Në emër të ambientit (dhe në mbrojtje të Asadit)

Nga Habjon Hasani January 11, 2014 01:02

Në emër të ambientit (dhe në mbrojtje të Asadit)

Gjermania i tha dje PO, angazhimit të saj shtetëror në procesin e shkatërrimit të armëve kimike siriane. Ministrja e Mbrojtjes gjermane dhe një ndër bashkëpunëtoret më të ngushta të Merkelit, Ursula Von Der Leyen e quajti një lëvizje të mençur këtë vendim të qeverisë. Nga ana tjetër mësohet se Italia gjithashtu ka shprehur interesin e saj për tu përfshirë në këtë proces. Kjo e fundit bën dhe pakëz çudi kur mendon se medie me pronarë italianë në Tiranë dhe të mbështetura nga shteti italian (por dhe OJF të tilla) kanë qenë shumë aktive në Nëntorin e 2013 në kryeqytetin tonë për të kundërshtuar ardhjen e lëndëve kimike në Shqipëri. Në fakt i gjithë Nëntori ka qenë një muaj-kimik shumë i vrullshëm në Tiranë, deri kur, Edi Rama doli në konferencën e famshme për shtyp. Shqipëria, si asnjëherë më parë, u përfshi nga një valë paniku dhe paranoje akute mbarëshoqërore, në vend u krijua ideja se donin të na helmonin dhe se ishim ekspozuar përballë një rreziku shumë të madh. Një rol të posaçëm kishte media.

Si kurrë ndonjëherë panelet televizive u vunë në dispozicion të plotë të një grupi që vetëklasifikohet si ambientalist. Më vonë u kuptua se ata nuk kishin asnjë ide se çfarë ishin ato lëndë kimike, nuk kishin asnjë të dhënë për përmbajtjen e depozitave që do vinin këtu dhe as për raportet e komponentëve kimikë në këto depozita. Në lidhje  me teknologjinë që do përdorej dhe standardin e sigurisë që do përdorej ishin edhe më të painformuar. Por ama alarmin e dhanë: Zarina të bën gjëmën. Një ambientalist deklaroi në TV se qeveria e Ramës e kishte firmosur fshehtazi marrëveshjen me amerikanët, ndërsa grupi negociator i palës shqiptare sapo ishte njohur me ofertën amerikane ditën që u bë kjo deklaratë e rreme nga ambientalisti. Këtë alarm e intensifikuan dita ditës.

Ambientalistët më pas dolën në tribunë, ndonëse ishin njësoj të painformuar si ata mijëra qytetarë të shqetësuar që dëgjonin fjalimet e tyre në shesh, vazhdonin me këmbëngulje në intensifikimin e alarmit. Dukej se për ta nuk kishte asnjë problem se po alarmoheshin nga diçka për të cilën nuk kishin asnjë haber dhe informacion, po tmerroheshin nga një rrezik që nuk e identifikonin dot, por me rëndësi ishte që alarmi dhe paranoja të shtohej. Paranoja mori formën e një epidemie, një e përditshme me tirazh të rëndësishëm në treg, vendosi të pyeste një poet popullor për çështjen e armëve kimike, Dritëro Agollin, përfundimi kompetent i poetit ishte vërtetë tronditës: “Nëse armët kimike do të vinin në Shqipëri do ngordhnin dhe karkalecat”.

Gazetarë të njohur dhe ndër më të paguarit nxituan në sheshtë protestonin dhe të mbështesnin ambientalistët e painformuar, nuk kishte më rëndësi për askënd të informoheshe për elementë të qenësishëm të asaj që po ndodhte, e rëndësishme ishte të ndiqje modën, të vije kujën. Protestat rritën përmasën e tyre kur partia më e madhe opozitare u përfshi publikisht në to, ndonëse, siç ka dëshmuar ambasadori amerikan Arvizu, PD kishte dhënë garanci për të kundërtën kur ishte kontaktuar nga amerikanët.

