Gjermani, policia qëllon me armë zjarri një person në Katedralen e Berlinit

June 3, 2018 19:55

Gjermani, policia qëllon me armë zjarri një person në Katedralen e Berlinit

 

Policia në Gjermani ka qëlluar me armë zjarri një person në katedralen e Berlinit.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, ndërsa janë ende të paqarta rrethanat.

Departamenti i policisë së Berlinit konfirmoi në një postim në Twitter se një oficer kishte hapur zjarr ndaj një personi, duke shtuar se i dyshuari ishte qëlluar në këmbë.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë forca të shumta policie që kanë rrethuar katedralen, e cila është një nga atraksionet kryesore turistike të kryeqytetit gjerman.

Disa media gjermane njoftuan se të paktën dy persona, duke përfshirë një oficer policie, u plagosën nga të shtënat me armë zjarri.

l.h/ dita

June 3, 2018 19:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*