Gjermania është e shqetësuar për pesëfishimin e kërkesave për azil

Redaksia Online January 31, 2013 10:05

Gjermania është e shqetësuar për pesëfishimin e kërkesave për azil

Ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë shprehet e shqetësuar në lidhje me rritjen e kërkesave për azil, të cilat janë pesëfishuar. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, ambasadorja Karola Muller Holtkemper thotë se pala shqiptare duhet të tregohet e kujdesshme për zbatuimin me rigorozitet të regjimit të vizave. Sipas diplomates Holtkemper, ndonëse kërkesat për azil politik nuk janë kritike, autoritetet gjermane janë të shqetësuara lidhur me pesëfishimin e kërkesave brenda një periudhe një mujore.

Gjithashtu, Holtekemper gjermane shprehet se nëse zgjedhjet do t’u përgjigjen standardeve evropiane dhe ndërkombëtare, ato do të jenë vendimtare për përafrimin e mëtejshëm të Shqipërisë me BE-në. Ndërsa në lidhje me kushtet për integrimin në BE, Holtkemper thotë se miratimi i tre projektligjeve, së bashku me hapat përpara në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përbëjnë kushtin paraprak për një raport plotësues të Komisionit të Bashkimit Evropian, mbi bazën e të cilit kryetarët e shteteve dhe qeverive do të vendosin më pas lidhur me dhënien e statusit të vendit kandidat.

 

Redaksia Online January 31, 2013 10:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*