Gjermania: Irrealist një ndryshim i traktateve evropiane

May 15, 2017 18:57

Gjermania: Irrealist një ndryshim i traktateve evropiane

Qeveria gjermane theksoi sot se një ndryshim i traktateve evropiane në momentin aktual nuk ishte realist përsa i përket projekteve në këtë kuadër të përmendura para zgjedhjes së tij nga presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili pritet në Berlin.

“Në këto momente, ndryshimet e traktateve nuk janë realiste”, deklaroi në një konferencë shtypi një zëdhënëse e Ministrisë së Financave, Friederike von Tiesenhausen.

Por krijimi i një posti ministër i Financave të zonës euro, në lidhje me idenë për të krijuar një buxhet të zonës euro, dy ide të mbrojtura nga presidenti i ri francez do të kërkonte ndryshime dhe ratifikimin e tyre nga vendet evropiane, nënvizoi zëdhënësja e Wolfgang Schäubles.

“E gjithë qeveria është dakord për të konsideruar që në këtë situatë të vështirë që kemi në Evropë me forca të larta centrifugale, ideja për një ndryshim të traktateve nuk është e mirë”, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Martin Schäffer.

Macron është shprehur në të kaluarën për një “traktat rithemelues” në Evropë për të zbatuar idetë që ai propozon, veçanërisht një integrim më të madh të zonës euro, me një ministër të Financave, një buxhet autonom të pajisur me një kapacitet huamarrjeje dhe një përfshirje të parlamentarëve të zonës euro.

May 15, 2017 18:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*