Gjermania jep kushtet ndaj Shqipërisë për integrimin: Nga ligji i medias, Reforma Zgjedhore dhe sundimi i ligjit

August 10, 2020 14:16

Gjermania jep kushtet ndaj Shqipërisë për integrimin: Nga ligji i medias, Reforma Zgjedhore dhe sundimi i ligjit

Ballkani Perëndimor është në krye në axhendën e presidencës gjermane të Këshillit të BE-së, por progresi konkret i shteteve drejt integrimit në BE – nga hapja e negociatave dhe kapitujve – varet nga angazhimi i tyre ndaj sundimit të ligjit dhe lirisë së medias, tha për BIRN, Susanne Schutz, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor.

Gjermania mori përsipër presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Europian këtë korrik dhe Schutz thotë se dëshiron të shohë “një vrull të ri” në marrëdhëniet midis bllokut dhe Ballkanit Perëndimor.

Kjo pason vendimin e BE-së për të hapur bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe paketën e solidaritetit prej 3,3 miliardë eurosh të rënë dakord për rajonin, për të zbutur pasojat e pandemisë së koronavirusit.

“Ne duam ta vazhdojmë këtë dinamikë pozitive. Kjo do të thotë, para së gjithash, se duhet të vazhdohen të hidhen themelet për bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke përfunduar strukturat e bisedimeve. Ne synojmë të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe, nëse plotësohen kushtet, gjithashtu edhe me Shqipërinë gjatë presidencës sonë të Këshillit”, shpjegoi Schutz, e cila ka qenë edhe ambasadore e Gjermanisë në Shqipëri.

Në intervistën e saj për BIRN, diplomatja me përvojë, e cila ka shërbyer në Izrael, Ukrainë, Rusi dhe Shqipëri para se të bëhej Drejtoreshë e Ballkanit Perëndimor në Berlin tha se Gjermania shpreson të vazhdojë bisedimet e pranimit me Serbinë dhe Malin e Zi, të vërë më tej në zbatim prioritetet e BE-së për Bosnjën dhe Hercegovinën dhe të rifillojë dialogun e ngecur midis Kosovës dhe Serbisë.

“Falë përpjekjeve të ndërmjetësimit nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajcak dhe mbështetjes së Gjermanisë dhe Francës, dialogu i udhëhequr nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës rifilloi më në fund më 12 korrik, pas ndërprerjes së tij 20 muaj më parë”, kujton ajo.

“Ne shohim një nevojë urgjente për progres në dialog pasi situata e pazgjidhur po mban peng të dy vendet dhe duke penguar bashkëpunimin rajonal aq shumë të nevojshëm për të gjithë Ballkanin Perëndimor”, shtoi ajo.

“Një marrëveshje gjithëpërfshirëse që lejon realizimin e perspektivës së BE-së është në interes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe të rajonit në tërësi. Kjo marrëveshje gjithashtu duhet të sjellë një stabilitet më të madh në rajon. Siç dihet, ne nuk besojmë se kufijtë e rinj ose shkëmbimet territoriale do të kontribuojnë në një zgjidhje të qëndrueshme”, shpjegoi Schutz, duke iu referuar kundërshtimit të Gjermanisë ndaj shkëmbimeve territoriale si një zgjidhje përfundimtare.

Berlini, i cili në rajon shihet shpesh si vendimmarrës kryesor kur bëhet fjalë për aspiratat e BE-së për të ashtuquajturin “Ballkan Perëndimor 6”, gjithashtu planifikon të përqendrohet në muajt në vazhdim te demografia dhe emigracioni.

Në kërkimin të një punësimi më të mirë, shtetasit nga Ballkani po shkojnë çdo vit gjithnjë e më shumë drejt Gjermanisë. Të dhënat e fundit nga zyra gjermane e statistikave tregojnë se vitin e kaluar 237,755 shtetas serbë, 232,075 nga Kosova dhe 203,265 nga Bosnja dhe Hercegovina jetonin në Gjermani. Shumë gjejnë punë në sektorin e shëndetësisë gjermane.

Por Schutz thotë se kjo lëvizje është gjithashtu problematike.

“Edhe pse si rezultat i kësaj Gjermania dhe vendet e tjera po fitojnë profesionistë të trajnuar, në vendet e tyre mbeten boshllëqe të përhershme – jo vetëm në sektorin e shëndetit”, theksoi ajo.

