Gjërat që shumica e meshkujve i mbajnë të fshehta

September 16, 2018 18:57

Gjërat që shumica e meshkujve i mbajnë të fshehta

A është e mundur që burrat të kenë të fshehta? Ata duken aq të fortë dhe të guximshëm!

Ja cilat janë 7 gjëra që me të vërtetë i shqetësojnë shumicën e meshkujve.

  • Si duket trupi i tyre

Që në moshë shumë të re, femrat mësohen të mendojnë se trupi i tyre duhet të jetë ideal gjatë gjithë kohës. Ato mendojnë se duhet të punojnë vazhdimisht dhe të ndjekin një dietë të caktuar.

Nuk ka stereotipa të tilla për burrat, por kjo nuk do të thotë se ata nuk shqetësohen për formën e tyre fizike apo nuk e krahasojnë veten me meshkuj që shfaqen në revista. Frika e tyre më e madhe është dikush që përmend barkun e tyre të madh.

  • Paratë

Paraja është një nga arsyet më të zakonshme përse burrat shqetësohen. Ata janë rritur si shtylla të ardhshme.

Mashkulli madje mund të mos ketë një të dashur, por ai shqetësohet për gjendjen e tij financiare, sepse mendon se gjëja më e domosdoshme për një marrëdhënie është paraja.

  • Gjatësia

Si mund të mos shqetësohet një mashkull nëse një nga tiparet kryesore të “një njeriu ideal” të kësaj shoqërie është të jesh i gjatë?

  • Burrat e tjerë mund të jenë një kërcënim

Xhelozia e meshkujve nuk është zakonisht aq e dukshme sa e grave, megjithatë, ajo dëmton vetërespektin e tyre po aq sa të grave.

Partneri juaj mund të mos tregojë shenja të shqetësimit kur i tregoni atij për një koleg mashkull me një ndjenjë humori të paparë, por ju duhet të dini këtë: ai shqetësohet shumë dhe ai krahason veten me një konkurrent të mundshëm.

  • Pa përvojë në marrëdhënie

Imazhi i një mashkulli tipik macho, është makthi i meshkujve sepse i bën ata të përpiqen të duken si meshkuj me përvojë në marrëdhënie dhe të gënjejnë rreth numrit të ish-të dashurave që kishin.

  • Dieta

“Jam në dietë!”

Burrat e dëgjojnë këtë frazë nga gratë shumë shpesh, por nëse një mashkull përmend një dietë, mund të tingëllojë e çuditshme.

Megjithatë, burrat gjithashtu kujdesen për trupin e tyre dhe për ushqimet që hanë. Gjithkush dëshiron të jetë i shëndetshëm dhe në gjendje të mirë. Është vetëm çështja se meshkujt flasin për këtë gjë më rrallë.

  • Shprehja e hapur e emocioneve

“Mos qaj, ti je një burrë!”

Kjo është ajo që meshkujt gjithmonë kanë dëgjuar që fëmijë. Prindërit e tyre donin t’i bënin ata të fortë dhe të aftë për të mbrojtur familjet e tyre, por psikologët mendojnë se kjo nuk është një ide e mirë.

Ata kanë frikë të duken të dobët, të tregojnë emocionet e tyre të vërteta.

M.H/ Dita

September 16, 2018 18:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*