Gjermania: Kriza në Greqi nuk është shkaktuar nga BE

April 6, 2014 20:03

Gjermania: Kriza në Greqi nuk është shkaktuar nga BE

Ministri i financave i Gjermanisë, Wolfgang Schaeuble, e ka mbrojtur menxhimin e krizës së borxheve të Greqisë nga ana e Bashkimit Evropian, duke thënë se nuk ka pasur rrugë më të lehtë për ta shpëtuar këtë vend të ngarkuar me borxhe.

“Papunësia në Greqi nuk është rezultat i politikës evropiane. Një vlerësim i tillë është i gabuar” , tha ministri gjerman në një intervistë për të përditshmen greke, Kathimerini.

Mëtutje, zoti Schaeuble tha se “mos i dëgjoni ata që thonë se ka ekzistuar zgjidhje më e lehtë”, duke iu referuar masave të ashpra të kursimit të kërkuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian, raporton AFP nga Athina.

“Të dhënat aktuale ekonomike nga Greqia tregojnë se është në rugë të drejtë” për të ikur nga gjurmët e rënda financiare të mëparshme dhe se “financat publike tashmë janë më të mira se sa ishin paraparë me program”, tha Schaeuble dhe konstatoi se “stabilizimi është më i shpejtë dhe Ministri i financave i Gjermanisë, Wolfgang Schaeuble, e ka mbrojtur menxhimin e krizës së borxheve të Greqisë nga ana e Bashkimit Evropian, duke thënë se nuk ka pasur rrugë më të lehtë për ta shpëtuar këtë vend të ngarkuar me borxhe.

April 6, 2014 20:03
Komento

2 Komente

  1. beni April 7, 08:44

    Kjo thenja e Ministrit te financave Gjermane esht shum e drejte,ku kemi parasysh se Hyrja e Greqise ne Euro ishte domosdoshmeri,per te pasur edhe ajo te drejten si nje shtet demokratik vlerat e saj,por ishte nje gabim fatal i saj per sa i perket monedhes se saj Dhrahmis!
    Ekonomise se greqise nuk i pershtatej kjo monedhe Euro,ku bazohemi se vleren e kesaj monedhe e vertitin vendet e industrializuara te ketij Unioni e jo vende si greqia me nje ekonomi te varfer,per sa i perket industrializimit!!

    Reply to this comment
  2. Horri i Bulevardit April 7, 09:44

    Pse falimentoi ekonomia greke!?, shume e thjeshte per ta shpjeguar:
    Miljona euro te paguara familjeve shqiptare, me synimin, per te rritur artificialisht numrin e minoritareve greke ne Shqiperi.
    Miljarda euro, te vjedhura nga arka e shtetit, duke paguar ne menyre abuzive, mbi 100000 pensione, te futura ne sistemin e pensioneve, me teper se sa ishin realisht.
    Qindra milione euro te marra si kredi nga bankat dhe te fshira nga sistemi bankar.
    Vjedhje masive e shtetit, por cuditerisht, nuk degjuam se dikush hyri ne burg.
    Thjesht histori Ballkani.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*