Gjermani, sulm në një spital universitar, dy të vdekur

July 26, 2016 13:53

Gjermani, sulm në një spital universitar, dy të vdekur

Të shtëna me armë raprtohen në një spitalin Universitar të Steglitz, në Berlin.

Nga raportimet e para gazeta Blid.de shkruan se një mjek është vrarë dhe autori më pas ka vrarë veten.

Aktualisht policia është në vendngjarje.

Gjatë këto ditëve të shumta kanë qenë sulmet që kanë ndodhur në këtë vend. Një emigrant sirian u hodh në erë dhe plagosi 12 persona të tjerë si pasojë e shpërthimit, në një festival në Ansbach.

Ndërsa pak orë para shpërthimit kamikaz, një tjetër emigrant sirian u arrestua nga policia në Rojtlingen, pranë Shtutgardit, pasi vrau me hanxhar një grua dhe plagosi 2 të persona të tjerë.

Në valën e atentave që kanë goditur Gjermaninë ai të premtes së kaluar në Mynih, pati bilancin më tragjik ku  9 persona, mes tyre shumë të rinj humbën jetën.

July 26, 2016 13:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*