Në njëfarë mënyre demokratët e paguan qëndrimin e dyfishtë, Berisha dhe Basha u përzunë dhe u fishkëllyen nga protestuesit ndërsa përpiqeshin të dominonin protestën e tyre ambientaliste. Orët kalonin dhe frika nga helmimi bëhej gjithnjë e më mbytëse. Dukej sikur shqiptarëve po u bëhej një komplot kriminal, do helmonin një popull të tërë…sipas ambientalistëve fakti që SHBA dhe Rusia nuk po i shkatërronin vetë ato armë por po i sillnin tek ne ishte tregues i qartë i faktit se jetët tona vlenin më pak. Por mund të mos ishte kështu, pronari i atyre lëndëve kimike quhet Bashar Al-Assad dhe ishte ai që vuri veton që ato armë(pronë e tij) të mos shkonin në SHBA për tu shkatërruar, ndërsa dërgimin e lëndës kimike në Rusi e refuzonte SHBA-ja.

Duhej gjetur një vend alternativ. Ndaj dhe hyri Shqipëria në lojë si opsion. Por ngarkesa kimike, përveç potencialit të rrezikshmërisë, mbartte dhe një potencial më të veçantë që ansnjëherë nuk përmendej në Shqipëri. Marrëveshja SHBA-Rusi për daljen e kësaj lënde jashtë territorit të Sirisë, ishte në fakt marrëveshja që i shpëtoi kokën Bashar Al-Asadit dhe parandaloi ndërhyrjen ushtarake amerikane në Siri. Më herët amerikanët akuzuan Asadin se kishte vrarë me lëndë kimike qindra njerëz të pafajshëm, por shërbimi inteligjent rus deklaroi se kishte faktuar të kundërtën, se ato armë ishin përdorur nga forcat rebele anti-Asad që siç dihet mbështeteshin nga Shtetet e Bashkuara.

Në këtë luftë inteligjence mes palëve, në pragun e nisjes së një lufte delikate në Siri nga amerikanët, arsenali kimik sirian u kthye në “AS”. Ishte As-i që ose do të shpëtonte ose do të hante kokën e Bashar Al-Asadit. Kjo ishte e vetmja kokë mbi planetin tokë që rrezikohej nga potenciali kimik apo loja politike Rusi-SHBA, me këto armë, gjithë sa ndodhi më pas në Shqipëri ishte: Alarm i Rremë dhe paranojë.

Rezultati i kësaj paranoje ishte që Bashar Al-Asadi fitoi edhe më tepër kohë, për të cilën ai kishte kaq shumë nevojë. Në një farë mënyre teza ishte ambienti, protestues ishin shqiptarët, përfitues ishte Bashar Al-Asadi.

 

***********

Gjermania pranon shkatërrimin e lëndëve kimike siriane

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike i ka kërkuar Gjermanisë të japë ndihmesën e saj në perpjekjet për shkatërrimin e arsenalit kimik sirian.

Qeveria në Berlin iu pergjigj këtij apeli përmes shefit të diplomacisë, Frank-Walter Steinmeier dhe ministres së Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, të cilët sqaruan se kompania gjermane “GEKA”, me seli në Munster, do të ofrojë asistencën e saj për asgjesimin. Deri tani, Gjermania kishte ofruar vetëm mbështetje teknologjike dhe logjistike jashtë kufijve të saj.

“Shkatërrimi i armëve kimike do të jetë ndoshta hapi i parë vendimtar drejt qetësimit të konfliktit sirian”, deklaroi kryediplomati Steimeier. Ministrja von der Leyen shtoi se do te ishte levizje e mençur per Gjermanine te jepte keshtu nje kontribut te vyer ne procesin e  paqes.

“GEKA” eshte kompani shteterore e specializuar ne eliminimin e substancave te rrezikshme dhe nje pjese e mire e punes se saj eshte perqendruar tek shkaterrimi i materialeve te mbetura nga dy Luftrat Boterore.

 

Nga Habjon Hasani January 11, 2014 01:02
Komento

19 Komente

  1. nasruddin January 9, 18:09

    ME NE FUND TENXHERJA GJETI KAPAKUN.

    Sepse Gjermania ishte furnizuesja me e madhe e Sirise me gjithe Angline me lendet e para, te nevojshme per prodhimin e LHL-ve te llahtarshme te Asadit, qe SHBA-s dhe John Kerry donin t’ja varnin ne qafe debileve nga Shqypnia.

    Reply to this comment
  2. Horri i Bulevardit January 9, 18:24

    Qaramanet e Berishes, te tipit Sazan Guri, na jepnin, “fakte”se si italianet ishin te shqetesuar se mbetjet kimike do ti merrte Shqiperia dhe rrezikohej jugu Italise, sa moren vesh qe Shqiperia nuk pranoi, italianet nuk vonuan dhe dhane okej-in, per ti marre ne token italiane, ti magazinonte dhe Sazan Guri dhe sazanet berishiane, nuk u ngriten perseri te protestojne si italianet, sipas Sazanit, se mbetjet ne Itali rrezikojne edhe Shqiperine.
    Kur per te disaten here thoja se gjermanet, kane hyre ne bisedime per tu futur ne kete biznes, mjaft fitim prures edhe Franca, shume bylmeze disa berishiane, disa tregtare thashethemesh, qe flasin shume, nuk thone kurgje, jane kunder te gjitheve, mu sulen dhe me jepnin fakte te forta, se Gjermania nuk eshte qeveria Rama qe te hyje ne kete biznes tragjik, sipas tyre.
    Dhe erdhi koha ti them, jo Sazanit, por nastradineve, qe eshe kur diskutohet buka me djath, perseri do permendet jo Enveri, jo Asadi, qe me doren e Amerikes donte te helmonte shqiptaret, se do ti ket then Putini, qe ty Asado, shqiptaret ta kane me tfutme.
    O shtetas te salistanit, edhe Italia edhe Gjermania, prap na e hodhen, na i sollen parate deri ke goja dhe na i morren prap.

    Reply to this comment
    • hosteni January 9, 19:42

      ne qofte se e din si eshte historia e vertete thuaje ose perndryshe mos bej aludime o “horri bulevardit”,,,,,,,,,sa per dijeni ishte nje oferte qe vendi yne nuk duhet ta refuzonte duke pare ekonomine edhe poziten politke te vendit tone ne arenen nderkombatare, pa dashur si injorante qe jemi beme lojen e te gjitheve duke filluar nga ruset, serbet,,,,,,,,gjermanet ,francet etj,,,,,,shtete evropiane nuk i pranuan per ceshtje pazari jo ndotjeje sic u hap alarmi,,,,,,,,persa i perket ruseve kujtuan se do i ngelte “patatja e nxehte” ne dore amerikaneve pse nuk pranoi shqipria, edhe na coi ne kete krize diplomatike me amerikanet ne si vend injorant edhe fodull qe bejme sot edhe 100 vjet lojen e hasmit,,,,,!!!!!!!!!!!

      Reply to this comment
    • nasruddin January 9, 21:11

      Degjo or MIK Horri nastradini eshte vetem, nje i vetem dhe nuk ka SOZI sic kishte Enver Hoxha, apo sic mund te kete Sali Berisha per te shpetuar “BYTHEN” nga armiqte, prandaj te lutet te mos perdoresh fjalen pakuptim “nastradinet”.

      Shqyptaret i thane njezeri JO! kategorike LHL-ve te Asadit qe jo SHBA-s, por Putini me John Kerryin per interesat e tyre vetiake ja ofruan me bujari Aleati si “karamele” shqyptareve pamenduar fare per pasojat e llahtarshme ne rast fatkeqesie. LEKATe ofruara qe permendti sa ishin? Se nuk i kemi pare dhe degjuar, sepse keto perralla me LEKA me thase si CEQE te BARDHA i kemi degjuar edhe me pare, por nuk jakemi pare hajrin, vetem si jane pasuruar pushtetaret si sulltane Arabie.

      Kur Horri i Bulevardit i kendonte elegji Enver Hoxhes dhe Partise se Punes, nastradini morri shtetesine amerikane brenda tre ditesh dhe disponon prona ne kete vend te Demokracise se Pakufizuar. Ne kete kendveshtrim nastradini don te te mesoje nje te VERTETE:

      JO CDO GJE QE FLUTURON MUND TE HAET DHE JO CDO GJE QE BEN HA-MERR-IKA MUND TE KOLLOFITET.

      Reply to this comment
      • Horri i Bulevardit January 9, 22:04

        Zakonisht ata qe moren shtetesine amerikane ndenjen ne demokracine ametikane, vetem ata qe moren shtetesine dhe e pane se me pune sja dilnin, u kthyen, se deri dje salistani i mbajte jo vetem me buke, por dhe me afera te tjera, panvaresisht se dikurR. Alia, i tha qe te jeni te besueshem, shani Enverin, se dosjet i kam une. Nastradin i “zemeruar” me Enverin, qe te jepte besimin ti perkthesh veprat.
        LERI LOGJET.

        Ps. Sa per dijeni SHBA mori dhe futi ne loje te gjithe ish sigurimsat, ka nje liste te gjate te ish sigurimsave, qe jane punesuar nga ambasada, je shtetas amerikan, mos punon ne ambasade?.
        Une jam shtetas ne BE. UDHETOJ KU DUA PA VIZA, por sme afron njeri te me punesoje, ndoshta kam bere gabim qe sju futa biznesit te spiunit.

        Tung Nastradin disidenti.

        Reply to this comment
        • nasruddin January 10, 00:21

          E ule shume nivelin intelektual te diskutimit normal dhe kisha mendim tjeter per ty. Edhe babait tone italianet i thane para shume vitesh: “Ku do te shkosh more mavri ne Shqypni? A e di ti qe pushtetin po e marrin komunistet.” Mekujtohen akoma fjalet e tij qe i perseriste shpesh: “E dua Italine, por me shume dua Shqypnine.”

          Mund te tallesh sa te duash me nastradinin por kjo nuk ndryshon gje ne temen kryesore qe:

          25 VJET PAS RENIES SE MURIT TE BERLINIT ASGJE NUK KA NDRYSHUAR NE TROJET SHQYPTARE.

          Dhe kjo eshte me e trishtueshme se profesionet e nastradinit.

          Reply to this comment
          • Horri i Bulevardit January 10, 01:19

            Natyrisht Nastradin e ula nivelin, se vete ti akoma po i bie fyellit ne nje brime, jo thjesht per plehrat kimike, se aty ste kundershtoj mendimin, por ke nje te keqe, i fut te gjithe ne nje thes.
            SHBA PAGUAN DHE NUK GENJEN, KUR I BEN PUNEN, ndryshe nga Ceku i Bardhe, qe ishte, sikur te dale dikush dhe te fale para.
            Mos ndoshta Kerry ka si obsion, te helmoje gjermanet.
            Nastradin, je komplet jashte sistemit.

  3. Aliu nga Selenic January 9, 18:27

    Sipas nastradinit Gjermni dhe Anglia pasken bere skandal te madhe njelli si Bushi. me Iranin.Te jet e vertet kjo.?

    Reply to this comment
    • nasruddin January 9, 18:41

      Jo sipas nastradinit, por sipas Komisionit per Sirine ne OKB o Liu Miku. Sa per Bushin me Iranin nuk kam degjuar gje, pastaj ka pasur dy Busha Presidente te SHBA – njeri Bush Babai qe ishte burre e i mencur dhe tjeteri Bush Djali qe ishte debil dhe budalla, qe ishte edhe Miku i Saliut.

      Reply to this comment
  4. As January 9, 18:56

    Me qene se Gjernania bere thirrje per kontribues te tjere, i erdhi perseri radha Shqiperise te shprehe gadishmerine e saj per demontimin e nje pjese te armeve kimike siriane

    Reply to this comment
  5. tol francezi it January 9, 18:57

    fajin per armet kimike te asadit, e ka moderno – kristjani ortodoks edvin rama qe sditi te komunikonte me popullin ,

    Reply to this comment
  6. Labi Vlore January 9, 20:03

    Po me vjen shume keq per Gjermanet qe do vdesin nga armet Siriane.Megjithate,rendesi ka qe ne Shqiptaret shpetuam,se do na kishte marre ne qafe boshti ANGLO-AMERIKAN

    Reply to this comment
  7. Arjani January 9, 20:30

    Ky popull ka vojtur e do vuaj .ky popull esht i testinuar te shkaterohet e duket qart qe rrugen drejt shkaterimit ka mar . Jo nga armiqet e vendit por nga pushtetarmafjozet e vet. Perparaperpara.

    Reply to this comment
  8. nasruddin January 9, 22:27

    NGA ASGJESIMI NE MES TE DETIT LHL-TE E ASADIT PO SHKOJNE NE MES TE GJERMANISE.

    Po ku shkoi teknollogjia supermoderne e asgjesimit ne mes te Detit Mesdhe? Qe mesa duket eshte shkrire si ujet e bjeshkeve ne prandvere? Dhe sipas thashethemeve qe fliten lart e poshte kur Gjermania te perplaset me Partite Jeshile ne vendin e vet dhe te bejne REZIL te dy ministrat e Merkelit , Frank-Walter Steinmeier dhe Ursula von der Leyen qe i kane thene PO! LHL-ve te Asadit pa pyetur me pare popullin gjerman te kulturuar dhe te paduruar kur fjala eshte per ekologjine dhe fatin e Vatanit dhe te femijeve te tyre, atehere kashume gjasa qe LHL-te e Asadit te mos perfundojne as nemes te Mesdheut dhe as ne mes teGjermanise, por ne mes te Shqypnise.

    Reply to this comment
    • Sali Ram Berisha January 10, 08:58

      Si nuk ju vjen TURP qe akoma me idiotesine dhe populizmin e nje populli injorant patjeter te influencuar dhe nga interesa ekstremiste islamike dhe antiamerikane bete nje vrime ne uje me ate JO e vendosur te lendeve kimike. Kaq koqe jeni dhe e meritoni ate vend me ato standarte qe ka. Po tani qe i mori Gjemania dhe Franca cmut do thoni?

      Reply to this comment
      • Horri i Bulevardit January 10, 09:49

        Parja shkon tek parja, skemi bythe te behemi ne zengjine se politiken e kemi plot me dallkauke. Dolensazanet e ndersyer nga Berisha dhe svonoi, dolen spinxhukset, qe slejne tv, pa na vrare syte dhe me e keqja, mbasi i tha Jo-ja e imponuar, dolen perseri sazanet, duke bertitur se nuk e dinim.

        Reply to this comment
  9. eni January 10, 10:38

    E dini ate barcaleten ……………………….
    nje fshat permbytet dhe njerzit merrnin cte mundinin per te shpetuar , nje burre mbi cati po i lutej zotit , vjen nje fshatar e i thote – hajde ne varken time – burri i thote- jo se do me shpetoj zoti ,
    Ne minutat e fundit te jetes i thot zotit
    ‘ po une tu luta aq shume , si nuk me shpetove .’ dhe zoti i pergjigjet – ‘ po pse mo idiot kush ta solli varken ty , tani nuk kam cte te bej ne krah ste marr dot ‘
    Keshtu dhe puna jone , kaq te shqetesuar dhe agresive ne ate proteste , dhe tani qe cmimet e naftes rriten rrine si pula , popull injorant dhe pa shtylle kurrizore !!

    Reply to this comment
  10. nasruddin January 11, 12:30

    TEMA: NJE TREGIM NGA NASTRADINI.

    SUBJEKTI: PER DEBILET ENVERISTE DHE DALLKAUKET BERISHISTE.

