Gjermani, zhduken 6 mijë fëmijë të emigrantëve

April 11, 2016 10:32

Gjermani, zhduken 6 mijë fëmijë të emigrantëve

Rreth 6 mijë fëmijë të refugjatëve raportohet se janë zhdukur në Gjermani gjatë vitit 2015, ku mbi 550 prej tyre janë nën moshën 14 vjeç.

Mijëra fëmijë dhe të rinj nga vendet e Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë Qendrore janë zhdukur pa lënë gjurmë.

Numri është raportuar nga organizata gjermane e lajmeve ‘Funke Mediengruppe’, e cila ka marrë informacionin në përgjigje të një kërkese të dërguar në parlament gjerman.

Mirëpo as ministria e Brendshme në Gjermani, e cila i ishte përgjigjur kërkesës së Funke Mediengruppe-së, nuk ka dhënë asnjë një shpjegim për zhdukjen e fëmijëve.

Gjermania, gjatë muajve të fundit, është përballur me një numër në rritje të azilantëve, që vijnë nga vende të ndryshme të botës, por që, sipas statistikave, kërkesat më të larta vijnë nga Ballkani Perëndimor.

April 11, 2016 10:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*