Si ta kthesh intimitetin në një çast të paharrueshëm

July 19, 2013 18:10

Si ta kthesh intimitetin në një çast të paharrueshëm

Meshkujt dhe femrat jo gjithmonë arrijnë t’i dorëzohen plotësisht intimitetit seksual dhe alkimisë që krijohet kur përzihen shqisat dhe ndjesitë. Për këtë arsye, seksologët e faqes online “Doctissimo.com” sjellin në vëmendje disa nga pikat e forta ku duhet të bazohemi për të shumëfishuar kënaqësinë nën çarçafë. Dy pyetje të rëndësishme që përftojnë një mori përgjigjesh të dobishme

 

Çfarë duan femrat në shtrat?

Një burrë të sigurt në vete. Gratë e duan një të tillë, por kujdes: arrgoantët dhe narcizistët nuk janë të mirëpritur!

Në formë… por pa e ekzagjeruar. Shumë burra shqetësohen për fizikun e tyre, kujdesen për ushqyerjen dhe bëjnë ushtrime, duke menduar se si të jenë sa më tërheqës. Ajo që shumë prej tyre nuk dinë është se femrave në përgjithësi nuk u pëlqejnë meshkujt shumë muskulozë.

Gjoks leshator. Meshkujt që depilojnë gjoksin, sqetullat dhe këmbët janë pak burrërorë, prandaj gratë preferojnë meshkujt disi leshtorë.

Të ndihen të dëshiruara. Çelsi i eksitimit femëror është ta bësh të ndihet e dëshiruar. Marifeti është gjetja e ekuilibrit midis romanticizmit dhe komplimenteve tepër entuziaste… Nëse ja del mbanë këtu, je në një pikë shumë të mirë!

Parfum eksitues. Nuhatja është shqisa më e rëndësishme në shtrat për femrat dhe lidhet me kujtesën: nëse asociohet një eksperiencë pasionante me një aromë të këndshme, me kalimin e kohës ka shumë të ngjarë që ajo aromë të shkaktojë eksitim të menjëhershëm.

Qesh. Sensi i humorit është shumë i pëlqyer nga ato. Është vërtetuar tashmë se pjesa më e madhe e femrave tërhiqen nga ata që i bëjnë të qeshin. Ilariteti eliminon stresin dhe rrit prodhimin e endorfinës, një situatë e përsosur për një bashkim trupash.

Medalje e artë për klitorisin. Zona erogjene më e rëndësishme në trupin e femrave është klitorisi. Është e rëndësishme të dish si ta stimulosh: shumë prej tyre dëshirojnë përkëdhelje të përqendruara, por kjo është në varësi të preferencave. Prandaj pyetjet mbi këtë pjesë janë gjithnjë të mirëpritura.

Medalje e argjendtë për gjoksin. Në vend të dytë është stimulimi i gjinjve. Ndjesia që krijohet është shumë e këndshme, por nëse thithkat ngacmohen tepër, ajo që shkaktohet është një ndjesi bezdisjeje. Ndaj çdo gjë me masë.

Qafa: medalje bronzi. Gratë i adhurojnë përkëdheljet në qafë. Prekjet, puthjet dhe kafshimet i bëjnë të çmenden të gjitha!

Seksi oral. Gratë sigurojnë se një seks oral i mirë iu fal më shumë kënaqësi se një raport i plotë. Pozicioni 69 nuk është shumë i preferuar prej tyre, sepse e kanë të vështirë të përqendrohen në dhënien dhe marrjen e kënaqësisë në të njëjtën kohë.

Tregohuni të duruar. Përgjigja seksuale femërore është më e ngadaltë se ajo mashkullore dhe shumë herë penetrimi ndodh para se ajo të jetë mjaftueshëm e eksituar. Gratë sigurojnë se penetrimi që bëhet pas njëfarë kohe do të jetë shumë herë më i pëlqyeshëm se ai i menjëhershëm.

