit ekonomik dhe centralizmit burokratik të sistemit politik të saj. Indisë i duhet ende të provojë se, edhe nëse diversiteti i saj fetar, etnik dhe linguistik ngarkohet politikisht, ajo do të jetë në gjendje të ruajë unitetin dhe demokracinë e saj. Amerika ka monopolin e fuqisë ushtarake që mund të shtrihet në të gjithë globin, një ekonomi dhe inovacione teknologjike, të cilave nuk u afrohet asnjë vend tjetër. Të gjitha këto i japin asaj një autoritet politik të paparë në mbarë globin. Për më tepër, ekziston një bindje praktike, e cila, edhe pse e pashprehur, është kudo e përhapur, se sistemi ndërkombëtar ka nevojë për një fuqi stabilizuese efektive, dhe se, në një perspektivë të afërt, alternativa më e mundshme ndaj rolit konstruktiv global të Amerikës është kaosi”.

 

* * *

Historia ofron një mësim të madh për të gjithë, i cili mund të formulohej kështu: Të suksesshme kanë qenë dhe mbeten vetëm ato shoqëri, të cilat konsideratat dhe preferencat e tyre politike dhe ekonomike të sotme i kanë vënë dhe i vënë në shërbim të interesave të së ardhmes. Nëse Amerika është sot shoqëria më e zhvilluar, më kreative, më dinamike dhe më e suksesshme që ka njohur historia e njerëzimit, kjo ka ndodhur për shkak se, veçanërisht gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 20-të, ajo e ka aplikuar këtë parim qytetërues më mirë se çdo shoqëri tjetër moderne. Madje, pikërisht për këtë shkak, Amerika ka qenë dhe është në gjendje të luajë rolin e lidershipit botëror, duke përcaktuar drejtimet themelore të zhvillimit ekonomik, politik dhe kulturor në kohën tonë.

 

(vijon nesër)

 

February 23, 2018 10:44
Komento

15 Komente

  1. Ylli February 23, 11:17

    Bo bo bo….nje permbledhje e librit te famshem te Robert Kagan….”Bota qe Amerika krijoi”.
    Libri eshte nje analize reale dhe e sakte e politikes se jashtme amerikane mbas Luftes se 2 Boterore.
    Fatosi te ky shkrim as qe e permend librin fare dhe madje as autorin .D.m.th eshte analize e tija…..hahahahaha.

    Reply to this comment
    • Zike Llapaska February 24, 08:07

      Mire thone beme baba te te ngjaj: Sevua servil I Enverit, ky servil I Amerikes. Mos ka frike se moos e shpallin person non grata. Nese keto ju meson studenteve ky profesori I emeruar nga znj. Nikolla, pika qe si bie shkolles shqiptare. Edhe Kaganin e ka shtremberuar, por edhe ska lexuar gje tjeter pervec atij, Zero. Zero me xhufka. Ku ky e ku Kristafi, nje lector e autor njeheresh, gjeostrateg I madh shqiptar.

      Reply to this comment
  2. QInam QIrio QIriazi February 23, 13:13

    O Fatos faqja pa QIme
    sa di ti di bytha ime
    O fatos shurdhjese e bllokut vjeter
    kerkon te hash ne sahan tjeter!

    Leksione per demokracine
    beji ne Reò bashke me Saline
    Po nuk te mjaftoi Salija
    shoqeri te ben Nano e L.Florija

    Miq te vjeter ‘avardare’
    Shqiperise i bete varre
    ‘Çuna blloku’,çuna TirOne
    Shqiperine e bete mejhane

    Shqiperia bordello e ‘Robit’
    ska vlere shqiptari sa e GOPIT
    Ish bllokmene sot miliardare
    per para sngopen me KARE

    Per para ja din lezetin Karit e Divanit
    Nuk pysin se jane te LU-se,Putinit apo Erdoganit
    Prostitute te peshtire qe te bllokut ri e te vjeter
    Qe shkerdhehen me njeri tjetrin me bij e me eter…

