Gjermanët duhet të zgjedhin armët ose marijuanën

February 1, 2018 17:40

Gjermanët duhet të zgjedhin armët ose marijuanën

Një gjykatë në Mynih vendosi se të gjithë ata që marrin marijuanë me recetë humbasin lejen e zotërimit të armëve të zjarrit. Gjykatësi shpalli që secili që zotëron armë duhet të jetë në gjendje t’i përdorë ato me kujdes.

Një gjykatë në Bavari hodhi poshtë të mërkurën apelin e një gjahtari gjerman, që synonte të rifitonte të drejtën për të mbajtur armë me leje. Kjo pasi ai kishte qenë për një kohë të gjatë konsumues i marijuanës mjekësore.

Sipas gjykatësit, pronarët e armëve duhet të jenë të aftë që t’i përdorin armët dhe municionin me kujdes në të gjitha kohët. Konsumimi i kanabisit, edhe sipas recetës së dhënë nga doktori, e ul aftësinë e personit për të vepruar me armën, tha gjykatësi.

Ky vendim krijon një rast precedent. Shumë gjermanë tani do të jenë të detyruar që të zgjedhin midis pranimit të trajtimit me kanabis mjekësor dhe zotërimit të një leje për armëmbajtje.

Administrata e distriktit në Miesbach, e cila ishte e para që ia hoqi lejen për armëmbajtje dhe për gjah personit, tha në një deklaratë të posaçme se kishte ndjekur mendimin e ekspertëve. Sipas ekspertëve, nuk mund të garantohet shëndeti mendor i një personi që konsumon rregullisht kanabis. Gjahtari pohoi se kishte konsumuar shumë herë kanabis, shkruan Deutsche Welle.

Në mars 2017, qeveria gjermane e përjashtoi nga përndjekja penale përdorimin e kanabisit me recetë. U pranua përdorimi si një formë e trajtimit nga mjeku. e/k/dita

February 1, 2018 17:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin