Gjermania investon 3 miliardë euro në inteligjencën artificiale

November 15, 2018 10:05

Gjermania investon 3 miliardë euro në inteligjencën artificiale

Gjermania pritet të investojë 3 miliardë euro në Inteligjencën Artificiale.Gjermania njoftoi se do të investojë tre miliardë euro deri në vitin 2025 për zhvillimin e Inteligjencës Artificiale (IA), ku kërkon të kthehet në një kampion.

“Kjo shumë do t’i bashkohet investimit prej tre miliardë eurosh të bërë për të njëjtën periudhë nga sektori privat”, tha ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier gjatë një forumi qeveritar mbi këtë çështje.

“Me këtë strategji ne tregojmë qartësisht se ambicia jonë është që ta bëjmë Gjermaninë një vend të fuqishëm për inteligjencën artificiale”, deklaroi ai.

“Gjermania dhe Evropa duhet të bëhen qendra kryesore e inteligjencës artificiale”, theksoi kancelarja gjermane, Angela Merkel në një intervistë për portalin “T-online”.

l.h/ dita

November 15, 2018 10:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*