Gjergj Fishta: Kriteret që duhet të plotësojë ai që kërkon të jetë deputet

February 26, 2018 17:04

Gjergj Fishta: Kriteret që duhet të plotësojë ai që kërkon të jetë deputet

 

Nga At Gjergj Fishta

Botuar më 1923

“Për shtetin tonë është nevoja të mblidhet sa më parë Kuvendi i Dheut ose Konstituenta, sepse nevojitet një reformë rrënjësore si nga trajta politike edhe nga parimet kulturore, sipas të cilave të ndërtohet përfundimisht shteti shqiptar.

Për të ligjëruar me ndonjë kalangerç “gishti” intrigat e ambiciet e njërës a të tjetrës kastë, të njërit e të tjetrit idiot surrullup e surrat-qerep, s’ia vlen as mundimi të mblidhet Kuvendi i Dheut, e është një krim të shpenzohen paratë e Shtetit – gjaku i popullit të ngratë – për një komedi kaq të dëmshme të poshtër.

Së pari e kryesorja, delegati për Asamblenë Kushtetuese duhet të jetë Shqiptar. Kur them “Shqiptar” kuptoj Shqiptarin tamam Shqiptar, domethënë: Shqiptar me gjuhë e Shqiptar me të lindur – që të ketë lindur brenda kufijve të Shtetit Shqiptar: e jo Shqiptar adoptiv – bir në shpirt i Shqipërisë – Shqiptar me dy pasaporta në xhep: me valixhe ne dorë e me shtëpi në shpinë të kalit – sot këtu, nesër kushedi se ku: si zogjtë, që ndërrojnë vend sipas këmbimit të stinës.

Prej kësaj rregulle të përgjithshme do të përjashtohen të gjithë ata, që me botime të veta të vlershme kanë ndriçuar e begatuar letërsinë shqipe, e me të holla e vepra të tjera patriotike janë orvatur për triumfin e lirisë sonë kombëtare.

Së dyti, delegatët duhet të jenë burra të ndershëm e njerëz bese e burrnije.

Së treti, ndër kandidatët thjesht shqiptarë e burra të ndershëm, duhen zgjedhur më të diturit e kuvendarët më të mirë. Zgjedhësi që zgjedh delegatin, deputetin për hir të një partie politike, ai bën një faj të rëndë ndaj kombit.

Brumi i kombit shqiptar, muhamedan a kristian qoftë, është i shëndoshë, e si ata që mbahen me parti qeveritare, si ata që përkrahin Opozitën, në këtë brumë mund të gjejnë mjaft burra të ndershëm e të zot të punës: këta le të zgjidhen: e këta pastaj, kur të shkojnë në Asamble, në daçin të mbahen me Qeveri e në daçin me Opozitë.

Burrat e ndershëm do ta shohin vetë se nga është e drejta, do të dinë se nga të mbajnë, mjafton që brenda të mos ketë piça e rrugaçë, sallahana e intrigantë të patur e marre.

Sistemi politik e administrativ i sotëm duhet shkulur me gjithë rrënjë, nëse duam që Shqipëria të jetojë e të përparojë.

Revista Hylli i Dritës

a.s/dita

February 26, 2018 17:04
Komento

6 Komente

  1. Paci February 26, 17:23

    Fishta nuk paska qene i mendimit qe deputetet te zgjidhen me liste sipas kryetarit t partise edhe kur njerezit qe e votojne nuk i njohin asnje cilesi te vecante qe te krenohèn votuesit e tije .

    Reply to this comment
  2. Fishta flet me gjuhen e nji Geni qytetari ... February 27, 11:07

    I Madherishmi lind ,
    nuk behet me intriga e tinzari ,
    si shkerdhatat e anadollit .

    Gjergj FishtaEuropian i lindur ne Europe (Shqiperi)

    Reply to this comment
  3. Paul Tedeschini February 27, 16:18

    Mire e paska thane Fishta:

    “Sistemi politik e administrativ i sotëm duhet shkulur me gjithë rrënjë, nëse duam që Shqipëria të jetojë e të përparojë.”

    Reply to this comment
  4. Kris 1 February 28, 00:39

    Ne i kemi deputetet .qeveri qerratallaret,ambasadoret dhe figurat qe frymezojne kombin jo me dy por me disa pashaporta ne xhep.Me nje pashaporte ne xhep je njeri pavlere

    Reply to this comment
  5. info analitike February 28, 08:46

    Tani keto kritere aplikojani deputeteve e pushtetareve e shikoni se sa e kalojne “vetting”-un e Fishtes.

    Reply to this comment
  6. Lili May 11, 07:18

    Info,
    Best idea.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*