Gjermanët kanë përgjuar NASA-n dhe Forcat Ajrore Amerikane

April 2, 2016 19:54

Gjermanët kanë përgjuar NASA-n dhe Forcat Ajrore Amerikane

Revista gjermane “Der Spiegel” raporton këtë të shtunë se shërbimi sekret gjerman, BND, ka survejuar dhe spiunuar zyrën e kryeministrit izraelit prej vitesh. Lajmi është riprodhuar edhe nga e njohura “Haaretz” e cila shton se shërbimet gjermane kanë spiunuar edhe shtete të tjera, aleate me Gjermaninë, sikurse edhe drejtues të organizatave ndërkombëtare.

Ministrat e Brendshëm të Austrisë, Beligjikës, Ministrinë e Mbrijtjes të Britanisë së Madhe, Forcat Ajrore Amerikane, NASA-n, agjencitë e OKB-së, Fondin Monetar Ndërkombëtar, OPEC, etj, raporton Javanews.

Ky nuk është rasti i parë që raporte të tilla janë publikuar, por para disa muajsh, Gjermania u zotua se do të “mbronte shtete aleate” raporton Respublica. Diçka që nuk ka ndodhur me sa duket, pasi spiunimi dhe mbikëqyrja reciproke vijon të jetë normë e punës mes miqve të mirë.

April 2, 2016 19:54
Komento

1 Koment

  1. MH April 2, 21:44

    Jo po Diktatori vriste te vet.
    Po kesaj si do ja vini emrin.Kancelarja Merkel u ankua per pergjimet qe bente Amerika.Tashti vete gjermanet kryej pergjime.
    Kjo a nuk asht origjinal si stili i diktatorit,Keto pergjojne te vete udherrefyesit e rendit apo te sistemit demokratik pluralist mbar botenore.
    Bota jeton cdo dite ne lufte me jete a vdekje.Ku pleksen interresat e te fortit per te mposht boten.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*