Gjermani/ Spitali përfshihet nga flakët, 1 i vdekur dhe 72 të plagosur

September 11, 2019 08:14

Gjermani/ Spitali përfshihet nga flakët, 1 i vdekur dhe 72 të plagosur

Spitali i Duseldorfit u përfshi nga flakët duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e 72 të tjerëve.

Viktima është një pacient 77 vjeçar. Sipas raportimit të mediave gjermane 11 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Shkaku i zjarrit që shpërtheu në Spitalin Marien në rrethin Pempelfort të qytetit është i paqartë, ndërsa fillimisht flakët ranë në katin e dytë në dhomën e pacientit që humbi jetën.

Nga dhoma, tymi u përhap në pesë katet e spitalit.

o.j/dita

September 11, 2019 08:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*