    Reply to this comment
  3. Mimoza February 23, 13:21

    gazeta Dita, ju falenderoj per artikuj te ketij niveli kaq te larte diplomatik qe na informojne dhe na mesojne fenomene politiche kombetate dhe nderkombetare pa aneshmeri te asnje partie politike. Lexuesit e artikujve te tille mesojne, informohen dhe edukohen per fenomene politike te Arlene’s nderkombetare. Jo me kot profesorit I dha universiteti I mirenjohur American në Michigan ku une studiova kater vjet te ishte lettori dhe profesori i marredhenieve dhe diplomacise nderkombetare.
    Ju faleminderit,

    Me respekt,

    Roza

    Reply to this comment
  4. gjermani i fundit February 23, 16:43

    Hajde Amerike, hajde! Po me duket Dita si Nju York Times. Megjithate Marksi, ne 100 te njoma profetisht goditi sakte edhe nje te thate; ” Imperializmi, ne fazen e tij te fundit do dominoje nepermjet prepotences ushtarake”. Meqe ideologet e hekullit amrikn nuk e permendin qarte, mjafton ti hedhesh syte fondeve vjetore per makinen luftarake, kerkesa e pantagonit per 2018 eshte miratuar 639 mld dollare, vjet ishte 622 mld, Rusia rreth 50 mld, Kina afer 200 mld dollare. Ne 2016 jane spenzuar rreth 1600 miliarde dollare per sektorin ushtarak nga vendet kryesore.

    Reply to this comment
  5. SH.Kolonja February 23, 18:38

    ‘NJERIU ASHTU SI HA MENDON’…………!………..Kush ka patur ‘fatin’ te lexonte librat e profesorit te shokut Enver Sevo Tarifes ne njerin prej tyre fliste per ‘reklamat’ qe i beheshin shoqerise fallso kapitaliste me kuaj te bardhe dhe kish te drejte….I biri Fatos Tajarja na ben leksione duke kthyer permbys thenjet e te jatit se nuk ka lexuar asnje rresht nga KAPITALI se u duket arabisht dhe njeren nga thenjet e MARKS:
    ‘Edhe kur shpronesohet borgjezija ruhet e drejta borgjeze pa borgjezine’!
    Baballaret e Tos Nanos e Tos Tarifes,Pollove,Blushave,Lubonjave,kapove ,Andushave,Fugave e tere shurranjzeve te tjere te bllokut e perkthyen e zbatuan se prapthi thenjen duke ja lene ‘Te drejten borgjeze pa borgjezine’ jo klses qe u shpronesua e u bene kulake po nomeklatures se Mihal Bishes e bllokut bashke me doktorin qe u nderronte shtupat e shurres….
    ‘Njeriu ashtu si ha mendon’!Edhe Tos Torollak Tajarja ka gezuar e vazhdon te gezoje ‘Te drejten borgjeze’ duke u ushqyer me gjak e kocka femijesh shqipetare te uritur e qe shiten si kavje per organe si pjese kembimi ndersa keta KRRIMINELE bejne leksione si ‘baballaret’ per ‘Luften e yjeve’!

    Reply to this comment
  6. fteri February 23, 18:47

    Pra Z.Tarifa , ju parashikoni që me anë të forcës dhe të luftrave të reja botrore,sot në botë , të krijohet ose ekziston një perandori amerikane ,e cila nga dimensionet siç e mendoni ju duhet të ja kalojë të gjitha perandorive botrore të zaptonjësve në histori të sotme !

    Këtu siç e parashikoni ju z.Tarifa ,as më shumë dhe as më p-ak, qënka fjala jo për autonomi e sovranitet të shteteve e kombeve të botës në baza demokratike ,por për ta shëndrruar e nënshtruar gjithë botën në një koloni amerikane ,për ti vënë popujt sovran në pozitën e të mundurit e të nështruarit në pozitën e skllevrve .

    Ju bëni krahasime se kushë është më i fuqishëm ,ose kushë është pengesë e planeve aventureske të shteteve të imperjalizmit për të nështruar botën !?

    Kjo kërkon ndalimin e asgjesimin e bombës atomike ,dhe shpalljen KRIMINELE LUFTE t’ asajë qeverie që do ta përdorë atë.Ky është paralejmrimi që duhet të bëjë SHBA–ja Rusia ,Japonia ,GJermania ,Franca,Anglia,Kina,korea etj…

    Për këtë rrezik serjoz që i kanoset botës se kush është më i forti vendos diktaturën ndaj të tjerve a’ duhet të flasësh zoti TARIFA ?…

    Ç’bënë Amerika në konditat e krizës botrore aktuale ,jo të na tragoshë përralla për garë e revansh botrore ,se kush zë vendin e parë apo të dytë ,si shtylla e reaksionit botror ,por si shtylla e zhvillimit te mirqenjes ,të shkruash ,kush është vendi i paqës vërtet e demokracisë sot në botë ?.

