Gjermania ka 1 milionë vende të lira pune, ja sektorët që kërkojnë punëtorë

May 19, 2017 09:56

Gjermania ka 1 milionë vende të lira pune, ja sektorët që kërkojnë punëtorë

Në Gjermani ka sot mbi 1 milionë vende të lira pune dhe rreth 3 milionë vetë që kërkojnë punë. Si është e mundur kjo disbalancë?

Sipas ekspertëve kjo lidhet me transformimin e tregut të punës. Në disa degë, p.sh. në bujqësi apo pylltari nuk ka më nevojë për forca të reja pune. Kurse në sektorë të tjerë kërkesa është tepër e lartë.

Po a ka në Gjermani mungesë fuqie punëtore të kualifikuar? Alexander Kubis nga instituti IAB thotë se në Gjermani nuk ka një mungesë të tillë në të gjithë vendin dhe në të gjitha fushat e sektorët.

Por disa zona dhe sektorë kanë vërtetë probleme për të gjetur fuqi punëtore.

Sidomos mjaft vende të lira pune ka ndërkohë në sektorin e logjistikës dhe të magazinimit. Po ashtu mungesë dhe nevojë ka në sektorin e ndërtimit, si dhe të shëndetësisë dhe të përkujdesjes mjekësore.

Alexander Kubis thekson nga ana tjetër se shumë ndërmarrje sot shpenzojnë shumë më tepër ditë për të gjetur një person të përshtatshëm për vendet e punës se sa në vitin 2010. Kështu sot kjo periudhë është 82 ditë, kurse në vitin 2010 ishte 70 ditë. Sipas tij sot kriter për punësimin është shkollimi dhe cilësia e tij dhe kjo gjë vërehet jo vetëm tek profesionet akademike por edhe tek personat që mbarojnë shkolla profesionale. / DW

May 19, 2017 09:56
Komento

3 Komente

  1. anticensurë25642654 May 19, 10:12

    pikërisht si këtu tek ne!!
    ka vënde pune por jo njerëz të kualifikuar për ato vënde pune!!
    në një mënyrë të tërthortë rama ka pranuar atë që ka thënë berisha, që ne jemi në mos njëlloj si gjermania,të paktën pas saj!!
    RROFTË ALEANCA PD-PS!!
    POSHTË TË KORRUPTUARIT E LSIsë!!
    motivacioni i ti për bagëtitë partiake!!
    të tjerët!?
    ata që nuk e shohin veten në këtë tufë bagëtish!?
    VOTONI “VOTË TË BARDHË”!!
    kjo ndyrësi duhet të marrë një përgjigje për atë që bën!!
    boll më bagëti!!

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 May 19, 11:54

    pikërisht si këtu tek ne!!
    ka vënde pune por jo njerëz të kualifikuar për ato vënde pune!!
    në një mënyrë të tërthortë rama ka pranuar atë që ka thënë berisha, që ne jemi në mos njëlloj si gjermania,të paktën pas saj!!
    RROFTË ALEANCA PD-PS!!
    POSHTË TË KORRUPTUARIT E LSIsë!!
    motivacioni i ti për bagëtitë partiake!!
    të tjerët!?
    ata që nuk e shohin veten në këtë tufë bagëtish!?
    VOTONI “VOTË TË BARDHË”!!
    kjo ndyrësi duhet të marrë një përgjigje për atë që bën!!
    boll më bagëti!!
    Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

    Reply to this comment
  3. Adih May 19, 16:46

    Anticensure 456…Nuk duhet me e dorezuar te bardhe se keta cunat e Ramizit dhe te dulles e ndajne midis tyre ,por duhet ti vihet te gjitheve partive nga nje kryq ,,,dhe kjo do i vinte ne pozite nga nderkombetaret . Gjithe te mirat …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin