Gjërat që nuk duhet t’i neglizhoni në jetën në çift

September 15, 2018 15:44

Gjërat që nuk duhet t’i neglizhoni në jetën në çift

Ju duhet të kujdeseni për vetën edhe kur rrini në shtëpi, një veshje e këndshme, krehja e flokëve janë mjaft të rëndësishme kur jeton në çift.

1.Nuk jeni motër e vëlla: Shmangni veshjet e njëjta.

2.Intimiteti është i rëndësishëm: Bashkëjetesa në një çift nuk do të thotë të ndani çdo gjë së bashku. Mos gaboni të shkoni në tualet apo të depiloheni kur aty afër ndodhet edhe partneri juaj, ose të harroni derën e tualetit hapur.

3.Mbrëmjet duhet të jenë edhe speciale:  Përpiquni që herë pas here të darkoni jashtë, duke iu larguar të njëjtit imazh për orët e mbrëmjeve të kaluara brenda mureve të shtëpisë.

4.Mos transmetoni ankth për detyrimet reciproke: Komunikimi në çift është i rëndësishëm është një gjest i shëndetshëm. Shqetësimet tuaja mos i ktheni në ankth e për më tepër mos i komunikoni si të tilla.

5.Mos jini gjithnjë e pranishme:  Prirja femërore është të jetë thuajse në çdo moment në krah të partnerit, edhe atëherë kur nuk janë bashkë fizikisht. Mos kërkoni të flisni shpesh në telefon së bashku dhe jo në intervale të njëjta kohore.

6.Fundjava duhet konsideruar argëtim: Nëse keni krijuar familje dhe keni fëmijë, nuk duhet t’i privoni vetes dhe partnerit argëtimet në fundjavë mbrëmjeve.

7.Rëndësia e miqve: Përpiquni të mos keni vetëm miq të përbashkët. Është mirë të keni edhe disa miqësi personale dhe mos neglizhoni të organizoni herë pas here takime edhe mes tyre.

8.Fundjavat te prindërit: Një zakon i njohur tek çiftet e reja është dhe respektimi i fundjavave në prani të prindërve apo tek shtëpia e prindërve të partnerit. Mund të duket si një komoditet për shkak të përgatitjes së vakteve, por ky zakon të mos kthehet i përjavshëm.

9.Mos harroni të jini e bukur edhe në shtëpi: Lodhja ditore, angazhimet e detyrimet e shumta i bëjnë femrat të jenë të pakujdesshme hera-herës. Jepini rëndësi imazhit tuaj. Kjo gjë vlen edhe kur ngriheni në mëngjes nga krevati.

10.Dhuroni dashuri mes njëri-tjetrit: Intimiteti seksual është një element i rëndësishëm në çdo marrëdhënie dashurie, e cila duhet të jetë gjithnjë prezente. Duket sikur koha fizike nuk mjafton kurrë dhe ndonjëherë çiftet e neglizhojnë intimitetin brenda mureve të dhomës, por dhurimi i dashurisë dhe i përkëdhelive është mjaft i rëndësishëm për një marrëdhënie sa më romantike edhe pas shumë kohësh së bashku.

M.H/ Dita

September 15, 2018 15:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin