Gjermani, fshati vendos të mbajë kambanën e Hitlerit

February 27, 2018 19:26

Gjermani, fshati vendos të mbajë kambanën e Hitlerit

 

Një fshat në Gjermani votoi për të mbajtur një kambanë kontradiktore kishe, mbi të cilën janë gdhendur një svastikë (simboli i kryqit nazist) dhe fjalët: Gjithçka për Atdheun – Adolf Hitler.

Këshilli i Famullisë së Herxheim am Berg tha se, kambana prej bronzi e kohës së nazizmit shërbente si një kujtesë e së shkuarës së errët të kombit.

Me 10 vota kundër dhe 3 pro, Këshilli hodhi poshtë propozimin për të hequr dhe zëvendësuar kambanën.

Ndërkohë, sipas medieve gjermane, disa besimtarë të zonës u alarmuan kur morën vesh se ishin martuar apo kishin pagëzuar fëmijët nën kambanën e Hitlerit.

Por, sipas Këshillit të Famullisë lokale, kjo relikë e epokës naziste, që gjendet në kishë që prej vitit 1934, duhet të qëndrojë aty si një shtysë për pajtim dhe një memorial kundër dhunës dhe padrejtësisë.

Deri vonë, askush nuk kishte dëgjuar për kambanën, e madje as për fshatin Herxheim am Berg, derisa një ish-muzikant i kishës u ankua për mbishkrimin mbi të.

Një pjesë e mirë e 700 banorëve të fshatit tashmë janë të shqetësuar se kambana mund të dëmtojë reputacionin e kishës dhe të tërheqë aty grupet neonaziste.

Kambana u hesht shtatorin e shkuar, ndërsa pritej zgjidhja e problemit, por tashmë ajo mund të nisë të bjerë sërish.

a.s/dita

February 27, 2018 19:26
Komento

1 Koment

  1. Adih February 27, 23:24

    Votimi tregon gjithshka ,por me doreza .Jane te detyruarte ,prandaj detyrohen te komentojne keshtu ne shtyp ,si ne rastin ne fjale . . Hitleri ka Shume filmime , ku televizori ,i komanduar si nga poltikanet Gjerm e Austriake , e japin origjinal me ze e figure e fillojne komentin ,e shajne ,diktatori e tj e tj dhe populli e shikon .Kjo eshte e perjaveshme si ne gjerm ashtu dhe ne Austri ,te njejta .
    Denohesh me ligj , po te besh propogande pro Hitlerit ,Por denimet ,jane tre kater Javshe ,dhe kur ja bie polici kafene ose cain ne biruce , ja jep me kenaqesi, se edhe ai e ??Kurse per arsimtaret , kur bejne propogande pro Hitlerit neper gjimnaze ose neper univ me studentet ,perjashtohen ,per gjithe jeten nga arsimi ,por deri sa te dalin ne pension marin rogen 100% si kur te punonin ,, Kam folur personalisht me nje rast , te nje gjermani ish pedagog Matematike ne universitet dhe u habita kur me tha ,pse nuk bera propogande meperpara per Hitlerin me studentet (e kishin spiunuar dy studente ) ,se do mirja dy rroga ,nje nga shteti dhe nje ne te zeze si tani . Edhe nje gje tjeter me ligj . Ne qofte se mban fotografine e Hitlerit ne shtepi ,dhe spiunon dikush ,policia vjen eshte e detyruar ,denohesh dy jave burg ne qofte kete fotografi e ke ne mur te dhomes ,pra te pa mbuluar ,por me interesante eshte ligji ,ne qofte se policia nuk shikon fotofrafi te Hitlerit ,sic i mbajme ne pikturat,por fotografia eshte me Hitlerit ne dhome ,por i zoti i shtepise ,e ka mbuluar me perde ,pamvaresisht spiuni ne syte te policeve zbulon perden ,dhe shikohet fotografia dhe ne kete rast ,me ligj nuk denohesh ,Pra ti nuk po ben propogande dhe eshte ceshtje personale ,private e jotja .. Si Gjermania dhe Austria i ka te njejta keto ligje ?? Vete personalisht kam pare shume filmime me ze e figure te Hitlerit . Tung e te gjithe te mirat.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*