“Arsyet e largimit nuk janë vetëm ekonomike: Ato kanë të bëjnë gjithashtu edhe me deficitet e vazhdueshme në fushën e sundimit të ligjit, emërimet jo-meritokratike dhe korrupsionin. Duke qenë se shumica e njerëzve nga rajoni emigrojnë drejt vendeve të BE-së, ne mendojmë se është e rëndësishme të kërkojmë koncepte që mund të zbutin efektet negative dhe të shfrytëzojmë aspekte që janë të dobishme si për Ballkanin Perëndimor ashtu edhe për BE-në.

Për këtë qëllim, ne planifikojmë të zhvillojmë një konferencë me vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë presidencës sonë të Këshillit”, njoftoi Schutz.

Progresi për Serbinë dhe Kosovën varet nga vetë ata

Si Kosova ashtu edhe Serbia i kanë sytë nga Berlini në muajt në vazhdim, ndërsa Berlini kryeson Bashkimin Europian. Por Schutz mbetet e vendosur se nuk do të ketë asnjë zbutje përsa i takon kushteve që kanë lidhje me sundimin e ligjit.

“Ne jemi të vetëdijshëm për zhgënjimin e madh në Kosovë të shkaktuar nga fakti se liberalizimi i vizave është ende në pritje”, tha ajo.

“Ne shohim nevojën për të arritur progres në këtë çështje të rëndësishme, e cila është shumë e rëndësishme për marrëdhëniet BE-Kosovë dhe gjithashtu për ekonominë e Kosovës. Megjithatë, që të mund të binden skeptikët e mbetur në BE, do të jetë shumë e rëndësishme që qeveria e Kosovës të bëjë pjesën e saj. Kjo nënkupton para së gjithash një angazhim të qartë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe forcimin e sundimit të ligjit”, shpjegoi ajo.

Fqinji i saj verior, Serbia nuk ka hapur ndonjë kapitull të ri, gjë të cilën shumë njerëz e shohin si një pasqyrim të progresit të dobët të Serbisë në reforma dhe të tendencave gjithnjë e më autoritare. Gjermania e mirëpret zgjedhjen strategjike të anëtarësimit të Serbisë në BE, por prapë pret reforma, tha Schutz.

“Në rrugën e saj drejt BE-së, Serbia tashmë ka bërë progres të rëndësishëm dhe hapi më shumë se gjysmën e të gjithë kapitujve të negociatave, përkatësisht 18 nga 35”, vuri në dukje ajo.

“Sidoqoftë, ne e konsiderojmë një rol tepër të rëndësishëm progresin në fushën kryesore të sundimit të ligjit – të trajtuar në Kapitujt 23 dhe 24 – si dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Mesazhi diplomatik informal i Komisionit Europian i qershorit mbi gjendjen në lidhje me kapitujt 23 dhe 24 për Serbinë përshkruan qartë deficitet dhe fushat e identifikuara ku ende duhet të bëhet progres i rëndësishëm. Kemi nevojë për një angazhim më të fortë politik për sundimin e ligjit, sidomos pavarësinë e gjyqësori, si dhe për lirinë e medias”, tha ajo.

“Është e rëndësishme që Serbia të përshpejtojë luftën kundër korrupsionit, sidomos atij në nivelet e larta. Për të hapur kapituj të mëtejshëm, duhet të ketë progres në këto fusha”, shtoi Schutz.

Duke iu përgjigjur pretendimeve se zgjedhjet parlamentare të qershorit në Serbi nuk ishin të lira – pasi shumica e partive të opozitës i bojkotuan ato – Schutz tha se “BE-ja është e gatshme të sigurojë ndihmën e duhur” për çështjen e ankesave. Por ajo tha se ndërmjetësimi “ka kuptim vetëm nëse opozita dhe qeveria janë të gatshme të luajnë një rol aktiv në arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme për të dy palët”.

Reformat gjyqësore në thelb të procesit të zgjerimit të Shqipërisë

Reformat në sistemin e drejtësisë si dhe reforma në ligjin zgjedhor janë identifikuar si përparësi për Shqipërinë nga Gjermania dhe BE-ja, tha ajo.

“Që prej ndryshimeve kushtetuese në vitin 2016, ne kemi parë që reforma në drejtësi, përfshirë vetingu i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve, është tepër sfiduese”, shtoi ajo.

