Gjermania e bindur për “Po”, por revista gjermane fajëson Ramën
Nga Arkiva
Revista më e madhe në Europë, gjermania “Spiegel” shkruan se vetoja e Francës ka bllokuar nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Revista thekson se që tani drejtuesit e lartë në BE kanë nisur të flasin për një gabim historik, pasi ky refuzim mund të pasohet me një destabilitet në Ballkanin Perëndimor.
Teksa vlerëson me nota pozitive ecurinë që ka bërë Maqedonia e Veriut, revista ndaj një tjetër qëndrim për ecurinë e Shqipërisë, ku thotë se ecuria e reformave ka ngecur.
“Spiegel” vlerëson se qeverisja e Edi Ramës dyshohet se ka qëndruar për 6 vite në pushtet falë lidhjeve që ka me krimin e organizuar.
“Në rastin e Shqipërisë, refuzimi i negociatave të pranimit në BE është më se i kuptueshëm. Reforma në Drejtësi dhe shtetin e së drejtës ka ngecur.
Kryeministri socialist Edi Rama, në detyrë që prej vitit 2013, dyshohet se ka mbajtur partinë e tij në pushtet me ndihmën e krimit të organizuar, veçanërisht të mafias së drogës.
Vetë Rama, i njohur në Perëndim për paraqitjen e tij në atlete dhe i admiruar si artist, kultivon një stil gjithmonë e më autoritar në politikën e brendshme.
Ndarja e negociatave të pranimit- me një shtyrje për Shqipërinë dhe një fillim për Maqedoninë Veriore- do të ishte një mundësi për BE-në që të ruajë besueshmërinë e saj në rajon. Sidoqoftë, Franca rezistoi edhe kundër kësaj”, shkruan revista.
Artikulli origjinal: https://www.spiegel.de/politik/ausland/eu-beitritt-von-albanien-und-nordmazedonien-fatales-signal-a-1292520.html
j.l./ dita
Rama, eshte radha jote! Nuk ka nevoje te “sakrifikohesh” me shume.
Le te vije kush te doje. Edhe Nard Ndoka. Por ti luaj vendit he burre!
Kete shkrim e ka bere pd, ose gazetare militante te saj. Gazetar me korrekt ne shkrimet qe beni, se flisni per shqiperine e jo per mauritanine.
fati i Ramutit, ju te lani gojen kur flisni dhe per Marituanine.
Gjermanet nuk i merr per hunde nje dhiar shqiptar. Der Spiegel eshte gazete prestigjioze. Gazetari andej ka disa shekuj qe merret me shtetin dhe politiken, jo dhiar si puna jote qe ke fshire bajga deri sot, dhe po sot u bere diplomat ramist.
Nuk e kuptoj! Me gazeta e studio TV rrëzohen qeveritë, qofshin ato edhe nga më prestigjiozet? A u rrëzua Berisha në 1996 kur the Guardia e quajti gangster, apo kur New York Times e quajti mafie? E kështu ai jo vetëm që nuk u tërhoq, bile dhe kur Shqipëria po digjej si në 1997, por u rikthye përsëri në pushtet, jo pak, por dhe 8 vjet të tjera. Dhe këta politikanët tanë, si kudo, i vë në pushtet sovrani dhe po ai i heq. Ndaj kështu dhe me Ramën. Në fund të fubnit për të ka rëndësi ç’thonë kancelaritë dhe jo gazetat. Ato sigurisht që bëjnë opinion, por ama vetëm tek ata që i lexojnë, dhe jo tek masa e gjerë, e cila shikon të përditshmen e saj.
Jo jo..deformim fakti Bureto. The Guardian quajti ganster Berishen dhe Berisha ra nga froni. Ishte Nano Ramuti qe e riktheu dhe e solli ne pushtet nepermjet Metes.
Guardian ja dha shansin Historik Shqiptareve ta hidhnin Berishen ne koshin e plerave njehere e mire.
Po ja qe plerat e PSe e kthyen prape ne pushtet.
Ne po hyme ne BE do hyjme vetem prej brekusheve dhe atleteve te ketij karagjo…rgjevicit.
Filuan traktet, burimi menca oficerave, botohet jashte, citohet nga menca dhe gazeta, riciklim i gjepurave na dolen maqedonasit tani engjej!
Gazeta ” Spiegel” para se te shkruaj per Edi Ramen le te vije ta intervistoje dhe te mari mendime direkte dhe jo duke botuar hamendesira apo artikuj te dikujt.
Pa dyshim “Der Spiegel” eshte revista shoqerore-politike jo vetem me e madhe e Europes por,edhe me seriozja dhe me e ekuilibruara.
Une kam vite qe e lexoj ate.
Kjo gazete ka thene pak per Ramen .Ka me shume pislleqe te tjera ky pardesy bardhe.
Nuk duhet te ket ne shtypin Gjermen keso konkluzione shterp.
Edi Rama u premtoi shqiptarve Reformat dhe keto reforma u tha shqiptarve nuk mundfe te behen ne se nuk ma jepni timonin mua pa pasur ne preher nje timonjer tjeter.
Keshtu edhe populli ju binde Edi Rames dhe Edi Rama me perkushtim ju dhe me forcen e madhe ju vu reformave deri ketu.
Keto Reforma u vlersuan edhe nga Faktori nderkombetar.
Revista Gjermane ke marre per shembull perrallat e Sali Berishes i cili shef endrra me sy hapure !
Berisha e vuri Bashen me forcen e shteti ne krye te Bashkise dhe asnje nuk reaguat per ate pa drrejtes ku dhe sote mandati i Bashe si kryetar Bashki ishte i pa firmosur nga komisioneret te qendrave te votimit.
Rama po i ben me sukse reformat ndersa ju kerkoni te beheni pale me Kazanin Mediatik Shqiptare qe sa her te shkruajn genjen per dite.!
Ne fund keni me pa se Macroni me refuzimin e tij po ndihmon shqipet qe te zgohen nga gjumi
Adoh, kur kjo gazete thot ate qe thot , te gjithe lexuesit e kesaj gazete e kuptojne se Rama eshte per t’ u gjuat e nuk mundet me me perfasuar shpresen per popullin e vete e as nuk mundet me me qene ne vegel per evropen. Te gjithe , si ne germani si neper gjithe evropen, e kuptojne mesazhin e gazetes , pos shqiptaret qe jane mesuar me shtypin e tyre idioteske
Nuk i kuptoj keta njerez qe lexojne cfar shkruajne gazetat e huaja qe nuk na e duan te miren dhe nuk shohin ERTV!