Gjermani, shqiptari kapet me gjysmë kg heroinë në qesen e frutave

May 28, 2016 16:05

Gjermani, shqiptari kapet me gjysmë kg heroinë në qesen e frutave

Polica ka kapur një shqiptar 20 vjeç me 500 gram heroinë që e kishte futur në qesen e frutave. Arrestimi është bërë në Kassel bëri të ditur për mediat gjermane një zëdhënës policie. I riu nga e mërkura është në qeli, shkruan focus.de.

Policëve u kishte rënë në sy i riu që po ecte rrugës me kufje në vesh duke dëgjuar muzikë. Duke i pasur veshët të zënë ai fillimisht nuk i kishte vënë re fare policët. Vetëm pasi ata e kanë prekur, ai reagoi i frikësuar.

Pas kontrollit që i kanë bërë, policët shumë shpejt zbuluan arsyen e frikës së tij: në shportë gjendej një mollë, një portokall, një top letrash kuzhine dhe nën këto disa qese të vogla në të cilat shihej fare qartë heroina.

I riu shqiptar i cili pas kësaj u arrestua, po qëndronte në Gjermani në mënyrë të jashtëligjshme. Kështu, ai tani duhet të përgjigjet për trafik heroine dhe për qëndrim ilegal.

May 28, 2016 16:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*