Gjermania do të dëbojë 100 mijë emigrantë klandestinë

June 1, 2016 14:44

Gjermania do të dëbojë 100 mijë emigrantë klandestinë

Ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Thomas de Maiziere synon që në vitin 2016 të arrijë të largojë vullnetarisht ose jo nga 90 000 deri në 100 000 emigrantë pa dokumente, një numër në rritje të ndjeshme, por që gjykohet i pamjaftueshëm duke marrë parasysh nivelin e lartë të fluksit migrator në 2015.

“Nëse zhvillimet aktuale vazhdojnë, ne do të kemi në fund të vitit rreth 90 000 dhe 100 000 largime vullnetare ose jo. Është mirë por e pamjaftueshme. Për këtë arsye duhet të punojmë që ata që duhet të lenë vendin tonë ta bëjnë me të vërtetë”, tha ai të mërkurën.

Mes janarit dhe prillit 2016, rreth 20 000 persona që nuk kishin status ligjor në Gjermani janë kthyer në vendin e tyre vullnetarisht në kuadër të një programit të qeverisë gjermane.

June 1, 2016 14:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*