“Gjergj Kastriot Skënderbeu”, Meta vlerëson Kardinal Troshanin

May 29, 2018 12:03

“Gjergj Kastriot Skënderbeu”, Meta vlerëson Kardinal Troshanin

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar Kardinalin shqiptar Ernest Simon Troshani me dekoratën e lartë “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.

Kreu i shtetit e vlerësoi Kardinalin për promovimin e vlerave të paqes, humanizmit dhe harmonisë e bashkëjetesës ndërfetare në vendin tonë.

“Kardinal Troshani ia ka kushtuar jetën dashurisë së pakushtëzuar ndaj njerëzve, vlerave të larta shpirtërore dhe morale, lirisë së ndërgjegjes e qëndresës dinjitoze. Në shërbim e në respekt të atdheut dhe kombit, Troshani është simboli i rezistencës dhe i përkushtimit të pashembullt ndaj vlerave e idealeve kombëtare, kur mbi Shqipërinë tonë qëndronin retë e zeza të diktaturës”, tha Meta në ceremoninë e organizuar në kishën e Shna Ndout në Laç.

Në prill të vitit të shkuar, ish Presidenti Bujar Nishani e  nderoi Kardinalin e dytë shqiptar me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.

Ndërsa Papa Françesku e shpalli Dom Ernest Troshanin Kardinal më 9 tetor të vitit 2016.

s.a/dita

 

May 29, 2018 12:03
Komento

1 Koment

  1. Arben May 29, 12:39

    Leshoni komentet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*