“Gjermania, e bindur për hapjen e negociatave me Shqipërinë”

June 20, 2018 11:33

“Gjermania, e bindur për hapjen e negociatave me Shqipërinë”

Gjermania është e bindur që tashmë negociatat me Shqipërinë duhet të hapen“, është kjo deklaratë e bërë nga raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein në një intervistë për AbcNeës.

Fleckenstein shprehet se vendimi i Këshillit të ministrave të BE mund të përmbajë kushte por e rëndësishme është që, vendimi të mos të kthehet sërish në Këshillin e ministrave pas raportimit të mëtejshëm të Komisionit Europian.

Fleckenstein shprehet se Shqipëria ka ende probleme, ku më të theksuara cilëson ato me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Knut Fleckenstein, Raportues për Shqipërinë: “Mesazhi kryesor është që parakushtet e përcaktuara për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE janë përmbushur. Kjo nuk do të thotë që puna ka mbaruar. Ne e dimë që ka probleme. Po, ka probleme me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Edhe reforma në drejtësi është në zbatim e sipër, por nuk është zbatuar gjithçka. Pra, ka kaq shumë punë përpara.

Duhet të përqendrohemi te çështja e pronës, tek rritja ekonomike, punësimi dhe shumë kritere të tjera. Së pari, për qeverinë e Tiranës, por edhe për ne për të mbështetur dhe për të promovuar këtë punë, nëse ajo shkon në drejtimin e duhur. Por parakushtet për hapjen e negociatave janë përmbushur dhe ky është qëndrimi i pothuajse të gjitha grupimeve politike në Parlamentin Europian dhe Komisionit Europian”.

 l.h/ dita

June 20, 2018 11:33
Komento

3 Komente

  1. es ist alles eine Show ,nicht anders Hipokrite June 20, 11:48

    ja me deklarata te Tilla ne fund te fundit arrihet nji dicka .
    Gjermani perforcon “miqesine /simpatine e shqiptareve ndaj Gjermanise ,duke ber shqiptaret te mendojne se. “hej gjermania na do shume neve shqiptareve ,me shume se Amerika Miku yn i madhe ,qe s’e terheq gishtin e tij te mezit per asnji cast ,nga bytha e shqiptarit ,pra i shtohen tifozat ne Shqypnie ,
    nderkohe qe te gjithe indiziet per nji hapje negociatash ose then me mire ,deshire te Gjermanise per nji pranim ne BE te Shqiperise dhe vet Bruxel-it flasin nji9 gjuhe injoruese ,madje Diskriminuese .
    Nqs kta “Aleate te nderuar nga Shqiptaret, do donin vertet te miren e Shqiperise ,(do duhej qe te hiqnin dore se kritikuari mosreazimin e Reformave Detyrat e Shtepise Shqiperise ,e shprehur ne cdo rast , mbi Kriminalitetin e trafiqet e droges (qe ndodhin me shume ne Gjermani se ne Shqiperi ,ne Realitet ) pra
    do hiqnin dore nga kjo Retorike bllokuese dhe nderhynin e vinin ne Shqiperi ne gang/Marrsh – Vetting-un -duke e filluar kte nga Politikanet Kriminele qe jane Muzeu i Korrupsionit dhe degjenrimit te Shtetit Shqiptare . Pra nqs do kishin deshiren e mire per Shqiperine ,por fakti eshte se kta kane vepruar ndryshe ne praktike ,me mekanizmat e tyre stacionuar ne Shqiperi dhe her pas here ,per te lare mutin me shurre -leshojn ndonji tingull nga pas ,qe ngroh shpresat e Shqiptareve naive .

    Reply to this comment
  2. Artemisa June 20, 11:51

    Po eshte e bindur por me pare duhet te pranohet nga Shqiperia ngritja e kampit per sirianet.
    Kete sapo e kerkoi edhe Presidenti i Keshillit te Europes Donald Tusk.
    Epo n’a rrofte integrimi pa le te zhduket Shqiperia.

    Reply to this comment
    • Xxx June 20, 13:09

      Pse mi Artemisa ku zhduket Shqiperia? E para nuk ka asnje vendim per ngritje kampesh. E dyta, te pelqen te hysh ne Evrope? Evropa sot problemin e refugjateve e ka tem te dites. Antarsimi pervec miljardave qe do perfitoje Shqiperia nga antarsimi e qe me hapjen e negociatave ka dhe detyrime. Jo vetem te mirat per ne se nuk na ka pjedhe nena ne e ata lopa. Po pse cjane greket qe mbajne peshen me te madhe te refugjateve e kudo ne Evrope? Po mire se nga emri dukesh si femer, po pak solidaritet njerezor nuk duhet te tregojme dhe ne ata femije, gra e pleq qe i shperojne vdekjes? I mban mend anijet e 90 ti kur zbarkonin ne Itali? Po ne Greqi? Po sot kudo ne Evrope? Si do ndiheshe ti po ti linin anijet ne det sic ben sot qeveria e re ne Itali? Po kosovaret i mban mend kur u spastruan nga krimineli i Beogradit? Hapeni zemren dhe mos u beni te ngushte se jane njerez dhe ata. Nga halli emigrojne. Po kjo Shqioeria jone do behet kur grate e vajzat te civilizohen se nga to lind brezi i ri. Po kur grate jane modele si ato grate e parlamentit perjashto disa dhe kur vajzat bejne si te forta ne trafik, i bien borise si kafshe pylli, flasim ne cel, e bejne buskuq ne timon, kur behem si manikina e shajne me rrob shpie me keq nga meshkujt, nuk shkojne ne shkolle dhe pine kafe gjithe diten keq do jete dhe per shoqerine. Me kete nuk dua te pergjithesoj dhe paragjykoj se kemi dhe nena heroina dhe vajza te pergjegjshme, njera prej tyre mund te jesh dhe ti por ne pergjithesi ka nevoj per humabozem dhe solidaritet njerzor ky vend se eshte i mbushur me urrejtje, ligesi e inat.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim