Gjermania kërkon punëtorë nga Shqipëria: Do shkurtojmë afatin për vizat

July 1, 2018 12:52

Gjermania kërkon punëtorë nga Shqipëria: Do shkurtojmë afatin për vizat

 

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn do të kërkojë ndihmë në Evropën Juglindore për zgjidhjen e problemit me mungesën e personelit në shëndetësi.

Në veçanti në Kosovë dhe Shqipëri ka një potencial shumë të lartë të fuqisë së re punëtore, deklaroi ai për gazetën gjermane “Bild am Sonntag”.

“Përgatitja e personelit atje është shpesh më e mirë se sa mendojmë ne”, tha Spahn. “Por ka shumë probleme të mëdha me dhënien e vizave”.

Politikani i CDU-së thotë: “Ajo që nuk mund të kuptoj fare është se këta persona të përgatitur dhe të shkolluar duhet të presin shpesh deri në dhjetë muaj për një vizë për Gjermani. Këto procedura duhet të përshpejtohen”. Edhe njohja e diplomave zgjatë tepër gjatë, mendon ministri, citon Deutsche Welle.

“Duhet të kërkojmë edhe jashtë vendit”

Jens Spahn

Spahn pohon se Gjermania ka nevojë për rreth 50.000 persona që punojnë në shëndetësi dhe sektorin e përkujdesjes për të moshuarit.

“Duhet të kërkojmë ndihmë në vendet jashtë Gjermanisë.”

Në Gjermani nuk ka më gati asnjë spital apo institucion për përkujdesjen që të mos ketë fuqi punëtore nga vendet tjera.

Ministri i Punës Hubertus Heil (SPD) planifikon të fusë të drejtën që të huajt të marrin vizë për gjashtë muaj me qëllim që të kërkojnë punë në Gjermani.

Hubertus Heil

“Të huajt që duan të punojnë në sektorin e përkujdesjes do të duhej të marrin vizë për gjashtë muaj dhe të vijnë në Gjermani. Kushti: ata nuk mund të marrin asnjë cent nga sistemet sociale, e nëse as pas gjashtë muajve nuk kanë gjetur ndonjë vend pune, atëherë duhet të kthehen në vendin e tyre”,tha Heil për të njëjtën gazetë, citon DW. Me rëndësi është që Gjermania më në fund të nxjerrë një ligj të mirë për ardhjen e organizuar të migrantëve.

“Aksionet e koncentruara”

Spahn ka bërë të ditur para disa ditësh se ai, ministri Heil dhe ministrja e Familjes Franziska Giffey (SPD) do të nisin një “Aksion të koncentruar për përkujdesjen”.

Partitë e Unionit dhe socialdemokratët kanë rënë dakord në programin e tyre qeverisës që të përmirësojnë kushtet për përgatitjen profesionale, informimin dhe përmirësimin e kushteve të punës në këtë sektor.

Heil ka bërë të ditur se rrogat për personat që punojnë në fushën e kujdesit për të moshuarit të rriten dukshëm deri në mes të vitit të ardhshëm. Të tre ministrat kanë dhënë së bashku intervistë për gazetën “Bild am Sonntag”.

a.s/dita

July 1, 2018 12:52
Komento

3 Komente

  1. Arben July 1, 14:27

    Kembeve shpejt.

    Jo Po deshet rrini ketu me edramen, qe nuk ze gjumi

    Naten qysh e qysh the ule rrogen.

    Reply to this comment
  2. Lumi July 1, 19:21

    Kush eshte punetor e nevojtar ja ku eshte puna.

    Reply to this comment
  3. Adriano July 3, 13:54

    O njerez, o shqype, o injorante…..
    Une punoj me infermieret ne Gjermani, me te huaj dhe shqiptare.
    Detyra kryesore e infermierit ketu eshte te merret me pacientet dhe te beje larjen dhe shplarjen. Mos kujtoni se do beni gjilpera, sepse ato jane detyra te mjekut ose kryeinfermierit.
    Pastaj, a e ben kush pyetjen, se perse vete gjermanet nuk interesohen per tu arsimuar si infermiere?
    Sepse nuk eshte profesion atraktiv, as nga ana monetare. Sidomos nga ana monetare nuk ia vlen (qeraja e dhe cmimet e shtrenjta), pikerisht per ndihmesit apo asistentet. Dhe si te tille do punoni, nese nuk merrni dot provimin e shtetit te njohjes se profesionit. Ky provim nuk eshte i lehte.
    Pastaj, kush mendon se do e kete te lehte te integrohet ne kulturen gjermane, kur vjen nga nje fshat (Cdo qytet eshte fshat, sepse qytetet ka vetem 1, Tiranen), me mentalitet ballkanas (me friken “e te futmes” nga tjeteri, me koncept tjeter ne lidhje me organizimin e kohes dhe sjelljen komunikative.
    OOOOOO njerez, nuk shkohet ne Gjermani “pa plan”, pa asnje njohuri mbi kulturen dhe kryesisht pa ditur as mbi rregullat e profesionit.
    Asnje nuk po e din, se p.sh. qe ne 2020 do kete nje reforme te thelle ne fushen e infermierise, ne formatin e arsimimit, ne terminologji dhe ne hierarki. Per ekte edhe vete gjermanet jane te papergatitur, sepse tani pas zgjedhjeve kjo teme u be shume pikante.
    Gjithashtu Gjermania don te te investooje me shume, qe ne fakt eshte nje perqindje e paket, nderkohe qe kerkon masivisht infermiere te huaj, me te cilet 2-3 vitet e para “kursen” tejmase me shume. Kursen, sepse i paguan me pak (si ndihmes), i jep detyra qe nuk i perkasin, e ato do i bejne, sepse duan te integrohen….
    Do duhen minimalisht 5 vjet per te kuptuar rregullat dhe “lojerat” ne profesion ose per te perballuar shokun kulturor.
    Ne lidhje me “integrimin” kulturor, mos harroni se kemi te bejme me fatin e jetes te shume individeve ose familjareve, ku keto te fundit planifikojne jeten.

    Puna ne Gjermani eshte dhe do jete. Por ceshtja eshte, se per ke eshte dhe nese infermieri shqiptare eshte per kete pune.

    Ne nje kontekst tjeter nje infermier i mire mund te ndihmoje me shume bashkeatdhetaret e tij, sesa te nderrojoe penelini neper rethinat e humbura te Gjermanise, ku pacien ke ose 100 vjecaret ose harushen e malit. (Ne qytete dhe klinika prestigjioze jane vete gjermanet infermiere qe kokurojne).

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*