Gjermania ka nevojë për 655 mijë punëtorë

June 2, 2016 10:30

Gjermania ka nevojë për 655 mijë punëtorë

Kompanitë gjermane përmes agjencive lokale për punësim kërkojnë 655.000 punëtor.

“Tregu i punës edhe më tej zhvillohet në drejtim pozitiv. Numri i të papunësuarve gjatë muajit maj në Gjermani ka qenë 2,66 milionë, që është për 80.000 më pak nga muaji i kaluar dhe 98.000 më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar“, ka thënë Frank-Jürgen Weise, drejtori i Agjencisë federale për punë.

Është rritur edhe numri i të punësuarve me orar të plotë dhe me orar të pacaktuar të punës.

Kompanitë kërkojnë punëtor sezoni, më së shumti në sektorin e hotelerisë, ndërtimtarisë dhe bujqësisë.

Rënia e papunësisë dhe rritja e vendeve të punës është shënuar edhe në ato pjesë të Gjermanisë të cilët deri më tani nuk kanë përfituar nga rritja ekonomike.

June 2, 2016 10:30
Komento

1 Koment

  1. Cuxhaven, D. June 2, 12:34

    Kompanite gjermane kerkojne punetor, jo Gjermania. Ajo i ka mjaft 2.6 milion te pa punet e saj. Si dhe mbi 1 milion refugjat pa asnje pregatitje profesionale pervec profesionit te lehte te terrorizmit qe mbartin kudo ku shkojne.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*