    Reply to this comment
  7. HAMDI TOBLI February 23, 20:44

    Nje shkrim plot eklektizma nne nje sfond te hoolle servilizmi !

    Reply to this comment
  8. Dhimbia e madhe popull. February 23, 23:01

    Nese mund te na pergjigjeni z. Pr.Fatosi…,,
    Per fjaline permyllese te “FTERIT”mbyllen te gjitha: KUSH ESHTE vendi i PAQES VERTET e domozdoshmerise, sot ne bote ?
    Kjo duhet nevizuar e bota drejt atij vendi, ti drejtoje syte.
    Dhimbia e madhe POPULL.

    Reply to this comment
  9. return of the saint February 24, 07:09

    Dje na the qe nuk ka asnje te keqe te kemi marredhenie me Rusine sot e ktheve, klasa jote politike ka kapitulluar jeni bere monopol ne gazeta nuk botojne asnje specialist qe vjen nga perendimi degjojme brockullat e tua dhe te mediokritete pa fund per gjeopolitiken dhe politiken nderkombetare ne pergjithesi

    Reply to this comment
  10. aria libera February 24, 07:38

    Permbledhje e librit te Robert Keohane* After Hegemony*1984

    Reply to this comment
  11. Niko Shpiragu February 24, 07:46

    Pyes vehten: si mund te kete qene ky profesor i ML?! Servil, luftenxites, i pafytyre. E pabesueshme te perfundoje njeriu ne kete gjendje. Pa dinjitet fare, i ben reklam dominimit dhe jo paqes. Si kalamajte e lagjes qe flasin se kush eshte me i forti i lagjes. Kisha dyshuar ne shkrimet e tija te mepareshme per nivelin botkuptimor te tij, por tani jam i bindur komplet se ky person nuk ka nivel intelektual. Une kam patur mendimin se ne kohen e monizmit ka patur mjaft intelektual te shquar. Por nga shkrimet e disa prej tyre qe atehere ishin te shquar jam zhgenjyer. Muharrem xhafa edhe pse duket njeri i ndershem, te le pershtypjen e nje intelektuali dogmatik nga ato qe shkruan. Xhevat lloshi ne shkrimin e tij te ketyre diteve per Dritero Agollin flet qe nuk e ka vlejtur vendin e punes dhe eshte me nivel shume te ulet. Sevo Tarifa ne shkrimin e tij kushtuar nje veterani tregon se ka qene askushi. Shkruan me fjale te shkeputura, me fjali shume te shkurtera qe jane tipike per njerezit fare te rendomte me shkolle fillore. Se fundmi dy shkrimet e ketij derdimenit ketu, nje me pare kunder Muharrem Xhafes dhe ky i sotmi tregojne se ky eshte askushi, i biri i askushit qe folem me lart. E urrej kete gjuhe qe po perdor ketu, me vjen shume keq qe flas per intelektualet e monizmit qe kam menduar se ishin te afte, por jam zhgenjyer shume. Sinqerisht tre te paret mendoj se jane njerez te ndershem dhe me vjen keq qe flas per ta. Per kete te fundit mendoj se eshte edhe i poshter, njeri i pafytyre, pa asnje vlere morale dhe intelektuale. Disa akuza qe i jane bere per abuzime nuk kam dashur ti besoja, por tani mendoj se jane me baza. Nuk te kam inat lum miku, por ma ke cpifur. Edhe gjysem injorant, edhe do te dukesh. Harrova t’u rikujtoj lexuesve se ky shkrimtaruqi ketu eshte ai qe e “vleresonte” shume Marksin, por i jepte te drejte atij kaqolit qe e quante Marksin nje medioker.

    Reply to this comment
  12. Edi February 24, 12:30

    Besoj se do kem nje pergjigje nga gazeta Dita

    Reply to this comment
  13. bejto February 25, 12:41

    nuk jam dakort.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*