Gjërat që ndodhin me trupin tuaj nëse stërviteni dhe nuk pini shumë ujë

August 1, 2018 14:14

Gjërat që ndodhin me trupin tuaj nëse stërviteni dhe nuk pini shumë ujë

 

Shumë nga ju mund të mendojnë se të konsumuarit ujë gjatë stërvitjes është një zakon apo veprim që nuk duhet bërë. Por të kundërtën pranojnë studiuesit, të cilët thonë se trupi nuk duhet privuar kur ndjen etje.

Ne do t’ju tregojmë se çfarë ndodh me trupin tuaj nëse i injoroni sinjalet e tij dhe nuk konsumoni ujë.

Ju kontribuoni në plakjen e lëkurës

Trupi ynë ka nevojë për sasinë e duhur të lëngjeve për të ndihmuar qarkullimin e gjakut.

Po humbni ujë, jo yndyrë

Disa njerëz mendojnë se nëse nuk pinë ujë gjatë ushtrimeve, ata do të humbasin peshë më shpejt. Ajo që ndodh në fakt është të humburit ujë dhe jo yndyrë.

Mungesa e ujit nuk na lejon që të djegim qelizat e yndyrës në mënyrë efektive. Qarkullimi normal i gjakut që pasuron qelizat me oksigjen nuk është i mundur për shkak të mungesës së ujit.

Grumbulloni toksinat në trup

Gjatë ushtrimeve fizike, nëse nuk e furnizoni trupin mjaftueshëm me uje, djersitja nuk do të jetë aq intensive dhe shumica e toksinave do të qëndrojnë në trupin tuaj.

Përjetoni dhimbje të muskujve

Dhimbja e muskujve ndodh pas një stërvitjeje intensive, por nëse nuk pini mjaftueshëm ujë, kjo dhimbje mund të zgjasë më shumë se vetëm disa ditë.

Përqendrimi ulet, lodhja rritet

Mos e kurseni ujin gjatë stërvitjes pasi kjo mund të shkaktojë lodhje të tepërt dhe ulje të përqendrimit.

Filloni të hani më shumë

Si duhet të pimë gjatë një stërvitjeje?

Është e rekomanduar që të pini rreth 150-250 ml ujë çdo 15-20 minuta. Gjithçka varet nga intensiteti i stërvitjes.

l.h/ dita

August 1, 2018 14:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*