Më mirë cilësia se sasia. Mos u befasoni: gratë nuk ndjejnë kënaqësi në akte seksuale që duken të pafundme. 15 minuta janë mëse të mjaftueshme për të kënaqur një grua! Burrat që shqetësohen se nuk rezistojnë “aq sa duhet”, është mirë të dinë se seksi i pëlqyeshëm nuk ka nevojë të zgjasë shumë.

Sekreti më i fshehtë… Shumë prej tyre nuk e thonë, por ndjesia e të qenit të dominuara është tejet eksituese për femrat. Pozicionet në të cilat arrin të lëvizë pak, apo kur ai e kap prej flokësh gjatë penetrimit janë disa nga idetë që e joshin më shumë në jetën seksuale një grua.

 suplement 4

Çfarë duan meshkujt në shtrat?

Një femër që pëlqehet. Pasiguria dhe mungesa e vetëvlerësimit nuk janë ‘seksi’: burrat nuk duan një supermodele, por që gruaja që kanë në krah të ndihet e tillë. Zhduk komplekset dhe rezultati do të jetë i garantuar!

Një femër që merr e para nismën. Burrat janë të lodhur me faktin që janë gjithnjë ata që hedhin hapin e parë. Shumë pohojnë se një partnere e vendosur jo vetëm që nuk i bezdis, por i eksiton.

Seksi original. Atyre iu pëlqejnë surprizat, rënia në rutinën e seksit e vret libidon, prandaj vihen në kërkim të një gruaje të hapur dhe të mbushur me… ide origjinale!

Poshtë fustanit… asgjë! Vish një fustan të shkurtër dhe pëshpëriti në vesh se i ke harruar në shtëpi të brendshmet: as një makinë sportive nuk është në gjendje të shkojë nga 0 në 100 me kaq shpejtësi.

Përdor veshje intime sensuale. Meshkujve iu pëlqen të dinë se femra e tyre ka zgjedhur të brendshme duke menduar për ta.

Përdor fjalor të pistë. Afroju dhe thuaji me ngadalë atë çfarë do të të pëlqente të bëje me të. Një frazë magjike mund ta çojë në delir, sidomos në shtrat dhe mund të shndërrojë çdo moment në një eksperiencë të paharrueshme.

Zona erogjene. Si zonë erogjene meshkujt kanë preferenca për penisin, por të gjithë pa përjashtim sigurojnë se zona e testikujve është po aq eksituese. Mundohu ta eksplorosh… Do t’i pëlqejë!

Edhe burrat kanë thithka… Dhe iu pëlqen kur gratë ua stimulojnë. Përveç gjenitaleve ka edhe “zona kënaqësie” të tjera si fytyra, kofshët, qafa, fundshpina…

Seksi oral. Të gjithë meshkujt e adhurojnë seksin oral, dhe nëse i përkëdhel testikujt duke e parë në sy do ta bësh shumë të lumtur. Fakti më befasues është se për pjesën më të madhe të tyre arritja e orgazmës në këtë rast, kalon në plan të dytë.

Kontakti me sy. Shihe gjithmonë në sy kur e përkëdhel, kur i tregon gjërat që do të të pëlqente t’i bëje, gjatë seksit oral dhe penetrimit, do ta bësh të “prekë qiellin me një gisht”.

Rëndësia e puthjes. Të gjithë burrat që kemi intervistuar i kanë dhënë shumë rëndësi puthjeve: të shpejta, me gjuhë, intense, gjarpëruese… Puthje pafund!

Pozicioni i amazonës. Pozicioni kur ajo është sipër tij iu pëlqen shumë meshkujve sepse është i rehatshëm dhe ata mund të përqendrohen në maksimum në ndjesitë e kënaqësisë. Veç kësaj, kur shohin partneren që lëviz mbi ta eksitimi “arrin yjet”.

Stili i bubit. Një ndër pozicionet më eksituese ku burri qëndron mbrapa femrës, ndërsa kjo mbështetet me duar dhe gjunjë në krevat, atij i pëlqen për shkak të pozicionit dominues ndaj femrës, e cila nga ana e saj e shijon eksitimin në rritje të tij./ D. Gjuzi

 

 

July 19, 2013 18:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*