“Është një proces i gjatë dhe i ndërlikuar, i cili ka çuar përkohësisht edhe në një mosfunksionim të pjesshëm të gjyqësorit. Megjithatë, ne jemi të bindur se nuk ka asnjë alternative për këtë proces thelbësor. Pasi të përfundojë, sundimi i ligjit në Shqipëri do të forcohet në të mirë të popullit shqiptar”, vazhdoi ajo.

Gjermania po vëzhgon gjithashtu reformat zgjedhore në vend, si edhe zhvillimet rreth legjislacionit të ri për median që qeveria e sheh si një mundësi për të rregulluar hapësirën në internet, por që kritikët e shohin gjithashtu si një përpjekje për të frenuar lirinë e medias.

“Liria e medias është një temë shumë e rëndësishme për qeverinë gjermane në përgjithësi dhe sigurisht edhe gjatë presidencës tonë të Këshillit Europian”, tha Schutz. “Një media e lirë dhe e pavarur është shtylla e çdo demokracie të gjallë. Kjo është arsyeja pse liria e shtypit dhe e medias është gjithashtu shumë e rëndësishme në procesin e pranimit.”

“Projektligji i ri për median në Shqipëri nuk pasqyron ende standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare”, paralajmëroi ajo.

“Ne e shohim mendimin e fundit nga Komisioni i Venecias si një udhëzues adekuat për punën në vazhdim brenda parlamentit shqiptar për të përmirësuar projektligjin, sidomos në lidhje me përcaktimin e fushës së tij, proporcionalitetin e gjobave dhe pavarësinë e organeve të AMA-s (Autoriteti i Mediave Audiovizive i ngarkuar me monitorimin e ndryshimeve të planifikuara).

Raporti i fundit i përkohshëm i Komisionit Europian me të drejtë e cilësoi projektligjin si si të mangët në fusha të caktuara dhe jo plotësisht në përputhje me standardet e BE-së dhe praktikat më të mira në lidhje me lirinë e shtypit dhe medias. Përmirësimi i ligjit në këto aspekte do të ishte një hap inkurajues në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së”, tha ajo.

“Procesi i pranimit ofron udhëzime: Kapitulli 23 për sistemin gjyqësor dhe të drejtat themelore, i cili përfshin lirinë e medias, është një shtyllë e rëndësishme e këtij procesi. Si një nga dy kapitujt më të rëndësishëm, ai do të përcaktojë ritmin me të cilin vendet e Ballkanit Perëndimor i afrohen më pranë BE-së”, përfundoi Schutz.

Gjermania synon të finalizojë kornizat negociuese dhe të zhvillojë konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe nëse plotësohen kushtet, edhe me Shqipërinë gjatë presidencës së Këshillit.

“Ne do të punojmë fort me partnerët tanë në BE dhe me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për arritjen e këtij qëllimi”, përfundoi Schutz.

j.l./ dita

August 10, 2020 14:16
Komento

14 Komente

  1. intelektuali August 10, 15:14

    Po mire e bukur Susanne Schutz, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor i ke cituar nenet dhe ligjet qe duhet te respektoje dhe permbyshe Shqypnia e Rilindjes, plot e perplot me hetues dhe Venusa te Enverit ne krye te shtetit dhe Pushtetit, duke i meshuar kushteve detyruese medoemos:

    “…“Procesi i pranimit ofron udhëzime: Kapitulli 23 për sistemin gjyqësor dhe të drejtat themelore, i cili përfshin lirinë e medias, është një shtyllë e rëndësishme e këtij procesi…”

    por:

    PO KUR MEDIAN E LIRE E NDJEK SPAK-U I YSHTUR NGA AMBASADORJA KIM ME HETUESAT E ENVERIT NGA PAS,

    njashtu:

    Sic po ndodh me TV Ora News qe ishte “Mohikani i Fundit” opozitar i Edvin Droges qe ka piketuar Ndroqi-Pastaxhiun e Ores si “DELEN E ZEZE” te droges dhe krimit ne Shqypni, kur Kryeministri shqyptar dhe banda e tij me pushtet ka mbuluar gjithe Shqypnine me kanabis dhe ka ngritur traun e Doganes per kokainen e importit?

    SI TA KUPTOJME KETE DEKLARATE KONTRAVERSE?

    kur:

    Edhe gazetes DITA i ka hyre frika ne bark nga censura enveriste e Rilindjes dhe fshin komentet me etike te larte qytetare qe nuk i pelqejne bedelave te Edvinit ne kete forum te nerum te fjales se lire, nderkohe qe publikon papushim llogjet e spiuneve te Sigurimit alla Hamdi Dega qe bejne servilin e krimit dhe droges nga qeverisja injorante e Edi Rames?

    A E SHEH GJERMANIA DHE BE-JA SE KU ESHTE ZHYTUR MEDIA NE SHQYPNI?

    Reply to this comment
    • ... August 10, 15:51

      Të jesh i sigurtë që media në Gjermani, apo në një vënd tjetër perëndimorë, nuk t’i publikon paçavuret e tua, të Demo, apo ndonjë I fandaksur tjetër, që gjithësesi nuk bëheni më shumë se tre apo katër veta. Të sëmurëve psiqik, më mision që ushqehet nga djalli, ata nuk u lënë hapsirë. Gazeta Dita t’i publikon pa çensurë, madje mbi tre herë të njejtin shkrim tëndin, veprim që ofendon lexuesit e tjerë që duan të perfitojne diçka nga komentën e të tjerëve.

      Reply to this comment
  2. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. August 10, 15:28

    Susanne Schutz thote:”Ne synojmë të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe, nëse plotësohen kushtet, gjithashtu edhe me Shqipërinë..”!
    Si mund plotesoje kushtet nje Kryeminster si Edvin D’Rama,qe nuk i ka plotesuar tre here keto kushte?!Ai ka mbetur ne Klase,nuk eshte per
    politike.Zaev deshtoi vetem nje here ne hapjen negociatave me BE-n,dhe dha dorheqje,ndersa drogaxhiu yne ka deshtuar tre here,por akoma vazhdon,sikur te ishte diçka normale.Edvin Escobar D’Rama eshte person i papergjegjshem,eshte i semure psiqik,ky eshte problemi.

    Reply to this comment
  3. Bogonica August 10, 15:40

    Jep apo vendos kushte. Kur jep do te thot se dhuron dicka kur thua vendos do te thote se dikton dicka. Shkruani shqip ju lutem. Nuk del e qarte jane kushte te reja apo te vejtra?

    Reply to this comment
  4. fteri August 10, 15:58

    Mos u tallni më Z. Suzanë me Shqiprinë ,në se e keni me serjozitet .hapni dyert e blinduara konservatore të europës ,gjeni çelsin ose hidheni në detë ta harrojmë atë punë .Mos rrotulloni sytë e turijt për pranimin e shqipërisë në BE .

    Hapni dyert për Shqiptarët jan më demokrat e europian se ju ,jan pjesë e Europës .Kan mbrojtur krishtrërimin me Skëndërbeun i kan dhënë kulturë europës..

    Reply to this comment
    • Pali Miska karrocieri August 11, 13:44

      Hahaha shqiptaret demokrate dhe europiane????

      Idhulli yt shoku endhjer dhe babai I kryeministrit tend te dashur ishte kundra perendimit na bene vllezer me muzhiket e siberise dhe qinezet e tibetit.

      Mos fol me o fteri kapterri se hipokrizia nuk eshte vlere.

      Reply to this comment
  5. intelektuali August 10, 17:14

    …@aliasBOLE e Edvinit:

    Ne Gjermani media jo vetem e degjoi intelektualin per denoncimin e tij me pozite te larte qytetare, por madje e perzuri me hu enveristin fanatik, Pellumb Xhufi nga nje konference nderkombetare, sepse e kishte quajtur Kampin Aushvic te Enverit ne Tepelene si nje “Kamp Pushimi”, nga ana tjeter intelektuali mundohet qe kur shkruan ne kompjuter te publikoje komente pa gabime ortografike gjysmake qe mund te sjellin amulli tek lexuesit ne kete forum te nerum te gazetes, prandaj i poston disa here komentet e tij pasi kap gabime qe i kane shpetuar, por gazeta DITA mesa duket nuk disponon personel te mjaftueshem per nje pune redaksionale te mirefillte, qe edhe mund te falet duke gjykuar nga stresi ne te cilen ndodhet kjo gazete nga pushteti i korruptuar i Rilindjes Enveriste,

    prandaj:

    o BOLE e Edvinit: Meso nga intelektuali te korrigjosh vetveten perpara se te fyesh dhe te shash te tjeret,

    sepse:

    Ne shqip shkruhet “tri herë” dhe jo “tre herë” sic e ke shkruajtur ti, redaktoje dhe postoje edhe njehere dacibaon tende rrugace pa fyerje dhe ofeza psiqike qe te mos te quajme me BOLE fanatike, budallaqe dhe analfabete e Edvinit.

