Gjermanët nuk respektojnë suedezët, sherr masiv pas ndeshjes (VIDEO)

June 24, 2018 11:50

Gjermanët nuk respektojnë suedezët, sherr masiv pas ndeshjes (VIDEO)

 

Tensioni në ndeshjen midis Gjermanisë dhe Suedisë ka qenë i lartë, takim i vendosur në minutën e 95-të nga një gol i Toni Kroos, që i dha fitoren 2-1 kampionëve të botës në fuqi.

Por pasi ra vërshëllima e fundit e gjyqtarit, që mbylli sfidën, tensioni në fushë ishte edhe më i madh, këtë herë jo mes lojtarëve por mes stafeve të dy ekipeve.

Një sherr masiv është regjistruar nga kamerat, me trajnerë, drejtues e lojtarë që janë kapur me fjalë e duar mes tyre, madje kanë fluturuar edhe shishe uji.

Trajneri i Suedisë, Janne Andersson ishte mes më gjaknxehtëve: “Disa nga lojtarët e Gjermanisë festuan këtë triumf duke kaluar para stolit tonë, duke bërë gjeste aspak të këndshme. Nuk treguan respekt dhe kjo gjë më tërboi, pasi ishte koha shtesë. Lojtarët tanë që ishin në stol reaguan, ishte diçka normale”.

Pamjet televizive tregojnë këtë skenë rrëmuje, ku është përfshirë edhe Oliver Bierhoff, kreu i delegacionit gjerman të futbollit.

a.s/dita

June 24, 2018 11:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*