    ME PROFESIONI: SPIUNE BESNIKE TE SIGURIMIT TE SHTETIT,

    QE KANE NDERUR BYTHEN PER TE FUTUR -TE E ASADIT.

    Para se te vdiste Presidenti me i votuar amerikan Franklin Ruzvelt kerkoi te hidhte dhe te provonte Bomben Atomike mbi Berlin. Keshilltaret i thane: “Por do te vriten shume gjermane te pafajshem?” Ruzvelti ne krevatin e vdekjes u pergjegj: “Une jam Presidenti qe duhet te mendoj per amerikanet dhe jo per gjermanet.” Pas nje jave Ruzvelti vdiq pa mbaruar akoma Lufta e Dyte Boterore dhe Presidenti Truman nuk ja hodhi Bomben Atomike gjermaneve mbi Berlinin e shkaterruar, por hodhi dy Bomba te Llahtarshme ne Japonine e dorrezuar ne mes te qyteteve me popullsi te dendur Hiroshima dhe Nagasaki. Brenda disa minutave keto bomba vrane mbi 200 mije japoneze krejt te pafajshem dhe rafshuan nga faqja e dheut krejtesisht dy qytetet. Rrezatimi i mepasshem i du Bombave Atomike vazhdoi te merrte jete njeriu per vite me radhe. Trumani nuk u shpall nga Gjykata Nderkombetare per Krime kunder Njerezimit ne Hage si Kriminel, nderkohe qe pilotet qe leshuan Bombat Atomike mbi qytetet japoneze e vuajten fatalisht krimin shteteror ne jeten e tyre dhe deklaruan ne media se e ndjejne veten si Kriminele Gjakatare. Kur gazetaret e pyeten Presidentin Truman pse e kreu kete krim te panevojshem ai perdori formulimin e Presidentit Ruzvelt: “Une jam President i amerikaneve dhe jo i japonezeve qe na sulmuan pabesisht ne Perl Harbor ne fillim te Luftes.” Prandaj edhe nastradini don t’i kujtoje debileve enveriste dhe dallkaukeve berishiste qe kane ndere BYTHEN per te futur brenda LHL-te e Asadit se nuk duhet te harrojne qe:

    OBAMA ESHTE PRESIDENTI I AMERIKES DHE I AMERIKANEVE DHE JO I SHQYPNISE DHE SHQYPTAREVE.

    Reply to this comment
  11. AP January 12, 15:42

    Protesta kunder pranimit te armeve kimike te Asadit e larteson popullin shqipetar. E moren vesh miqte e armiqte se shqipetari eshte nje popull dinjitoz qe duhet respektuar e jo te merret neperkembe.Ne kemi halle shume, kemi shume plage por,Shqiperia s’ka vdekur.Shqiperia do te vdese kur te vdese shqipetari i fundit dinjitoz.Por kjo s’ka per te ndodhur kurre!!!!
    Nano- Berishet, apo Berishe- Nanot na kane poshteruar sa me s’behet dhe te huajt mendojne se edhe shqipetaret jane horra si keta.Stop! Boll më,shqipetari e ka marrë kthesen!
    Vetë mendimi qe armet kimike ti çojme ne Shqiperi eshte tallje flagrante me shqipetaret , kur ne e dime mire dhe ata e dine me mire se ne, qe Shqiperia s’ka siguri, s’ka rruge te pershtatshme, s’ka industri, s’ka specialiste qe te shohin se ç’behet, s’ka asnje lloj infrastrukture, por ka tokë e det dhe nje popull dele qe s’proteston!Por edhe po protestuan, Saliu i radhes me Garden ” trime” i ben të mbyllin gojen.Shyqyr qe kjo epoke eshte mbyllur!
    Persa i perket qendrimit te Sali plehërës, te patriarkut Dritero, te Sazanit e të Karaburunit etj. as me duhen fare.
    Bravo i qofte Edi Rames: miqtë amerikanë i respektoi, por bëri ç’i tha populli i tij!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*