Gjergj Lezhja: Lulzim Basha duhet gjykuar, pavarësisht rezultatit

May 31, 2017 16:23

Gjergj Lezhja: Lulzim Basha duhet gjykuar, pavarësisht rezultatit

 

Ajo çfarë ngjau me listat e kandidatëve për deputetë në Partinë Demokratike kërkon një analizë të kujdeseshme juridiko historike. Unë personalisht jam dëshmitar okular i veprimtarisë oganizative të partisë në vitet e opozitës 1997-2005, dhe mund ta rrëfej pa as më të voglin devijim atë çka unë kam prekur me dorën time. Nuk flas e nuk mbaj përgjegjësi për periudhën në pushtet 2005-2013, pasi kam qenë në detyra të tjera shteterore. Jemi në kushte tërësisht të krahasueshme.

Kam dëgjuar shumë gazetarë dhe analistë që prodhojnë opinione pa fund sigurisht duke mos e njohur nga brenda organizimin e partisë. Ka nga ato që me dashje mohojnë atë që vërtetë ka të bëjë me funksionimin ligjor të strukturave dhe zbatimin rigoroz të statutit të partisë.

Përzgjedhja e kandidatëve për deputet është ngjarja më e rëndësishme e një force politike. Është më e rëndësishme se kabineti qeveritar, icili është produkt i Parlamentit në pjesën dermuese. Si e tillë, kjo çështje është e pasqyruar hollësisht në nenet statutore. Lista e përfaqësuesve të popullit nuk është atribut i kryetarit, nuk mund të quhet si “ekipi i tij”. Kjo listë del përtej vendimit të kryetarit, është vendim i forumeve të partisë, që nga strukturat bazë, bile nga një herë merret parasysh edhe mendimi i komunitetit (simpatizantëve), sepse kemi të bëjmë me një grup njerëzish që do të përfaqësojnë të gjithë trevat e vendit në Tempullin e Ligjit dhe të fjalës së lirë. Sigurisht kryetari ka pjesën e luanit në këtë opracion nga më të rëndësishmit në jetën politike të një partie.

Qeveria po, kryeministri ka gjithë të drejtën e tij për të vendosur mbi kabinetin. Kush thotë se kryetari ka të drejtën e tij ekskluzive për të zgjedhur grupin parlamentar gabohet rëndë. Fryma që përcjell statuti është pikëkisht kjo që unë parashtrova më lart. Në të kundërt, nenet që kushtëzojnë vendimet për përfshirje të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar në vendimmarrje nuk duhet të ishin shkruar.gjergjlezhja2
Në asnjë rast të vetëm, në 8 vjet opozitë Sali Berisha nuk i ka shkelur këto nene.

Kjo që unë parashtrova ka të bëjë midis të tjerave me ekzistencën e një force politike, e kundërta ka të bëjë me mos ekzistencën e një force politike. Partia Demokratike sot nuk ekziston përveçe në sigël. Ajo është pa jetë dhe pa frymë, mbi të është ushtruar genocid politik.

Kjo që ka ndodhur sot, do të bëjë që pas katër vjetësh gjithsekush që ka dëshirë të futet në politikë duhet t’i ngjitet kryetarit për t’i rritur depozitat bankare atij. Këtu merr fund demokracia dhe morali. Jemi në pragun e fillimit të kësaj rruge pa krye. Partia ka marrë njollën më të zezë në historinë e saj. Kryetari Basha duhet të mbajë përgjegjësi, e cila del përtej rezultatit të zgjedhjeve.

Dy fjalë për emrat e përjashtuar. Një forcë politike ka detyrim të ngrejë, ta rrisë e ta kultivojë klasën e saj politike. Politika është rrugë e gjatë dhe bazohet në vlera. Politikani mund të qëndrojë dhe me dekada kur ai është i domosdoshëm për komunitetin, si dhe i vlefshëm për partinë ku ai bën pjesë. Asnjëri nga emrat e përfolur nuk është jashtë këtij arsyetimi, bile mund të them edhe dhjetëra e dhjetëra të tjerë që nuk u del emri që janë vlerë e pa zëvendësueshme në vite të kësaj partie. Por kur ke vendosur të krijosh partinë e familjarëve sigurisht do t’i futesh aventurave që nuk do të t’i falë historia.

Unë që po i shkruaj këto rreshta jam një nga qindra themeluesit e kësaj partie, ku më 31 mars të 1991 kam numëruar votat në Ishëm të Durrësit nën presionin e tmerrshëm të Sigurimit të Shtetit. Sot jam tërësisht i zhgënjyer për atë çka po lë pas, vdekjen klinike të partise time. Gjërat duhet t’i themi, heshtja nuk na nderon. Kjo është fjala ime e fundit./CityNews.al

May 31, 2017 16:23
Komento

4 Komente

  1. 2plus2 May 31, 17:33

    Leadershipi Lulit kryedemokrat esht vec simptome
    shqupi e ka te felle gangrenen

    Reply to this comment
  2. MH May 31, 18:42

    Ashtu duhet gjykuar.Po ma mire’se vettingu asnji gjykim nuk vlene,nuk i pershtatet.
    Shumica e fushatisteve te cdo ngjyre nuk do ishin ne fushate por ne “kavalishencen” e burgut duke numruar ditet per te gezuar lirin dhe jo kolltukun e deputetit,qeverise apo te partise.

    Reply to this comment
  3. Adih May 31, 19:36

    Je lodhur kot . Na gajase, kur permend sigurimin e shtetit. Eshte e kunderta sigurimi i shtetit ,ndihmonte sigurimin e shtetit ,per te mare nje karige ne parlament ,.Kjo ka qene metoda sidomos e dy dekatave te para te pjuralizmit i thencin .Kurse tani (zdua ta lavderoj Bashen ) ,eshte i detyruar ti nderoje fuksat e diktatures me te rinj .Dhe kjo nuk ka qene vetem ne PD ,por ne te gjitha partite. Dhe akoma po luhet teater ,deri ditet e socme per keto probleme ,qe anashkalohen pa pike turpi e diten per diell.Duheshin ne ate kohe ,duhej dhe shantazhi ,mbi to ne rast reziku per kryetaret..Ik o trim ,qe paske luftuar kunder sigurimsave , tamam si Don KIshoti me mullinjte e esres…Ikni se late nam o te mjere.Populli nuk ha bar.

    Reply to this comment
  4. Arber Iliri May 31, 22:49

    O Lezhja, a din gje per filmimet e kamerave te sigurise me 21 janar , ne vrasjet, para se te flasesh per keto pune partish duhet me u la prej krimit te 21 janarit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*