Gjermania “Bild”: Shqiptarët kontrollojnë tregjet e drogës

May 21, 2019 16:59

Gjermania “Bild”: Shqiptarët kontrollojnë tregjet e drogës

Pas medias gjermane “Bild”, e cila  kishte kritika të forta për qeveritarët shqiptarë, mediat e Holandës kanë shkruar për trafikun e drogës që bëhet nga Shqipëria drejt vendit të “tulipanëve”.  Media holandeze “Limburg” e nis shkrimin me arrestimin e 4 shqiptarëve të martën, tre burrave dhe një gruaje, në një aksion të madh policor kundër trafikut të lëndëve narkotike dhe kryesisht goditjes së mafies shqiptare.

“Policia arrestoi tre burra dhe një grua të martën në një aksion të madh kundër një bande shqiptare të drogës. Policia dhe njerëz të drejtësisë kanë pushtuar dhjetëra ndërtesa, kryesisht në zonën e Sittard dhe Geleen.

Të dyshuarit e arrestuar janë dy burra 40-vjeçar me origjinë marokene, një burrë shqiptar (34 vjeç) dhe një grua 36-vjeçare. Shumica e të dyshuarve në këtë rast janë vendosur në Geleen. Kishte gjithashtu disa bastisje të martën nga policia. Agjentët arrestuan një belg, një maroken dhe një grua që po tentonte të shkonte duke mbartur drogë nga Belgjika në Gjermani”, thuhet në shkrim.

Madje, operacioni i drogës u quajtur “Shqipëria”. Në artikull shkruhet se me dhjetëra shqiptarë që jetojnë në Holandë kanë si aktivitet të tyrin trafikun e drogës. Shqiptarët duket se kanë përdorur një kompani që merret me transport për të paguar qiratë, në mënyrë që të mos zbuloheshin nga policia.

Sipas mediave holandeze, një kompani në Groenstraat në Geleen, u ka paguar qiranë shqiptarëve. Pikërisht kjo kompani dyshohet se bën edhe transportin e parave nga Holanda drejt Gjermanisë ose Belgjikës, pasi ka qendra në këto shtete.

Mediat holandeze flasin gjithmonë e më shumë për grupime shqiptarësh, të cilët ikin në këtë vend ekskluzivisht për t’u marrë me drogë.  Në artikull thuhet se në rastet te goditjes së bandave të drogës, rezulton se anëtarë të tyre janë kryesisht shqiptarët, ç’ka nënkupton se pikërisht shqiptarët kanë në dorë këtë treg ilegal trafiku, që ka fitime marramendëse.

Kujtojmë se disa ditë më parë, gazetari gjerman Peter Tiede shkroi një artikull fshikullues  ndaj Shqipërisë, duke thënë se vendi ynë ka në krye banditë dhe kriminelë. Tiede në prononcimet për mediat mbrojti ato që kishte shkruar, duke thënë se ka qenë vetë në Shqipëri dhe ka biseduar me të intervistuarit në artikull.

 

b.b/dita

May 21, 2019 16:59
Komento

4 Komente

  1. Luli sherbetor i Putinit May 21, 17:11

    https://youtu.be/_cm8odSj6mY

    Kjo eshte situata reale e ” problemit ” shqiptar ne Hollande. Pjesa tjeter ka te beje me racizem , probleme te brendeshne lufte politike ne Hollande dhe me balhrdhjen e Lul hollandezit.

    Reply to this comment
    • Genjshtra - Nuk jan ete verteta May 21, 22:10

      Genjeshtra! Sipas ishb ambasadorit Hollandez ne Shqiperi, krimi shqiptar ne Hollande eshte me pakm se 0.2 perqind. Duke patur parasysh qe kyb krim perfshin edhe krime jo te renda dhe te pa lidhura me drogen. Po sipas statistikavde te komentuara nga ky ish ambasador ka mbi 235 mije te burgosur ne Hollande. Ka vetem midis 500-700 te burgosr shqiptare. Numri me i madhb i burgosurve eshte ain rus (ne mijra te burgosur), pastaj vijon me ata polake (me mijra te burgosur) dhe keshtu me radhe. Droga trafikohet ne Hollande nga trafikantet hollandeze. Kjo komentohejn nga vete mediat Hollanede qe shkruanin se ne Hollande grupe mafioze bejne me miliarda dollare me trafikimine drograve te renda si kokaine apo te tjera. Mafioze te vendeve te tjera kane filluar te levizin qe te bejne para, perfshi edhe shqiptare te larguar nga Shqiperia. Pra statistikat flasinkrejt ndryshe dhe jo sic i komentojne ne gezeten Bild. Duket qe politikanet e korruptuarc hollandeze qe marrin para nga nafia hollandeze duhet te justifikohen per trafikun e drograve me faktin qe jane shqiptaret qe po e bejne. Por ne fakt jan emafia hollandeze qe i k akorruptuarc politikanet vendas.

      Reply to this comment
  2. Budallenjte dhe plepat behen te gjate May 21, 18:54

    Ja u paska mbush xhepat luli me salen ktyre. Ose ndryshe quhet lobim. Se spaskan Pune tjeter

    Reply to this comment
  3. kasemi May 22, 08:12

    Aman more holandeze, se mos na arrestoni lulin, se ai eshte shqiptari me i perfolur per vjedhje ne kete vend. Po keshtu nuk e kuptoj pse holanda shqetesohet nga droga, qe sigurisht nuk eshte shqiptare, kur ky vend e ka legalizuar perdorimin e saj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*