    Nga: intelektuali

    Reply to this comment
    • ... August 10, 20:37

      Asnjë skizofren nuk e pranon që është skizofren, dhe nuk pres që ti t’a pronosh që je një misionar i djallit! Në shqip shkuhet “gazeta e nderuar” dhe jo “në kete forum te nerum te gazetes”. Nuk shkruhet Shqypni, por shkruhet Shqipëri. Mëso të shkruash me drejtshkrim duke vendosur “ë-të dhe ç-të”, që të kuptojmë se i ke disa klasa shkolle. Dikush duhet të ta thotë të vërtetën në sy, pavarsisht se është humbje kohe. Sa për “bole e Edvinin”, unë nuk njoh asnjë politikan shqiptar, prandaj bolet mbaji për vete. Disa komentues shkruajnë për “bolet e burgut” që ke bërë.

      Reply to this comment
      • intelektuali August 11, 02:34

        …@aliasBOLE e Edvinit dhe KOQE e Enverit:

        Vetem BOLET e Edvinit dhe KOQET e Enverit i shmangen temes se debatit dhe sulmojne kundershtarin ne planin personal me fyerje dhe ofeza Partie,

        prandaj:

        Shko me meso shkrim e kendim dhe laj gojen me kolinoz perpara se te fyesh intelektualin, “ë-të dhe ç-të” me veshtiresojne dhe ngadalsojne shkrimin ne kompjuter, ne fund te fundit eshte verrejtje qe qendron, por e ke vene re qe asnje media TV nuk e zbaton ne Shqypni, me fal Shqipëri sepse:

        O SA MIR ME KEN BOLE!

        Bej nje SELFIE dhe dergoja Edvinit nga AJFONI se mbase te mer si bedel te Partise me gjithe ë-të dhe ç-të nga pas.

        Reply to this comment
  6. Gzim Kulufi August 10, 19:10

    Sot paska qene dita e Sscutzve dhe Schulzve, sepse sot edhe Olaf Schulz u zgjodh -sipas zakonit gjerman te prapaskenave dhe futjes se gishtit te tjerve- kandidat per kanzler ne partine social-demokrate (SPD). Shou schulcian.

    Reply to this comment
  7. fteri August 10, 19:27

    E ke vënë me shpatulla për muri harpagonin .Ta redaktoi dacibaon rrugaçe pa ofeza psiqike e fyerje .Bravo “I”

    Reply to this comment
  8. intelektuali August 11, 02:34

    …@aliasBOLE e Edvinit dhe KOQE e Enverit:

    Vetem BOLET e Edvinit dhe KOQET e Enverit i shmangen temes se debatit dhe sulmojne kundershtarin ne planin personal me fyerje dhe ofeza Partie,

    prandaj:

    Shko me meso shkrim e kendim dhe laj gojen me kolinoz perpara se te fyesh intelektualin, “ë-të dhe ç-të” me veshtiresojne dhe ngadalsojne shkrimin ne kompjuter, ne fund te fundit eshte verrejtje qe qendron, por e ke vene re qe asnje media TV nuk e zbaton ne Shqypni, me fal Shqipëri sepse:

    O SA MIR ME KEN BOLE!

    Bej nje SELFIE dhe dergoja Edvinit nga AJFONI se mbase te mer si bedel te Partise me gjithe ë-të dhe ç-të nga pas.

    Reply to this comment
  9. Lili August 11, 04:48

    Rrnoft Grmani!

    Reply to this comment
  10. Jimi August 11, 12:29

    Moj e nderuar zonje! U lodhet duke ven kushte dhe ne u lodhem duke i lexuar ato. Shqiperia eshte kjo qe shikoni dhe jo ajo qe doni ju, e qe duam ne. Keshtu qe mos u lodhni kot duke ven kushte, ose na pranoni keshtu sic jemi dhe ne duke ecur krahas jush edhe te mesojme e te korigjohemi, ose na lini rrehat ne punen tone.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim